“Dhëmbët, nesër do të kemi 30-vjeçarë, që ngjajnë si të moshuar”
Wed 13 Feb 2013 - 16:14
Ushqimi me patatina, pije me gaz, apo të gatshme po shkatërrojnë fëmijët. Padija e prindërve po rrit një brez fëmijësh me anomali të rënda në aparatin e gojës.
Mjeku stomatolog Pal Doda thotë se shumë shpejt do të kemi një shoqëri të plakur
Besarta Basha
-Ndodh që edhe vetë prindërit me padijen që i karakterizon të bëhen shkaktarë të problemeve të rënda që lidhen me shëndetin e fëmijëve. Një prej tyre është aparati i gojës. Shumë prindër, duke dashur të mos ua prishin dëshirat fëmijëve, u krijojnë vetvetiu shqetësime të cilat me kalimin e kohës kthehen në anomali të rënda, shpeshherë edhe të parikuperueshme. Të tilla janë edhe anomalitë që lidhen me aparatin e gojës. Në klinikat e specializuara të stomatologjisë, rastet janë të shpeshta.
Pal Doda mjek stomatolog, thotë se sëmundja e mirëqenies, është sëmundja e kohëve moderne. “Kemi familje që ndoshta nuk kanë mundësi për të blerë gjëra të mëdha, por kanë mundësi për të shkatërruar fëmijën e tyre. I japin para për të blerë patatina, pije me gaz apo ushqime të gatshme që shkatërrojnë strukturën e dhëmbëve, duke i çuar deri në heqjen e tyre. Mungesa e vetëm një dhëmbi krijon anomali te fëmija, pasi lë një vend bosh në gojë.” Stomatologu Doda konstaton se brezi i sotëm i fëmijëve konsumojnë ushqimet që jo vetëm nuk pastrojnë dhëmbët, por rëndojnë gjendjen e tyre. “Në vend të një molle që bën pastrimin e gojës, fëmijët në Shqipëri hanë patatina që ngjiten dhe shkatërrojnë kariesin e gojës si edhe ulin energjinë fizike të fëmijës.” E ardhmja duket e zymtë. Kequshqyerja në fëmijëri pritet të sjellë pasoja të rënda në vitet e mëtejme.
“Shoqëria shqiptare ka për t’u plakur shumë shpejt. Në moshën 30 vjeç ne do të kemi sëmundje nga të cilat vuajnë 60 vjeçarët. Dhe e gjithë kjo vjen nga kequshqyerja.” Ushqimi jo i shëndetshëm është një problem. Një tjetër shqetësim që stomatologu Doda ngre me të drejtë është moskujdesi që tregojnë nënat te foshnjat. “Mbajtja e gishtit në gojë apo e biberonit për një kohë të gjatë sjell deformime të nofullave të gojës së një fëmije. Ky dëmtim i nofullës është më i rëndë seç duket. Përveç deformimit të nofullave që vihet re në pamjen e jashtme, dëmtimet pëson edhe përtypja, frymëmarrja.”
Për stomatologun Doda, faji është i prindërve. “Shumë prindër e lënë këtë ves të fashitet me kalimin e kohës. Por në fakt, ai vetëm sa zmadhohet duke marrë përmasa më serioze. Vesi i gishtit në gojë apo biberonit duhet të kapet dhe të ndiqet në kohë. Në të kundërt, ky ves do të marrë përmasa shumë serioze për shëndetin e fëmijës. Gishti në gojë shtyn përpara nofullën e sipërme dhe atë të poshtmen duke sjellë diskordancë mes tyre. Këta fëmijë më vonë kanë prirje që të kenë një rënie të muskulaturës së gjuhës, e cila nuk e lë nofullën të rritet. Kjo mund të shmanget që në vegjëli, pasi muskulatura është aktive.” Fëmijët më të prekur nga anomalitë e nofullave janë ata alergjikë. Shkak është marrja frymë nga goja dhe jo nga hundët. Kjo çon në tharje të pështymës, rrjedhimisht edhe në prishje të dhëmbëve.
Anomalitë e lindura mund të rregullohen vetëm nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale. Në vendin tona ka disa vite që zhvillohen operacione maxillo-faciale, të cilat trajtojnë anomali të nofullave, hundës, gojës, buzës dhe të qiellzës. Ndërhyrjet në të dy nofullat janë më të vështirat. “Anomalitë mund të jenë të lindura ose të fituara. Veset e fituara që në fëmijëri dhe që kanë rrezik të zgjasin deri vonë janë mbajtja e gishtit në gojë, mbajtja për një kohë të gjatë e biberonit, apo bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një deformim i kockave të hundës ose mishi i huaj. Bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes sjell moszhvillim të kavitetit të hundës, mos kalim presioni dhe zhvillim të dobët të sinuseve.”
Anomalitë te fëmijët, shenja vjen me lodhjen
Ka disa shenja dalluese, të cilat shoqërojnë anomalitë te fëmijët. “Fytyrë adenoide në formë të varur të ngushtë, mollëza të rëna, rrathë sysh të theksuar, gjendje gjumi, ulje e shëndetit mendor etj. Në përgjithësi janë persona që lodhen shpejt gjatë aktiviteteve të ditës.” Edhe shfaqja e bajameve tek fëmijët duhet kërkuar në një origjinë më të thellë. Mbajtja e gojës hapur për shkak të një biberoni apo të gishtit sjell zmadhimin e tyre. “Shpeshherë mendohet se problem janë bajamet, por në fakt janë rrugët e frymëmarrjes që ndikojnë në lindjen e tyre. Fëmijët gërhasin pasi muskulatura e gjuhës është më e dobët.”
Një biberon i vetëm, zgjidh problemin
Përdorimi i biberonit për një kohë të gjatë dëmton dhëmbët dhe strukturën e nofullave. Mjekët këshillojnë heqjen e biberonit në një kohë sa më të shpejtë. “Në momentin që fëmija qan, nëna shikon si zgjidhje biberonin. Kjo nuk është zgjidhje e mirë, pasi ekziston rreziku i prishjes së dhëmbëve tek të vegjlit.” Stomatologu Doda këshillon prindërit që të blejnë një biberon të vetëm deri sa fëmija të rritet. Kjo bëhet me qëllim që biberoni të konsumohet dhe fëmija të mos ndjejë kënaqësi. Po kështu edhe evitimin e problemeve me të folurin.
Higjena orale, shqiptarët janë të pakujdesshëm
Instituti i Shëndetit Publik ka konstatuar nëpërmjet një studimi të fundit mungesë të plotë të kujdesit të gojës te fëmijët. Sipas të dhënave, 60 për qind e fëmijëve kanë dhëmbë të dëmtuar dhe nuk i drejtohen dentistit. Vetëm 7 për qind e fëmijëve i kontrollojnë dhëmbët një herë në gjashtë muaj. Ndërsa 53 për qind e tyre konsumojnë më shumë se dy herë në ditë armikun kryesor të dhëmbëve, ëmbëlsirat. Niveli i sëmundshmërisë të aparatit të gojës është më i lartë në zonat rurale. Në këto zona stomatologu shikohet akoma si shërbim luksi. Sipas të dhënave, më pak se gjysma e fëmijëve përdorin furçën e dhëmbëve. Mjekët stomatologë mendojnë se shqiptarët i drejtohen dentistit vetëm kur kanë probleme serioze me dhëmbët dhe kur sëmundja ka avancuar në kohë.
Bashkia i kalon tregjet dhe taksën e pronës, njësive bashkiake. Në muajin mars nis zgjatimi i Bulevardit Zogu I drejt Paskuqanit.
Konstrolli i tregjeve i kalon njësive bashkiake
Në muajin mars pritet të nisë puna për zgjatimin e Bulevardit “Zog I”, pjesë e planit të ri urbanistik. Zgjatimi i bulevardit do të realizohet sipas projektit të studios arkitekturore britanike “Grimshaë”. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku Lulzim Basha, në takimin me drejtues të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale. “Ndërtimi i bulevardit të ri dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës, do të hapë një mundësi të re për zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e punësimit. Ky ndërtim kryhet në një prej zonave më të pazhvilluara duke prekur një të pestën e qytetit.” Bulevardi i ri nuk është gjë tjetër vetëm se zgjatimi i aksit jug-veri të kryeqytetit, duke filluar nga Stacioni i Trenit deri në lumin e Tiranës e më pas deri në kodrat e Paskuqanit. Ky është një investim i cili do ta bëjë këtë aks nga 1.8 km që është aktualisht, në 4.8 km të gjatë, nga sheshi “Nënë Tereza” apo selia qendrore e Universitetit Politeknik të Tiranës deri tek përmbyllja e këtij aksi në kodrat e Paskuqanit. Kryetari i Bashkisë është ndalur edhe tek procesi i decentralizimit. “Duke nisur që nga mbledhja e ardhshme e Këshillit Bashkiak, një sërë kompetencash do t’u njihen njësive të qeverisjes vendore të Tiranës. Unë besoj fuqimisht tek decentralizimi dhe tek aftësia për të trajtuar me profesionalizëm problemet, kur kompetenca është sa më pranë qytetarit. Në rastin konkret, ndonëse minibashkitë kanë 13 vjet që ekzistojnë, kompetenca e tyre e vetme është vula e gjendjes civile, ndërkohë që këtë vit, duke filluar që nga mbledhja e Këshillit të 28 shkurtit, unë jam i vendosur t’u transferoj kompetenca për kontrollin e territorit, kontrollin e tregjeve, të stimuloj mbledhjen e taksës së pronës që është kompetencë e tyre dhe t’u ndaj një grant konkurrues, pak a shumë e njëjta skemë që përdor qeveria qendrore me pushtetin vendor”
Urgjenca kirurgjikale me salla të reja
Merr fund makthi i sorollatjes së pacientëve të kirurgjisë nëpër sallat e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Për shkak të amortizimit të godinës së vjetër të Urgjencës Kirurgjikale drejtoria e Spitaleve ka mundësuar hapjen e dy sallave të reja në shërbim të pacientëve. Edmond Rrushi, drejtor i QSUT-së theksoi se tashmë pacientët nuk do të marrin shërbimin në godinën e vjetër. “Hapim sallat e reja të Urgjencës Kirurgjikale me pajisje bashkëkohore, të cilat po vendosen për herë të parë në funksionim. Me këtë investim ne i japim një herë e mirë fund urgjencës së vjetër, e cila tashmë do të mbyllet përfundimisht.” Ylli Ziçishti, shef i Kirurgjisë, tha se urgjenca e re plotëson të gjitha nevojat e pacientit dhe nuk është i nevojshëm transferimi në reanimacione të tjera. “Çdo pacient që do të paraqitet tek ne do t’i bëhet e mundur vendosja e diagnozës brenda 3 orëve, pasi në këtë godinë do të mund të kryejë analizat, vizitat si dhe ekzaminimet e imazherisë. Edhe pacientët të cilët do i nënshtrohen operacioneve do të reanimohen në ambientet e reja.” Sipas të dhënave, nga ky shërbim në Urgjencën e re kryhen mesatarisht 8-10 operacione në orë. Ndërsa numri i të sëmurëve të paraqitur shkon deri në 60 në ditë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi