Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Aksident ajror në Ukrainë, 5 viktima  Empty Aksident ajror në Ukrainë, 5 viktima

Thu 14 Feb 2013 - 12:14
Aksident ajror në Ukrainë, 5 viktima  Ukraine1302

Të paktën pesë persona mbetën të vrarë kur një avion, i cili kishte si pasagjerë disa tifozë futbolli, u përplas mbi pistë dhe shpërtheu në flakë pranë qytetit lindor ukrainas të Donetskut, informuan burime zyrtare.

Një avion “Antonov AN-24” me helika dhe 45 persona në bord ishte ai që u përfshi në këtë aksident për arsye ende të papërcaktuara.

Linja ishte duke shërbyer në një fluturim të brendshëm, nga qyteti jugor i Odesës në Donetsk.

Një burim policor tha për “Agence France Presse” se avioni tejkaloi me 700 metra pistën e aeroportit.

Pjesa më e madhe e pasagjerëve kanë mundur t'u shpëtojnë flakëve, ndërsa raportohen 12 të plagosur, veç 5 viktimave. "Ne u përplasëm në pistë, ndërsa avioni u hap më pas, si të ishte një kuti konserve", tha një prej të mbijetuarve.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi