Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ukrainë, vdiq Oksana, viktima e 2 djemve të politikanëve Empty Ukrainë, vdiq Oksana, viktima e 2 djemve të politikanëve

Thu 29 Mar 2012 - 16:37
Ukrainë, vdiq Oksana, viktima e 2 djemve të politikanëve 52858UKRAINE-Oksana Makar, ukrainasja 18-vjeçare, rasti i së cilës ka tmerruar opinionin publik të botës, vdiq në spital pak javë pas sulmit brutal seksual të tre djemve të rinj, 2 prej të cilëve ishin djemtë e njerëzve më të famshëm dhe më të fuqishëm të Ukrainës, raporton BBC.

Oksana është sulmuar më 8 mars në qytetin jugor Mykolayiv. Tre meshkujt fillimisht e kanë përdhunuar dhe më pas kanë tentuar ta mbysin, për ta djegur më vonë dhe për ta lënë trupin e saj në një kantier ndërtimi.

Pas sulmit, Oksana e ka humbur vetëdijen, ndërsa është gjetur ditën tjetër. Ajo është dërguar menjëherë në spital, ku janë konstatuar djegiet në 55 për qind të trupit, ndërsa për shkak të lëndimeve të rënda mjekët i kanë amputuar këmbën dhe dorën e djathtë.

Të tre meshkujt janë arrestuar menjëherë, por dy prej tyre kishin prindërit figura të njohura politike, ndaj janë lene te lire.

Reagimet e publikut ishin të ashpra. Shoqata te te drejtave te grave protestuan disa here per keto vendime te gjykates.
Mbi 2 djemte rëndoi vetëm akuza për dhunim personi ndërsa i treti për dhunim dhe tentativë vrasje.

Pas vdekjes së Oksanas, aktakuza mund të ndryshohet.
Oksana në fillim të javës është dërguar në Donjeck për shërim, ndërsa mjekët kanë raportuar se zemra i ka pushuar për shkak të gjakderdhjes në mushkëri. Ajo ka vdekur pas disa tentimeve të reanimimit. Pak ditë para se të vdiste vajza me gojën e saj tha “Vritini ata që më bënë keq, dhe mishin e tyre hidhuani qenve’.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi