Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Pistorius, prokurorët: Vrau me paramendim  Empty Pistorius, prokurorët: Vrau me paramendim

Tue 19 Feb 2013 - 13:58
Pistorius, prokurorët: Vrau me paramendim  Pistorius-qan

Atleti afrikano-jugor Oscar Pistorius qëlloi të dashurën e tij tre herë kur ajo ndodhej në tualet, në shtëpinë e tij.

Kështu kanë deklaruar prokurorët në seancën gjyqësore që po zhvillohet ndaj atletit të gjymtuar në qytetin e Pretorias, në Afrikën e Jugut. Pistorius është përlotur teksa dëgjonte prokurorët.

Avokati i tij mbrojtës ka deklaruar para trupit gjykues se vrasja nuk ishte e paramenduar. E dashura e tij, modelja Reeva Steenkamp u qëllua për vdekje të enjten e kaluar.

Seanca gjyqësore zhvillohet në të njëjtën ditë kur do të mbahet dhe funerali i modeles në Port Elizabeth.

Në raportimin e tyre mbi vrasjen, prokurorët kanë thënë se Pistorius ishte ngritur, kishte vënë protezat e tij, kishte ecur shtatë metra dhe kishte qëlluar me pistoletën e tij përmes derës së tualetit.

“Ai qëlloi katër herë, tre nga të cilat zunë Reeva Steenkamp. Më pas zoti Pistorius theu derën e tualetit dhe e mori trupin e viktimës në katin e poshtëm”, ka thënë prokurori Gerrie Nel.

Më herët prokurorët kanë thënë se do të ngrinin një akuzë për vrasje me paramendim kundër atletit 26-vjeçar, i njohur për pjesëmarrjen në Lorjat Olimpike dhe Paraolimpike të Londër 2012.

Nisur nga provat e grumbulluara nga hetuesit afrikano-jugorë në Pretoria rindërtuan pak ditë më parë skenën e mundshme të vrasjes së Reene Steenkamp nga kampioni.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi