Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Pistorius akuzohet për vrasje me dashje Empty Pistorius akuzohet për vrasje me dashje

Fri 15 Feb 2013 - 10:23
Pistorius akuzohet për vrasje me dashje Pistorius

Atleti paralimpik, Oscar Pistorius që në lojërat e vitit të kaluar të Londrës u shndërrua në legjendë dhe burim frymëzimi për miliona persona me aftësi të kufizuar, do të përballet me drejtësinë afrikano-jugore me akuzën e vrasjes së vullnetëshme të të dashurës së tij, modeles, Reeva Steenkamp.

Të shtunën do të mbahet seanca e parë e e gjyqit kundër tij. Avokati mbrojtës deklaroi se do të kërkojë lirinë me kusht për klientin e tij, pavarësisht se pranoi që ishte një mision thuajse i pamundur. Ndërkohë policia dhe hetuesit janë duke hetuar intensivisht në pistën e vrasjes së vullnetëshme.

Sipas tyre, vrasja e modeles 30-vjeçare nuk ka qenë aksident, por vrasje e qëllimshme dhe shkak ka qenë xhelozia. Policia thotë se kishte marrë disa telefonata më parë nga fqinjët që tregonin për zënka dhe zhurmë në banesën e atletit.

Dyshohet se modelja Steenkamp është vrarë rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërkohë që Pistorius u paraqit pak orë më vonë në polici ky e denoncoi vrasjen si incident. Ai tha se kishte vrarë të fejuarën pasi e kishte ngatërruar me grabitës.

Versioni i atletit u vu në mëdyshje nga autoritetet të cilat pas thellimit të hetimit zbuluan se me parë kishte patur telefonata kundër Pistorius që “njihej si tip i dhunshëm”.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi