- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Një meteor gjigant ka goditur Australinë 360 milionë vjet më parë..
Sat 23 Feb 2013 - 13:15
SIDNEJ- Shkencëtarët kanë zbuluar një zonë me një diametër prej 200 kilometrash në Australi, që mendohet të jetë shkaktuar nga goditja e një meteori, që ka rënë 360 milionë vjet më parë, u shpreh një anëtar i ekipit.
“Meteori mendohet të ketë pasur një diametër prej 20 kilometrash dhe ishte më i gjerë se ai prej disa metrash që ra në Urale ditën e premte”, deklaroi Andrew Glikson, një profesor i ftuar në Universitetin Kombëtar të Australisë.
“Ky është një zbulim”, theksoi ai lidhur me këtë zonë në ultësirën lindore të Warburton, në jug të Australisë.
“Ajo që është me të vërtetë mbresëlënëse është shtrirja e zonës me një diametër prej 200 kilometrash, që e bën sipërfaqen e tretë në botë më të madhe të shkaktuar nga goditja e një trupi qiellor.
Glikson theksoi se kishte studiuar terrenin pasi një tjetër shkencëtar i kishte treguar disa mostra që përmbanin anomali mikrostrukturale.
“Pas kësaj, kam kaluar disa muaj në një laborator për të kryer studime me një mikroskop për të matur orientimet e kristaleve (…) dhe kam konstatuar se këto shkëmbinj ishin gjurmët e goditjes së shkaktuar nga një trup jashtëtokësor” shtoi ai.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi