- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
SHBA, rrjedhje në 6 puse bërthamore
Sat 23 Feb 2013 - 17:40
Gjashtë gropa të nëndheshme, të cilat mbajnë përzierje të mbeturinave radioaktive dhe toksike, në vendin më të ndotur bërthamor të Shteteve të Bashkuara, janë duke rrjedhur, bëjnë të ditur zyrtarë federalë dhe shtetërorë.
Ata kanë bërë thirrje për një hetim më të hollësishëm nga senatorët për këtë ngjarje. Guvernatori i Washington-it, Jay Inslee, tha se materiali rrjedhës nuk përbën rrezik të menjëhershëm për shëndetin e publikut, apo dëme mjedisore, pasi do të duhet pak kohë, ndoshta me vite, për të arritur nivelin e detit.
Megjithatë rrjedhja e gropave të nëndheshme ka ngritur shqetësime të reja mbi vonesat për t’i boshatisur ato, duke dhënë kështu një tjetër goditje ndaj përpjekjeve federale për të pastruar centralin e Washington-it jugor, Hanford Nuclear Reservation (Rezervuari bërthamor i Hanford-it), ku sukseset zakonisht janë errësuar nga vonesat, problemet në buxhet apo sfidat teknologjike.
Zëdhënësi i Departamentit të Energjisë, Lindsey Geisler, tha se nuk ka ndonjë problem imediat për shëndetin, duke shtuar se zyrtarët federalë duhet të punojnë me shtetin e Washington-it, për të adresuar çështjen.
Zyrtarët shtetërorë njoftuan, vetëm një javë më parë, se një nga 177 gropat e nëndheshme në Hanford ishte duke rrjedhur rreth 150-300 gallon në vit, duke paraqitur rrezikshmëri për ujrat e nëndheshëm dhe lumenjtë. Deri më tani, puset nën monitorim nuk kanë kapur nivele të larta radioaktiviteti.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi