Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Turqia i kundërpërgjigjet Greqisë Empty Turqia i kundërpërgjigjet Greqisë

Sat 23 Feb 2013 - 20:00


Një ditë pasi Greqia dërgoi një shënim diplomatik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku vë në dijeni zyrtarët ndërkombëtare se Turqia ka dhënë leje për eksplorim të zonës detare që bën pjesë në territorin e saj, ka ardhur reagimi i Ankaras.

Ministria e Jashtme ka bërë të ditur se prej vitit 2007 dhe deri tani kompania publike TRAO ka bërë kërkime brenda territorit të Turqisë.

“Do të marrim hapa të nevojshme për të mbrojtur sovranitetin tonë. Ne vazhdojmë të lidhim marrëdhënie me Greqinë dhe të përdorim kanale dialogu për të zgjidhur problemin”, thuhet në reagimin e Turqisë.

Turqia gjithashtu ka bërë të ditur se do të kundërpërgjigjet po ashtu me shënim diplomatik në OKB. Një zhvillim i tillë vjen dy javë para vizitës së parashikuar në Turqi të Kryeministrit grek, Antonis Samaras, vizitë e cila do të zhvillohet me rastin e mbajtjes së Këshillit të Lartë të bashkëpunimit Greqi-Turqi.

Ndërkohë gjatë një takimi që Ministri i Jashtëm i Greqisë, Avramopoulos pati me kreun e OKB-së, Ban Ki-moon, iu kërkua që Greqia të përshpejtojë negociatat për zgjidhjen e çështjes së Qipros dhe debatin mbi emrin e Maqedonisë.

Turqia dhe Greqia kanë mosmarrëveshje lidhur me kufirin detar mes tyre. Ato kanë një debat të pazgjidhur lidhur me një hapësirë prej 10 km hapësirë në detin Mesdhe. Që prej vitit 2002 janë mbajtur më shumë se 50 raunde diskutimesh por problemi ende nuk ka gjetur zgjidhje.

Debati kryesor mes dy vendeve ka të bëjë me Qipron dhe kërkimet e Turqisë për naftë në zonën e diskutueshme erdhi pas nisjes së kërkimeve nga ana e Greqisë në hapësirën detare në pjesë e saj në Qipro
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi