Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Mediat italiane: “Papa ka dhënë dorëheqjen, pasi zbuloi rrjetin e homoseksualëve brenda kishës” Empty Mediat italiane: “Papa ka dhënë dorëheqjen, pasi zbuloi rrjetin e homoseksualëve brenda kishës”

Sun 24 Feb 2013 - 13:34
Mediat italiane: “Papa ka dhënë dorëheqjen, pasi zbuloi rrjetin e homoseksualëve brenda kishës” Papa11-300x211

Lajmet që po qarkullojnë kohët e fundit për dorëheqjen e Papës është
se ekziston një rrjet homoseksualësh brenda klerit, port ë gjitha këto
janë hedhur posht nga Vatikani. Vatikani ka auzuar mediat italiane se po
shpërndajnë informacione false dhe shumë të dëmshme. Sipas Vatikanit të
gjitha këto bëhen në përpjekje për të ndikuar kardinalët që do të
mblidhen muajin tjetër në konklavë për të zgjedhur Papën e ri.





Gazetat italiane kanë botuar artikuj që flasin për një dosje sekrete
nga tre kardinalë, që kanë organizuar festa homoseksualësh dhe janë
përballur me shantazhe. Mësohet se akuzat e rënda janë bërë në një
raport të quajtur “Vatileaks”, që i është paraqitur Papës rreth datës 17
dhjetor dhe kjo ka qënë dhe arsyeja e dorëheqjes së Papës.






Ndërsa “La Repubblica” ka shkruar së fundmi se :” Papa Benedikti XVI
ka dhënë dorëheqjen pasi nuk mund të përballej me pasojat e raportit me
300 faqe. Hetimet kanë zbuluar se ekziston një lob homoseksualësh brenda
kishës, që ka njëfarë kontrolli mbi karrierën e atyre në Vatikan. Ata
organizonin takime seksuale , duke i bërë ata shumë vulnerabil ndaj
shantazheve”./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi