Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

GMT - 1 Hours Kuriozitete për kujtesën..

Thu 28 Feb 2013 - 15:42
Në një ditë kur kujtesa u vendos në qendër të vëmendjes së emisionit të “Pasdite”-s në “TCH”, këto janë disa kuriozitete mbi tërësinë e memories njerëzore dhe jo vetëm.

Nga vjen origjina e frazes “kujtese elefanti”?

Elefantët nuk harrojnë dhe kjo sipas studimeve ka të bëjë me faktin se elefantët ndjekin të njëjtat shtigje dhe madje kanë memorje gjenetike të drejtimeve dhe vendeve ku shkojnë përmes gjeneratash.

Madje ata, si shumë komunite njerezore, kanë varrezat e tyre dhe gjithmonë e ndihmojnë njëri-tjetrin për të shkuar në këtë vend të posaçëm kur vjen koha. Përveç kësaj, elefantët gjithashtu kanë një miqësi të madhe me njerëzit dhe i mbajnë mend ata edhe nëse ndahen për dekada.

Peshqit mbajnë mend vetëm për 3 sekonda? S’është e vërtetë!

Shkencëtarët kanë hedhur poshtë të gjitha paragjykimet për peshqit të cilët në të vërtetë nuk kanë memorie 3-sekondshe siç është thënë deri më tani. Studiuesit kanë zbuluar se peshqit mbajnë mend sulmuesit e mundshem për muaj të tërë dhe se ata janë të aftë të organizohen në grup e madje të bëjnë dhe hile. Etiketimi “trupeshk” tani e tutje mund të kthehet në një komplimet.

Xhill Price dhe Bred Uilliams, njerëzit që nuk harrojnë kurrë

Të mbash mend të mirën dhe të keqen, mund të quhet fat dhe fatkeqësi. Dy njerëz që s’harrojnë asgjë çfarë ndodh në jetën e tyre kanë Xhill Prais, një grua 48-vjeçare nga Nju Jorku dhe 57-vjeçari Bred Uilliams, po nga Shtetet e Bashkuara.

Xhill mund të tregojë detaje të hollësishme mbi datat dhe ngjarjet që ndodhin që nga mosha 14-vjeçare, ndërkohë që Bred është quajtuar njeriu me memorien me te mirë në botë. Që të dy bëjnë pjesë në 20 personat me superkujtesë në të gjithë botën, aftësi që e kaën trashëguar thjesht nga gjenet e tyre.

Clive Uiring, muzikanti britanik pa kujtese
Në 20 vitet e fundit, ai harron gjithçka brenda 7 sekondave. Clive Uiring, muzikanti i njohur britanik njihet ndryshe si njeriu pa memorie. Sapo bashkeshortja e tij hyn ne dere, ai vrapon drejt saj dhe e perqafon sikur te mos ta kishte pare prej 20 vitesh, edhe pse ne fakt e shoqja thjesht mund te kete qene tek dhoma tjeter.

Emocionet jane te verteta dhe kjo ndodh ne çdo moment. Jeta para 20 vitesh ka lënë pak gjurmë tek ai. Clive mban mend se eshe martuar, por jo diten e tij te dasmes. Ai i njeh femijet e tij, por nuk mban mend se sa femije ka. Nese i thua Uniston, ai thote Churchill, por mohon te kete degjuar per te me pare.

Studimet, teknologjia po “dembelos” kujtesen

“Nuk kam nevoje per nje kujtese, sepse kam “Google”-in, “Yahoo”-ne dhe “Ëikipedia”-n. Nje numer i madhe kerkimesh tregojne se funksioni i trurit eshte gjithnje e me shume ne renie.

Kjo renie e vazhdueshme e kujteses duket sikur e ka ulur aftesine e te kujtuarit te te rinjte. Tani nuk eshte me e nevojshme te kujtojme numrat e telefonave, sepse nje gje te tille na e ofron memoria e celularit. Gjithashtu, ne memorien e tyre mund te shenojme edhe takimet, ditelindjet apo ngjarjet e ndryshme.

Nje nga studimet me specifike dhe shqetesuese vjen nga Irlanda. Nje profesor i neuroshkencave ka hetuar raportin mes perdorimit te teknologjive te reja dhe shendetit. Ketij studimi i jane nenshtruar 3000 persona, ku gjysma e tyre kane qene te rinj dhe gjyma tjeter te moshuar.

Nga rezultatet perfundimtare eshte vene re se te moshuarit ishin ne gjendje me te mire sesa te rinjte. Pra, 87 per qind e personave mbi 50 vjeç i kujtojne pa asnje problem datat e ditelindjeve te familjareve te tyre, ndersa ata qe ishin mbi 30 vjeç kishin probleme me kujtesen, duke qene se nuk arrinin te kujtonin datat e ditelindjeve te familjareve te tyre i shenonin ato ne telefon.

Ne vitin 2001 te njejtin problem paten edhe shkencetaret japoneze. Perballe perdorimit te tepruar te lojerave elektronike nga ana e te rinjve, rezultoi se te rinjte nuk kane me aftesi te ndajne e te zgjedhin mes informacione te rendesishme apo jo.. Nga 150 persona te analizuar, me moshe perkatesisht 20-35 vjeç, 10% e tyre vuanin nga shqetesime te renda te parakohshme te kujteses. Per shembull, nje 28-vjeçar kishte humbur vendin e punes, sepse nuk mbante me mend se ku do te shkonte e ke do te takonte.

Thuhet se çdo njeri vlen per aq sa di, por harrohet apo injorohet fakti se nje njeri di aq gjera sa mund te kujtoje. /top-channel/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi