Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mësuesi më i shkurtër në botë (Foto) Empty Mësuesi më i shkurtër në botë (Foto)

Mon 4 Mar 2013 - 15:39
Mësuesi më i shkurtër në botë (Foto) 4_Mesuesi2%201Një 22-vjeçar i “ngujuar” në trupin e një fëmije mendohet të jetë mësuesi më i shkurtër në botë, pasi ai është i gjatë vetëm 91 centimetra. Azad Singh, që ka një çrregullim të rrallë hormonal, peshon 17 kilogramë dhe vesh rrobat e një shtatë vjeçari.

Nxënëset në shkollën për femra në Haryana të Indisë janë shumë më të gjata se ai dhe e thërrasin atë “Chotu”, që në shqip do të thotë “zotëria i vogël”.

Azad, i cili fiton 10 mijë rupees në muaj (120 funte) si mësues i informatikës ka thënë se nuk mërzitet për çrregullimin e tij, pasi ka arritur atë që ka dëshiruar.

“Nuk më vjen keq. Kam arritur atë që gjithmonë kam dëshiruar. Njerëzit më trajtojnë më ndryshe tani kur unë kam një punë. Më trajtojnë me respekt”, ka thënë ai.

Azad ndaloi së rrituri në moshën 5 vjeçare, por prindërit e tij nuk kishin para për t`i blerë injeksionet e hormoneve për zgjatje.

Ai shumë herë kishte pasur frikë të dalë nga shtëpia, pasi shokët dhe shoqet e kishin ngacmuar, duke i thënë se ai do të poshtërohej nga cirku.

Kurse në moshën 18 vjeçare ai ishte poshtëruar shumë kur zyrtarët në një tren e ngatërruan atë për një bebe.

“Ngacmimet më kanë vështirësuar punën që t`i arrijë qëllimet e mija”, ka thënë Azad.

Azad ka motrën me emrin Laxmi, që ka të njëjtin çrregullim, si dhe motrën tjetër, Suman, që ka një gjatësi normale.

Suman, që çdo ditë e dërgon Azadin në shkollë me skuterin e saj, ndjehet krenare për vëllanë.

“Ai më ka bërë mua shumë krenare”, ka thënë ajo.

Kurse nëna e tij, Parvati, 52 vjeçe, ka thënë “Ai më në fund gjeti lumturinë”.

/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./

Mësuesi më i shkurtër në botë (Foto) 4_Mesuesi3%201Mësuesi më i shkurtër në botë (Foto) F1_4-mesuesi11362390987
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Mësuesi më i shkurtër në botë (Foto) Empty Re: Mësuesi më i shkurtër në botë (Foto)

Mon 4 Mar 2013 - 16:57
megjithate mesues
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi