Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Britani, shqiptarja nderohet “Gruaja e Vitit” Empty Britani, shqiptarja nderohet “Gruaja e Vitit”

Sat 16 Mar 2013 - 9:08
Britani, shqiptarja nderohet “Gruaja e Vitit” Shqiptarja-londer

Shqiptarja nga Kosova, Remzije Sherifi u shpall “Gruaja Emigrante e Vitit” në Britaninë e Madhe, një çmim që jepet nga organizata dhe shoqatat britanike të të drejtave të grave dhe emigrantëve, për të nderuar punën dhe përpjekjet e saj për integrimin e grave dhe vajzave të reja emigrante në Britaninë e Madhe.

Remzija, 57 vjeç, u nderua për punën e saj vullnetare me shoqatën “Maryhill Integration” me qendër në Gllasgou të Skocisë. Cmimi iu dorëzua në një ceremoni në Londër me pjesëmarrjen e aktivisteve të shoqatave më me emër të të drejtave të grave dhe vajzave emigrante në Britaninë e Madhe, për përkushtimin e saj në integrimin e kësaj shtrese në shoqërinë britanike.

57-vjeçarja, një ish-folëse radiofonike në Kosovë, la vendlindjen në vitin 1999 për shkak të luftës duke u vendosur në një kamp në Shkup. Brenda pak muajsh ajo me familjen e saj emigroi drejt Skocisë.

Me këtë cmim në Britaninë e Madhe nderohen gratë që gjejnë forcën të rindërtojnë jetën e tyre në Britaninë e Madhe pas luftërave dhe persekutimit në vendlindje. Për këtë vit, shqiptarja Remzie do të ndaje cmimin “Gruaja Emigrante Vitit” me Kamerunasen Constance Nzeneu, një juriste që braktisi vendlindjen e saj në vitin 2005 për t’i shpëtuar një martesë të detyruar. /top channel/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi