Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Faksi misterioz për vrasjen e Azem Hajdarit u përgatit para ekzekutimit të tij” Empty “Faksi misterioz për vrasjen e Azem Hajdarit u përgatit para ekzekutimit të tij”

Tue 26 Mar 2013 - 13:26
“Faksi misterioz për vrasjen e Azem Hajdarit u përgatit para ekzekutimit të tij” Historiania-218x300Historiania angleze Miranda Vickers, në një intervistë mediatike ka ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi vrasjen e Azem Hajdarit dhe moszbardhjen e të vërtetës, sipas saj. Në qendër të kësaj interviste mediatike ajo flet për një faks misterioz të përgatitur nga PD i cili u lëshua 20 minuta nga vrasja por që sipas saj ai është përgatitur që më parë. Më tej ajo shton se se njerëzit që kishte më shumë frikë Azemi ishin në Tiranë dhe jo në veri.
“Vrasja e Azem Hajdarit është një çështje jashtëzakonisht komplekse, sidomos për të diskutuar në një intervistë të tillë si kjo. Mjafton të them se edhe pse Hajdari kishte shumë armiq në veri të Shqipërisë, unë besoj se njerëzit që ai kishte më shumë frikë ishin në Tiranë. Fakti që një njoftim shumë mirë i përgatitur për shtyp u faksua nga selia e PD-së në zyrën e OSBE-së brenda 20 minutave nga vdekja e Hajdarit, në një natë të shtunë vonë, kur stafi i sekretarisë në selinë e PD mungonte, tregon se fakti ishte përgatitur paraprakisht. Pse? Nëse Hajdari do ishte vrarë në veri të Shqipërisë, vdekja e tij do të justifikohej po ashtu për një çështje armësh. Por në qoftë se, megjithatë, ai do të përdorej si një martir i demokracisë, atëherë ai do të ishte një viktimë e një vrasjeje të profilit të lartë në kryeqytet, më shumë se për kontrabandë armësh apo karburanti në veriun e largët të Shqipërisë në vitin 1998. Berisha fitoi kapital të madh politik pas vdekjes së Hajdarit dhe unë nuk mendoj se ne do të mësojmë të vërtetën e kësaj ngjarje, derisa frika që buroi nga Tirana në shtator të vitit 1998 nuk do të ekzistojë në korridoret e pushtetit në Shqipëri”, shprehet Vickers në intervistën mediatike./alb-obserevr.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi