E ndërrojnë në spital, rritet në familjen e gabuar duke shkaktuar edhe divorcin e prindërve
Tue 26 Mar 2013 - 13:32
Një adoleshente në Francë ka zbuluar e shokuar se prindërit që e rritën nuk kanë qenë prindërit e saj biologjik por ajo ishte shkëmbyer në spital. Gjithcka nisi në 2002 kur i jati i Manon Serrano dyshoi se vajza nuk ishte e tij dhe kreu analizat e AND-së që e vërtetuan këtë fakt. Ai divorcua edhe pse gruaja i betohej se nuk e kishte tradhetuar. Dy vjet më vonë, vajza zbuloi se edhe nëna nuk ishte ajo biologjikja. Ajo e denoncoi rastin dhe policia nisi hetimet. Pas shumë kërkimesh u zbulua e vërteta. Kur ishte vetëm pak ditëshe, Serrano ishte shtruar në spital me verdhëz dhe atje ajo ishte shkëmbyer me një vajzë tjetër që vunate po nga verdhëza.
Klinika franceze e ka pranuar gabimin por avokatët mbrohen duke thënë se nënat duhet ta kishin vënë re ndryshimin.
Dy vajzat janë takuar me njëra tjetrën dhe prindërit e tyre biologjikë megjithëse vendosën që të jetojnë sërish në familjet e mëparshme./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi