Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Martesat me shkesë mes shqiptareve dhe serbëve Empty Martesat me shkesë mes shqiptareve dhe serbëve

Sat 6 Apr 2013 - 11:18


  • Rreth 200 martesa shqiptaro-serbe janë realizuar që prej vitit 2008. Martesat realizohen me shkesë, por dhe nëpërmjet agjencive në qytetin e Shkodrës dhe në Beograd.

Martesat me shkesë mes shqiptareve dhe serbëve Martesa shqiptaro-serbe
Valeria Dedaj

-Ekspozita “Martesat shqiptaro- serbe” u hap në përfundim të një projekti komunitar mbi martesat mes grave shqiptare dhe burrave serbë. Janë gjithsej 21 fotografi që tregojnë gjendjen e thjeshtë ku jetojnë familje shqiptaro-serbe. Kjo ekspozitë është ideuar dhe zhvilluar nga studentja e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Elona Xhepa dhe studentja serbe e degës së Fotografisë në Akademinë e Arteve në Pragë, Katarina Gajic. Qëllimi i projektit ka të bëjë me tregimin e realitetit dhe të atij informacioni të grumbulluar nëpërmjet punës 6-mujore të zhvilluar mbi mënyrat dhe shkaqet e këtyre martesave. Projekti nuk kërkon të promovojë asnjë aspekt pozitiv, negativ apo nacionalist mbi fenomenin në fjalë. Janë bërë takime me familjet shqiptare, me ato serbe, si dhe me agjencitë përkatëse që merren me procesin e ndërmjetësimit për këto martesa. Në këtë ekspozitë, ka dhe fotografi të shkrepura gjatë takimeve në zona të ndryshme të Shqipërisë, si në Pukë, Lezhë etj. Familjet e intervistuara janë Novic, Punosevac, Karsik. Për diçituarat që shoqërojnë fotografitë është kujdesur Elona, kurse fotografitë i ka realizuar Katarina Gajic. Në një intervistë për “Shekullin”, Elona Xhepa, aktualisht në vitin e tretë të juridikut, tregoi për këtë eksperiencë, për problematikat, por dhe të mirat e këtyre martesave. Pas zhvillimit të ekspozitës në Serbi gjatë muajit mars, ajo vjen në Tiranë, pranë Akademisë së Arteve.

Elona, si lindi bashkëpunimi për realizimin e projektit “Martesat Shqiptaro-Serbe”?

Bashkëpunimi lindi pasi u ktheva nga një studim 1-vjeçar që unë dhe Katarina, fotografja nga Serbia, bëmë në Amerikë. Më pas na u dha mundësia të zhvillonim nga një projekt. Meqenëse kishim mundësi të bashkëpunonin, vendosëm të bënim diçka të përbashkët që në një farë mënyre të tregonte marrëdhënien midis vendeve tona. Dhe kështu zgjodhëm fenomenin e martesave. Janë rreth 21 fotografi në këtë ekspozitë që janë të realizuara në Shqipëri dhe Serbi. Thjeshtë për të krijuar një ide se ku është fokusuar projekti. Për të pasur një pasqyrim sa më të saktë për aq sa ne mundemi. Gjithsesi ka qenë positive që njëra ka qenë në Shqipëri dhe tjetra në Serbi. Pasi kështu kemi mundur të shikojmë situatën dhe t’i tregojmë në realitet gjërat pozitive apo negative që kemi parë.

Përse ndalët tek martesat?

Menduam që të zgjidhnim martesat sepse është një gjë thelbësore që lidh Shqipërinë me Serbinë. Të dyja kishim informacione bazë, por morëm dhe njohuri të tjera shtesë, derisa filluam punën në gusht të vitit të kaluar.

Sa familje keni takuar gjatë kësaj kohe?

Kemi takuar disa familje në Serbi dhe në Shqipëri. Por në intervistë kemi marrë katër prej tyre. Mbetet një ekspozitë modeste e bërë me mundësitë e dy studenteve, por mendoj se ia vlen të vazhdohet më tej. Ka qenë e vështirë për ta realizuar, por është një punë shumë e bukur sepse ka të bëjë me të kuptuarit e realitetit, se ku jetojnë këto familje shqiptaro-serbe. Duhet të më besoni se është një tjetër realitet që shpjegon marrëdhënien shqiptaro-serbe. Të kuptuarit e situatave pozitive dhe negative në të cilat gjenden.

Në çfarë gjuhe komunikojnë fillimisht së bashku?

Në fillim kanë vështirësi shumë, por pas disa kohësh bëhet më e mirë.

Si realizohen këto martesa dhe sa është deri më sot numri i tyre?

Këto martesa realizohen në dy mënyra. Mënyra e parë është ndërmjet individëve të veçantë, ndërmjet ndërmjetësimit që ata bëjnë, ose njohjeve me shkuesi e thënë në gjuhën popullore. Një formë kjo që ka ekzistuar gjithmonë. Kurse mënyra e dytë është ndërmjet agjencisë së formuar në Shkodër që nga viti 2008, së bashku me agjencinë paralele të vendosur në Beograd. Janë rreth 200 martesa të realizuara deri tani. Kurse numri i fëmijëve shkon rreth 50 fëmijë. Shifrat që kam vendosur janë marrë nga kjo agjenci, por nga regjistrimet që kanë bërë individët.

Cilat janë zonat ku ky fenomen është më i shpeshtë?

Zona më e prekur nga ky fenomen përsa i përket Serbisë, është Jugu i këtij vendi. Kjo për arsye se, në këtë zonë ekziston fenomeni që gratë duan të jetojnë gjithmonë në një zonë urbane. Prandaj largohen nëpër qytetet që janë sa më në qendër të Beogradit. E kundërta ndodh në veri të Shqipërisë. Në veri të Shqipërisë ekziston fenomeni i emigracionit. Shumë burra janë larguar dhe nuk janë kthyer më. Kjo tregon dhe një disbalancë midis grave dhe burrave në këto zona.

Sa ndikon nevoja ekonomike si faktor që ata të krijojnë familje së bashku?

Zakonisht familjet shqiptare nuk janë në ndonjë gjendje të mirë ekonomike. Veprimtaria e tyre ishte kryesisht bujqësore sa për të siguruar një pagë në shtëpi, por që nuk mjafton për mbajtjen e të gjithë familjes. E parë nga ky prizëm, të ngjan fillimisht si një nevojë biologjike-natyrore për tu bashkuar me njëri-tjetrin, por dhe për të krijuar familje dhe për të pasur pasardhës. Por një shtysë shumë e madhe për gratë shqiptare që marrin këtë vendim është dhe gjendja e tyre ekonomike. Shumica prej tyre nuk kanë një gjendje të mirë ekonomike. Nga ato familje që kemi parë gjendja e tyre është shumë e vështirë. Kështu që duke marrë një bashkëshort nga Serbia, i ofrohet një jetesë më e mirë.

Po përsa i përket klimës politike që ekziston midis dy vendeve. Si ndikon kjo në raportin familjar të këtyre bashkëshortëve?


Nuk është se janë nacionalistë, prandaj propaganda, politika, apo situatat që raporton media për dy vendet nuk ndikojnë aspak. Përsa i përket nivelit kulturor mendoj se nuk kishte ndonjë diferencë midis tyre, sepse të dy popujt jemi ballkanas. Janë familje shumë normale dhe shumë të thjeshta tek të cilat nuk ndjen praninë e asnjë ndjenje nacionaliste. Dhe pse janë të martuar me një person që shteti i të cilit nuk ka marrëdhënie të mirë me shtetin e vet.

Janë dhe disa foto të shkrepura që nuk kanë në qendër personazhin, por sofrën e shtruar me ushqim...

Ato janë të shkrepura në Serbi dhe janë bërë për të treguar se tryeza i bashkon këta dy njerëz dhe pse janë nga vende të ndryshme. Sepse tryeza bashkon gjithë familjen.

E kishin problem të flisnin për këtë pjesë?

Mendoja se mund të ishte problem të flisje më ta, por që nuk ka qenë aspak i tillë. Sidomos gratë shqiptare me të cilat kam biseduar nuk e kanë pasur aspak problem. Për shembull kam takuar familjen e Emanuela Brahimaj, e cila aktualisht jeton në Danimarkë me familjen e saj. I kam pyetur sesi ndiheshin prindërit dhe anëtarët e tjerë familjes. Të gjithë më janë përgjigjur se vetëm largësia mbetet problem. Këta janë me origjinë nga Puka, por që prej gjashtë vitesh jetojnë në zonën e Kombinatit. Kam komunikuar dhe me Eldën, e cila është shumë e hapur, shumë interaktive, dhe jeton në Bris të Serbisë. Veprimtaria e saj është thjeshtë ajo familjare, kurse bashkëshorti merret me bujqësi sepse jetojnë në një zonë rurale.

Cila ishte diferenca midis bashkëshortëve?


Diferenca në moshë është e ndryshme. Varion nga 2-3 vjet deri në 5-6 vjet, por ka dhe çifte që kanë një diferencë në rreth 20 vite. Gjë që mendoj se duhet të përmirësohet.

Dhe së fundmi çfarë ke përfituar nga kjo eksperiencë?

Fillimisht më shumë jam shtyrë sepse më ka pëlqyer tema. Kam përfituar shumë. Mendoj se nuk do të kisha fituar kaq shumë njohuri për atë që ndodh kryesisht midis njerëzve në Shqipëri dhe në Serbi. Mendoj tani është se di një informacion që nuk do ta dija asnjëherë si një qytetar i thjeshtë i Shqipërisë. Kam punuar anët pozitive dhe negative të fenomenit.
Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi