Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dieta Pranverore: A Ekziston Ushqimi Që Të Dobëson? Empty Dieta Pranverore: A Ekziston Ushqimi Që Të Dobëson?

Wed 17 Apr 2013 - 20:39
Dieta Pranverore: A Ekziston Ushqimi Që Të Dobëson? 8d80a746-e76f-4075-b024-d57792c20e3f-0-1-300x199Një legjendë urbane thotë se disa lloje ushqimesh kërkojnë më shumë kalori për t’u tretur sesa kanë. Por nutricienët thonë se ka vetëm një mënyrë të sigurt për dobësim, ajo tradicionalja dhe e mërzitshmja.

Dietologët po kërkojnë për një zgjidhje të shpejtë për problemin e mbipeshës, duke argumentuar se në fakt mund të ketë ushqime që kanë rezultat negativ në llogaritjen e kilokalorive.

Pranvera mund të jetë një periudhë konfuzioni për vetëdijen e trupit tonë, koha kur njerëzit mendojnë për plazh dhe pushime, (pra linja të ekspozuara), ndërsa temperaturat e freskëta shtyjnë shumë njerëz të kapin një biskotë më tepër, sepse ndihen të uritur.

Ata që po kërkojnë të heqin disa kile shpesh i varin shpresat tek ushqimet “me kalori negative”, një lloj ushqimi për të cilin thuhet se trupi djeg më shumë kalori për ta tretur nga sa ka kalori vetë ushqimi.

Por a ekzistojnë me të vërtetë këto lloj ushqimesh?

“Teorikisht kjo është e mundur”, thotë Tim Garvey, një nutricien në Britaninë e Madhe. Por në praktikë, asgjë nuk ndryshon.

Një nutricien i famshëm, Marion Nestle, iu përgjigj pyetjes me një rresht email: “Është krejtësisht mit. Asgjë tjetër nuk mund të thuhet.”

Mendoni për selinon për shembull, një nga ushqimet e rekomanduara si distike, për shkak të sasisë së vogël të kalorive që mbart, densitetin e madh të ujit dhe përmbajtjen mbresëlënëse në fibra. Konsumimi dhe tretja e ushqimeve me fibra nuk djeg kalori, ose së paku, nuk djeg shumë.


“Nëse në një ushqim gjenden vetëm 10 kalori, trupi ka nevojë për vetëm një të pestën e kësaj për procesin e tretjes. Kjo nuk është një logjikë”, thotë dr. Garvey.

Për më tepër, njeriu nuk jeton dot vetëm me selino dhe shumë pak njerëz pranojnë të konsumojnë selino thatë.

“Selinoja është më shumë një mënyrë për të ngrënë djathë kremoz apo gjalpë kikiriku”, thotë nutricieni David Grotto.

Kjo nuk do të thotë se selinoja ta shpif, krahas nivelit të lartë të fibrave, frutat dhe zarzavatet me ujë të rëndë nuk kanë vlerë si ndihmëse në synimin për humbjen e peshës.

“Këto ushqime do të mbushin stomakun dhe do të rrisin ndjenjën e ngopjes”, thotë dr. Garvey, gjë që ju ndalon në konsumimin e më shumë kalorive, por nuk do të djegin kaloritë që ju sakaq i keni konsumuar.

Por ka gjëra të tjera që mund të hash apo të pish dhe që mundet të ndihmojnë trupin tuaj të punojë më shumë. Uji i ftohtë p.sh., të cilin trupi e ngroh deri në 37 gradë Celsius, nënkupton që konsumon më shumë kalori. Por Grotto nuk është shumë i bindur për këtë. “Nuk ka asnjë studim që të thotë se uji i ftohtë djeg më shumë kalori”, thotë ai.

“Gjëra të tilla vështirë se djegin më shumë se 5 kalori.”

Por ka disa ushqime të tjera që rrisin normën e djegies së kalorive, të njohura si norma e metabolizmit. Kafeina, për shembull, taurina apo ekstraktet e çajit jeshil kanë cilësi të tilla. Një studim me vetëm 20 pjesëmarrës ka zbuluar se ata që ndjekin një dietë me pije të quajtur Celsius, digjnin më shumë kalori sesa kur pinin kola distike.

Morali i fabulës këtu është se asgjë nuk të ndihmon të djegësh qindra kalori të tepërta në ditë. Pesha e tepërt nuk hiqet me magji.

Megjithatë, disa spekulojnë se sasia më e vogël e drithërave mund të sjellë humbjen e 4.5 kilogramëve brenda një viti. Nuk do të ndihmojë shumë nëse heq dorë nga një petull, por nëse e bën diçka të tillë për një kohë të gjatë dhe me disiplinë, pesha e tepërt do të largohet.

Dr. Garvey mendon se ndryshimi i metabolizmit nuk mund të sjellë rënie reale të peshës.

Si mjek i përqendruar te obeziteti dhe nutricioni, dr. Garvey beson se e vetmja mënyrë për të humbur peshë është ajo e mërzitshmja: ha më pak kalori sesa djeg përmes ushtrimeve, jo tretjes.riniaforum
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi