- rajmondaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 29
Postime : 168
Hobi : muzika
Anetaresuar : 03/04/2012
si te kujdesemi per dhembet
Mon 6 May 2013 - 14:19
Për buzëqeshje të bukur duhet t’i keni dhëmbët e bukur, prandaj për ta ruajtur shëndetin e dhëmbëve dhe zgavrës së gojës, dhe për të lënë përshtypje para të tjerëve, është e domosdoshme që pas çdo ushqimi të lahen dhembët dhe hapësira e gojës.
Keni dëgjuar për dobitë e shumta që ka organizmi nga çaji i gjelbër, ndërsa krahas efekteve tjera dobiprurëse, çaji i gjelbër i mbron edhe dhëmbët- nga kariesi- njëri nga shkaktarët kryesorë të erës së keqe nga goja.
Dhëmbët mund t’i fërkoni edhe me lëvoren e limonit, me ç’rast pastrohen mbishtresat e grimcave dhe zbardhohet sipërfaqja e dhëmbëve. Duhet pasur kujdes që të mos e teproni me këtë veprim, sepse mund të dëmtohet smalti i dhëmbëve nga acidi i tepërt limonik. Pasi larjes, dhëmbët mund t’i fërkoni edhe me gjethet e sagës, për aromë të freskët. Prej gjetheve, janë të mira edhe gjethet e freskëta të majdanozit. Rekomandohet brejtja e gjetheve të majdanozit, sepse ka ndikim pozitiv në smaltin dhëmbëve, dhe përveç kësaj largon erën e qepës dhe hudhrës. Për zbardhimin e dhëmbëve janë shumë efikase edhe dredhëzat. Fërkoni dhëmbët me pjesën e brendshme të dredhëzës dhe në këtë mënyrë do t’i zbardhni dhëmbët dhe do ta freskoni aromën e gojës. Keni dëgjuar edhe për sodën e bukës, me të mund t’i zbardhoni dhëmbët, por kujdes sepse mund ta dëmtoni smaltin e dhëmbëve nëse i lani dhëmbët shumë shpesh me sodë buke.
- BlerooKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1333
Anetaresuar : 15/04/2013
Re: si te kujdesemi per dhembet
Mon 6 May 2013 - 14:21
Qka eshte Saga?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi