Dhunen se fsheh as ferexheja
Mon 6 May 2013 - 23:37
"Disa gjëra s’mund të fshihen”, është slogani i reklamës së parë në historinë e Arabisë Saudite kundër dhunës në familje.
Në fotografinë e reklamës shihet një grua e mbuluar me ferexhe, nën të cilën shihet syri i ënjtur. Fotografia është pjesë e fushatës që po realizohet nga Fondacioni i Mbretit Khalid, e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.
Fushata ka për qëllim sigurimin e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve – si viktima të dhunës në familje.
“Pamja e imazhit të gruas së rrahur në Arabinë Saudite është shumë dukuri më e përhapur seç mendohet”, shkruan në tekstin përcjellës të fushatës, përmes së cilës sauditët dhe sauditet inkurajohen që t’i lajmërojnë rastet e tilla të dhunës.
Në fakt, çdo e gjashta grua në Arabinë Saudite keqtrajtohet për çdo ditë verbalist apo emocionalisht, përderisa në 90 përqind të rasteve keqtrajtues e janë burrat ose baballarët e tyre.
“Sipas hulumtimit të Programit Kombëtar për Siguri Familjare, shumica e grave nuk janë të vetëdijshme për të drejtat e tyre”, pohon kolumnistja saudite, Samar Fatany.
Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah, viteve të fundit i ka zbutur paska ligjet e ashpra të vendit ndaj grave. Kështu, në vitin 2011 gratë saudite fituan të drejtën e votës , dhe mundësinë e kandidimit në zgjedhjet lokale. Po ashtu, në ndërkohë është paralajmëruar se grave do t’iu lejohet që të merren edhe me drejtësi.
Mirëpo, në Arabinë Saudite ende janë në fuqi kufizime të shumta, përmes të cilave gratë saudite konsiderohen si skllave moderne. Kështu, për shembull, ato nuk guxojnë të ngasin vetura, të punësohen zyrtarisht, e as të larohen nga vendi pa lejen e mbikëqyrësit (që zakonisht e nënkupton burrin ose babain). Në vitin 2011 është miratuar ligji i ri, përmes të cilit për lëvizjen e gruas së tij mbikëqyrësi njoftohet me anë të një mesazhi telefonik, sqaron televizioni Al-Arabiya.Nga Express
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi