Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Kaçe zgjedh Shqipërinë, “tërbohen” grekët  Empty Kaçe zgjedh Shqipërinë, “tërbohen” grekët

Tue 21 May 2013 - 14:05
Kaçe zgjedh Shqipërinë, “tërbohen” grekët  1136-629x320
Mediat greke i kanë bërë jehonë lajmit që mesfushori i talentuar i PAOK-ut, Ergys Kaçe, në vend të Kombëtares helene zgjodhi Shqipërinë. Gazetat greke i janë referuar të përditshmes sportive në Shqipëri, “Panorama Sport”. Kaçe konsiderohet si një mesfushor me të ardhme dhe si pasardhësi i denjë i ish kapitenit Altin Lala, kjo më së shumti nisur nga fiziku dhe roli në të cilin ai luan në fushën e lojës. Mesfushori pritet të jetë pjesë e Kombëtares kuqezi që në ndeshjen e 7 qershorit ndaj Norvegjisë.

Pak ditë më parë ai u pajis me pasaportë greke dhe kësisoj u mendua se do të zgjidhte të luante për helenët, nisur edhe nga fakti që trajneri portugez i Greqisë, Fernando Santos, ka qenë i interesuar për ta pasur në skuadër. Megjithatë, insistimi i trajnerit të Kombëtares, Gianni De Biasi, dhe menaxherit të kuqezinjve, Alban Bushi, bëri që Kaçe të zgjidhte përfundimisht Shqipërinë.

Lojtari ka lindur në Korçë dhe në moshën 3-vjeçare është larguar drejt Selanikut. Kaçe është rritur në akademinë e klubit të PAOK-ut dhe u afrua në ekipin e parë selanikas nga trajneri Jorgo Donis.

Në sezonin e fundit 20-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm në skuadrën bardhezi të Selanikut. Madje, ai shënoi edhe një supergol në fitoren 4-2 ndaj Panionios. /albeu
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi