Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Bayern Munchen kampion i Evropës!!! Empty Bayern Munchen kampion i Evropës!!!

Sun 26 May 2013 - 11:05
Bayerni i Mynihut thyen mallkimin dhe më në fund pas 2 finaleve të dështuara në 3 vitet e fundit arrijnë të ngjiten në majën e Olimpit, aty ku i takon të ulen sepse për sezonin 2012-2013 ata meritojnë çdo përgëzim.




Bajerni i Munihut më në fund ka arritur ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve, pas dy dështimeve në finalet e vitit 2010 e 2012. Skuadra e Jup Hejnkesit, të shtunën në mbrëmje, në stadiumin “Wembley” në Londër, e ka mposhtur Borusinë e Dortmundit, me rezultat 2:1.

Borusia e nisi më mirë ndeshjen dhe pati disa mundësi të njëpasnjëshme për të shënuar, por Manuel Nojer ishte tejet i sigurt në portë. Në minutën e 13-të Levandovski për pak nuk e befasoi Nojerin me gjuajtje nga distanca, por ‘gardiani’ i bavarezëve arriti ta çojë topin mbi portë. Një minutë më vonë Rojs e shërbeu nga e djathta Blazhikovskin në brendësi të zonës, por gjuajtjen e këtij të fundit Nojer e dëboi me këmbë në fundore. Portieri bavarez pati dy intervenime vendimtare edhe në minutat 19 e 22, kur fillimisht Rojs gjuajti nga 22 metra dhe më pas Bender nga brendësia e zonës.

Pas këtyre rasteve të pashfrytëzuara të dortmundasve ishin bavarezët që krijuan disa mundësi të mira shënimi. Në minutën e 26-të, Manxhukiq gjuajti me kokë, por Vajdenfeller evitoi gol të sigurt, duke iu falënderuar edhe tërthorëses. Menjëherë pas gjuajtjes nga këndi Martinez gjuajti me kokë, por topi shkoi pak mbi portë. Një rast tejet të mirë e shpërdoroi edhe Roben në minutën e 30-të, kur doli i vetëm para portierit Vajdenfeller, por portieri dortmundas e bllokoi gjuajtjen e tij. Pesë minuta më vonë Levandovski depërtoi mjaft mirë në zonë, por Nojer reagoi si duhet. Mundësinë e fundit në pjesën e parë e pati Roben, kur përfitoi nga një duel me Humelsin, por gjuajti drejt në fytyrën e portierit Vajdenfeller.

Edhe në pjesën e dytë u tregua lojë kryesisht lojë e baraspeshuar, por pa raste të mira deri në minutën e 60-të, kur Bajerni kaloi në epërsi. Riberi e shërbeu në zonë Robenin, ai më pas e harkoi topin në afërsi të portës te Mario Manxhukiq, i cili pa vështirësi shënoi për ta zhbllokuar rezultatin, 1:0. Megjithatë, gëzimi i bavarezëve zgjati vetëm shtatë minuta, kur Gundogan barazoi shifrat nga penalltia, pasi më herët Dante e ndali në brendësi të zonës Rojsin.

Pas barazimit të rezultatit futbollistët e Bajernit ishin më këmbëngulës drejt portës rivale. Në minutën e 72-të, Subotiq ia mohoi golin bavarezëve, kur arriti të reagojë para Robenit në vijën fatale të portës pas gjuajtjes së Myllerit. Ndërkohë, katër minuta më vonë David Alaba gjuajti furishëm nga distanca, por Vajdenfeller e grushtoi topin. Vajdenfellder e shpëtoi portën e skuadrës së tij edhe në minutën e 87-të, pas gjuajtjes së furishme të Shvajnshtaigerit. Ndërkohë, kur të gjithë menduan se ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve Bajerni shënoi golin e fitores në minutën e 89-të, falë një pakujdesie të mbrojtjes së dortmundasve. Riberi e shërbeu në zonë Arjen Robenin, i cili doli i vetëm para portierit dhe shënoi për 2:1.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi