Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Historia, Feja dhe Shqiptarët në agjendat e huaja Empty Historia, Feja dhe Shqiptarët në agjendat e huaja

Sun 26 May 2013 - 15:43
Vitin e kaluar, nga 15-17 maj, organizuar nga Universiteti Amerikan në Kosovë, Prishtinë, është mbajtur Konferenca Shkencore me karakter ndërkombëtar me titull: “Besimet në Kosovë: e kaluara, e tashmja, e ardhmja”, në shënim të përvjetorit 1.700 të Betejës së Urës Milvio dhe Konvertimit të Perandorit Konstantin në krishterim. Në këtë konferencë Prof. Dr. Albert Doja, Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Profesor i sociologjisë në Universitetin e Lilës në Francë, ka mbajtur ligjëratën “Politika mbi fetë dhe ndërtimi instrumental i realiteteve dhe identiteteve kundrejt një të ardhmeje të imagjinuar të Ballkanit”. Një vit më pas, këto ditë nga 24 në 26 maj 2013, në Pejë po mbahet Konferenca e dytë shkencore me karakter ndërkombëtar mbi “Besimet dhe Pajtimin: cila është e ardhmja e dialogut ndërfetar”, në të cilën përsëri është i ftuar Akademik Albert Doja. Për lexuesit e gazetës sonë po sjellim fillimisht ligjëratën e konferencës së vitit të kaluar, të përkthyer prej transliterimit të fjalës në anglisht, marrë nga Video në YouTube (https://youtu.be/APpTBffsjfc dhe https://youtu.be/m9pQB827A5o), meqë konsiderojmë se është relativisht e ndërlidhur me Konferencën e sivjetshme.

Akademik Albert DOJA
Se pari falënderoj organizatorët që më ka ftuar të marr pjesë në këtë konferencë. Kur jam ftuar ne këtë konference e para gjë qe më ka ardhur ne mendje është se perse kjo konference këtu? Çka është arsyeja e kësaj konference këtu ne Kosovë dhe cila është arsyeja qe unë jam këtu për te folur. E para gjë që me erdhi në mendje është se Konstantin ishte prej këtij rajoni. Kjo mund te jete edhe një arsye e mire për te organizuar këtë Konference këtu në Kosovë. Ne fakt kjo është deklaruar shume qarte ne këtë konference dhe njëra nga arsyet mund te ketë qene pikërisht kjo mënyrë e te parit të gjerave, si dhe të pjesëmarrjes sime këtu në këtë konference. Personalisht e kam pare pak si naive për te bazuar arsyen e kësaj konference vetëm ne këtë çështje. Thjesht sepse mendoj se kjo është jo vetëm tërësisht naive por edhe politikisht e rrezikshme. Çka kam parasysh me këtë është se njerëzit e kohës se Konstantinit nga pikëpamja e identitetit të tyre nuk janë më aspak njerëzit e sotëm dhe është historikisht naive të mendosh të kundërtën. Por të mendosh kështu është e rrezikshme edhe për shumë arsye të tjera.

Gjate kohës se drekës isha ulur pranë me operatorin e zërit dhe përkthyes i serbishtes gjatë Konferencës, i cili vinte nga Nishi, vendlindja e Konstantinit të Madh, që sot ndodhet në Serbi. Ai më tregoi se ne Nish disa qarqe të caktuara duan te ndërtojnë një monument për te kujtuar Konstantinin, por nuk kanë gjetur financime të mjaftueshme dhe qeveria serbe nuk ka mundur t’u ofrojë paratë e nevojshme. Ai gjithashtu më tha se dihet mirë ku gjendet Pallati i Konstantinit, por duhen shume para për te bërë gërmime e për ta nxjerrë në dritë. Dikush mund te thotë se serbet e Nishit te sotëm nuk kane te bëjnë aspak me Konstantinin që ishte Ilir. Sigurisht, këtu nuk do te merrem me “te drejtën” e Shqiptareve për ta konsideruar veten pasardhës të bashkatdhetarëve Ilirë të Konstantinit, por këtë “të drejtë” nuk mund ta kenë kurrsesi serbët. Sidoqoftë, këta mund te përpiqen të rikuperojnë këtë të kaluar të lavdishme për një arsye apo një tjetër. Dhe për çfarëdo arsye qe ta bëjnë këtë, grekët do te nevrikosen! Natyrisht që arsyet e nevrikosjes së supozuar të grekëve i kemi të qarta, madje do te isha i habitur nëse cilido grek do te thoshte se nuk paska afinitet elektiv me Konstantinin.

Ambasadori i Greqisë e vuri në dukje shumë mirë këtë lidhje “te padiskutueshme” për të. Kjo mund të duket me të vërtetë si një “marri” tjetër e radhës. Megjithatë, ne e dimë shumë mirë që kjo mund te ndodhë pikërisht kështu. Ky rajon ka pasur edhe dikë tjetër ndoshta edhe më “të Madh” para Konstantinit, ky ishte Aleksandri i Madh, dhe e dimë mirë se çfarë po ndodh për të aktualisht në mes të Greqisë dhe Maqedonisë. Maqedonia dhe Greqia duket se kanë arsye të forta për te “luftuar” me njëra tjetrën për Aleksandrin “e tyre” të Madh, pse jo edhe për Konstantinin e Madh. Kushtet nuk janë, por mund te jenë dhe kjo mund të ndodhë. Ajo çka dua të them me këtë është të potencoj se duke e parë Konstantinin si person nga rajoni, lufta për përvetësimin e tij nuk është vetëm naive, por edhe e rrezikshme. Me vjen keq te them, por nuk pajtohem me pikëpamjen qe te organizohet kjo konference si dhe që marr pjesë në këtë konferencë vetëm për faktin se Konstantin ka qene me origjinë nga ky rajon. Prandaj po e përsëris se duhet te ketë arsye tjetër për të organizuar një ngjarje shkencore, siç është kjo konference.

Ndërkohë, gjëja tjetër qe me vjen në mendje është edhe fakti se dy ose tre muaj me pare një konference e ngjashme është organizuar ne Vatikan nga Kisha Katolike për te përkujtuar këtë figurë historike, pikërisht ashtu si jemi duke bere edhe ne sot këtu. Këtu mësova gjithashtu se pas një viti, diku nga tetori 2013, edhe Kisha Ortodokse serbe ka planifikuar, edhe ajo, të organizoje në Nish një Konference te përbotshme, edhe më të madhe, për të njëjtin qellim. E kam të qartë se cilat janë arsyet reale ku bazohet organizmi i një konference të ngjashme nga Kisha Katolike apo nga Kisha Ortodokse. E dimë mitin e betejës së famshme të urës Milvio që i hapi Konstaninit rrugën e Romës dhe të fronit të Perandorit, një beteje të cilën Konstantin e ka fituar nen shenjen Chi-Rho, që është shenja e Krishtit. Kjo është e rëndësishme per Kishën, sepse e dimë qe për Krishterimin e hershem ka qene e rëndësishme të kapte pushtetin në rritje të Konstantinit dhe ta kthente ndikimin e tij në mbrojtje të rritjes së pushtetit të vet kishtar. Ç’është e vërteta, pikërisht një proces i tille ka çuar tek Dekreti i Milanos me të cilin Perandori i Romës Konstantin i njohu të drejta lëvizjes së Krishterimit të njihej si gjithë fetë e tjera zyrtare të Perandorisë. Nuk mund ta dimë asnjëherë se deri çfarë ka ndodhur, nëse është e vërtete ose jo se Konstantini pa një ëndërr dhe e fitoi betejën e Urës Milvio nën shenjen e Krishtit.

Çka është domethënëse është se kjo ishte e rëndësishme për krishterimin në rritje te kapej pas këtij miti. Prandaj është e rëndësishme për Kishën Katolike dhe për Kishën Ortodokse te përkujtojnë këtë lloj ngjarjeje, pavarësisht nëse kjo është thjesht një mit, një legjende apo histori e vërtetë. Në fakt, është e qartë se Konstantin ishte para se gjithash një ushtar i mirë dhe për një gjë mund të jemi plotësisht të sigurte që ai e ka fituar betejën e tij duke përdorur armët me te mira të kohës. Por në të njëjtën kohë ne mund te imagjinojmë gjithashtu qe ai ka qene edhe një politikan i shkathet. Ai duhet të ketë shfrytëzuar patjetër, për të rritur pushtetin e tij, edhe nga opinionet e kohës sipas të cilave krishterimi në rritje e sipër nuk ishte më i persekutuar por i toleruar. Pra po të flasim me gjuhen politike, mund të thuhet se Konstantin duhet ta ketë shfrytëzuar lëvizjen e Krishterimit sikurse lëvizja e Krishterimit ka shfrytëzuar pushtetin politik në rritje te Konstantinit, duke gjetur kështu mbështetje tek njeri-tjetri. Me fjalë të tjera duhet të ketë pasur një aleancë të pashenjtë midis Konstantinit dhe krishterimit të hershëm. Ne këtë kuptim, një mit i ngjashëm dhe ekuivalent me këtë histori por qe për fat të keq nuk është përmendur asnjëherë këtu, është edhe miti i Kosovës për të cilin disa nga koleget e mi këtu mund te flasin më hollësisht e më mire se unë. Miti i Kosovës është përdorur saktësisht në të njëjtën mënyrë nga nacionalistet serbë, sidomos nëpërmjet tubimesh komemorative qe kanë përkujtuar për shembull përvjetorin e gjashtëqind të Betejës së Kosovës, ku Milosheviqi përforcoi pushtetin e tij, duke shfrytëzuar mitin e kësaj beteje ndoshta njëlloj sikurse edhe Konstantin bëri dikur me mitin e ëndrrës së tij. Ne këtë kuptim, tani e kuptojmë më mirë arsyen që qëndron prapa organizimit te konferencave të tilla nga Kisha Katolike ne Vatikan apo nga Kisha Ortodokse në Serbi. Por ende nuk mund te pajtohem se ku është arsyeja e organizimit te kësaj konference me këtë teme këtu ne Kosove.

Me siguri duhet te ketë një arsye të tretë. Mendoj se një arsye mund te ishte për ta dëshmuar Kosovën si një tokë ku kultivohet multikultura, toleranca fetare, e gjera të tilla. Këto argumente edhe mund te jenë fare mire arsyeja për të justifikuar dhe organizuar një konference të tille përkujtimore. Por para se te shkoj ne konkluzionin tim lidhur me këtë arsye, do doja paraprakisht t’ju rrëfej këtu dy ose tri histori te shkurtra nga përvoja ime personale. Kur kam shkuar për here te pare ne France, takova një nga fqinjët e mi që ishte nga Algjeria apo nga Maroku, nuk me kujtohet mirë. Ai me pyeti se nga jam. Kur i thashë se jam nga Shqipëria, ai ma tha: “Ju duhet te jeni vëllai im sepse jemi myslimanë”. Unë jam mysliman? ia ktheva i habitur, nuk e paskam ditur qe jam mysliman. Ishte hera e pare qe jam perceptuar nga te tjerët si të isha mysliman. Dhe kurrë nuk me ka shkuar ndërmend se dikush si unë që vjen nga Shqipëria të mund të perceptohej si mysliman. Tregimi i dyte është për një “konfrontim flagrant” ne mes te shqiptarëve dhe maqedonasve të raportuar nga mediat këto kohet e fundit. Të konfrontuarit ishin zënë nga policia dhe duket se shqiptarët ishin ata që ishin keqtrajtuar nga policia. Shume media ne perëndim, sidomos ato angleze, kane kërkuar qe te mos keqtrajtohen myslimanët në Maqedoni! Nuk mund ta kuptoj këtë trajtë a klishe reagimi! Nëse do te thuhej të mos keqtrajtoheshin “terroristët shqiptarë” edhe mund ta kuptoja, por pse domosdoshmërish shqiptarët duhej te perceptohen si myslimanë?!

Tregimi i tretë qe mu kujtua është ai kur Hillari Klinton, Sekretarja e Shtetit te Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “vlerësoi” Presidenten e Kosovës si presidenten e pare myslimane të një vendi mysliman qe është ne rrugën e drejtë te ndërtimit te demokracisë ne Kosove. Për te qene i sinqerte, unë dhe miqtë e mi ne Shqipëri kemi qene pak te shokuar se perse Hillari Klinton ka konsideruar dhe trajtuar Presidenten Atifete Jahjaga si presidente myslimane. A është ajo Presidente e Kosovës apo jo? Me sa di unë shteti i ri i Kosovës është një shtet laik apo sekular që respekton të drejtat e çdo komuniteti fetar, si myslimane edhe të krishtere. Por ne te gjitha këto tregime, gjithsecili ka arsyet e veta për te shtyrë përpara agjendat e tyre. Fqinjit tim mund t’i duket për një arsye a një tjetër se është i diskriminuar ne France. Por ai padyshim mendon se gjendja e tij mund të jetë më e pranueshme nëse e ndan me një “vëlla” tjetër. Ndërsa pala tjetër, britanikët apo amerikanet, mund të kenë ndonjë arsye apo agjende tjetër ta konsiderojnë Kosovën si vend mysliman apo Presidenten e Kosovës si presidente myslimane. Por kjo nuk është domosdoshmërish e njëjtë me qëllimin tim apo me qëllimin e Kosovës për të ndërtuar shtetin e vet me të drejta të plota për të gjithë qytetarët e Kosovës. Edhe pse britanikët dhe amerikanet mund te jene mbështetësit më të mirë të Kosovës, ata kanë interesa dhe agjenda te ndryshme nga Kosova, të cilat duhet të thuhen ashtu si janë sepse nuk është e thënë që çdo gjë që thonë ata duhet pranuar.

Tani për arritur në një përfundim, lidhur me problemin e tolerancës apo jo tolerancës, apo problemin e shumicës apo pakicës, kur mendojmë për të drejtat e pakicave kjo sigurisht mund të jete e rëndësishme për disa sipërmarrës minoritetesh apo komunitetesh, ashtu sikurse dhe feja mund të jetë e rëndësishme për institucionet fetare apo për udhëheqësit fetarë. Por kur mendojmë e flasim për tolerancën duhet se pari te mendojmë për trajtimin e individëve sipas të drejtave te tyre në vetvete si të tillë. Sipas së drejtës së tyre, në vetvete, individët janë thjesht individë dhe duhen trajtuar si të tillë, janë apo nuk janë të lidhur me njërën fe apo një tjetër. Pa dyshim që gjatë historisë vihet re shumë qartë dhe në shumë raste ajo aleancë e pashenjtë midis fesë dhe politikës. Kjo për arsye se lëvizjet fetare dhe lëvizjet politike kanë diçka të përbashkët. Politikani për të fituar pushtetin që i jep politika ka nevojë për votues, udhëheqësit fetarë kanë nevojë për besimtarë. Dhe të dy palët përdorin të njëjtat mjete për të arritur qëllimet e tyre. Por kur flasim për njerëz të zakonshëm, jo për politikanë, jo për pozicione pushteti dhe autoriteti, jo për udhëheqës fetarë, duhet të bëjmë dallim se për çfarë flasim kur flasim për fenë. Për mua, kur flasim për fenë duhet ta kemi të qartë se flasim për disa gjera krejt të ndryshme.

Së pari, kemi të bëjmë me udhëheqësit fetarë dhe me institucionet fetare, që janë krejt e njëjta gjë me politikanët, udhëheqësit e politikës apo institucionet politike, të cilët nuk kërkojnë veçse autoritet, pushtet, politikë. Pastaj ka një kategori të dytë që përbëhet nga besimtarë fanatikë, të cilët nuk janë domosdoshmërish të gjithë fundamentalistë, por mund edhe të jenë të tillë. Dhe së treti, kemi të bëjmë me masën e madhe, shumicën e njerëzve normalë e të zakonshëm. Këta njerëz, nganjëherë nëse jo gjithmonë, ndjehen shumë ngushtë dhe e kanë shumë të vështirë të përgjigjen kur i pyesin se cilës feje i përkasin. Në fund të fundit pse dikush duhet t’i përkasë patjetër një feje të caktuar. Dhe kjo është shumica e njerëzve të zakonshëm. Prandaj kur flasim për shumicën e njerëzve të zakonshëm dua të them se do bënim mirë ta linim fenë jashtë diskutimit. Sepse lidhja me një fe apo një tjetër është më shumë një çështje politike e sipërmarrësve të grupeve dhe komuniteteve, sesa një çështje e individëve ne te drejtën e tyre si të tillë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi