Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shaqiri SMS ministrit Krasniqi: I tregova botës ku e kam vendlindjen Empty Shaqiri SMS ministrit Krasniqi: I tregova botës ku e kam vendlindjen

Tue 28 May 2013 - 17:23
Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Memli Krasniqi të hënën ka uruar Xherdan Shaqirin për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Ai po ashtu ka falënderuar futbollistin kosovar të Bayern Munichut për gjestin e bërë pas ndeshjes finale me Borussia Dortmundin, ku mori flamurin e Kosovës dhe gjatë tërë kohës festoi me të.

Flamuri i Kosovës në duart e Xherdanit bëri bujë të madhe në mediat botërore, e sidomos ato serbe të cilat e quan skandal. Me këtë rast, Krasniqi ka falënderuar Shaqirin, të cilin njëherit e ka ftuar ta vizitojë Kosovën për t’ia bërë një pritje madhështore.

Ndërkohë, në përgjigjen e Shaqirit ai ka treguar përse mori flamurin e Kosovës për të festuar.

“Faleminderit shumë për përgëzimet. Kam pasur shumë qejf t’i tregoj botës ku e kam vendlindjen dhe prejardhjen”, shkruan Shaqiri në SMS-in e tij dërguar ministrit, e të cilin e posedon edhe ‘Sport Plus’. Tutje, Shaqiri thotë se vështirë se mund ta vizitojë këtë verë Kosovën.

“Ndoshta më bie ndonjë ditë ta vizitojë Kosovën, por shumë vështirë, pasi sezoni ja nis shumë shpejt”, shkruan Xherdani. Ai verën e kaluar qëndroi tri ditë në vendlindjen e tij, Zhegër të Gjilanit. (ORAinfo)

Komento:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi