Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy Empty Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy

Fri 31 May 2013 - 0:20
 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy 96972865050511830932411Elhaida Dani Fituesja e The Voic of ItalyManhiti te gjith publikun dhe teleshkuesit me zerin dhe stilin e saj te kenduarit, Nje uragan qe u nis nga Shqiperia e mbrrin fuqishem ne Italin fqinje dhe triunfon me cmimin e math te Zerit me te mire ne Itali.Cocciante shum i lumtur per djamantin e tij qe shkelqeu dhe ndricoi skenen. Elhada triunfon me cmimin e Madh ne Top Fest 2012 dhe Tashme ne The Voic of Italy 2013.Nëntëmbëdhjetë vjeciarja nga Shqiperia, ekipi i Riccardo Cocciante, fitoi edicionin e parë të "Zërit të Italisë" dhe fitoi një kontrate me shtepin diskografike Universal Music
Urime Elhaida na bere te jemi krenar...


 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy Elhaida4-300x225
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy Empty Re: Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy

Fri 31 May 2013 - 4:07
E pakrahasueshme asht ambelsia e zanit tand kur hyjnueshem t'ban me kendu dashnia.......Brava Elhaida e Shkoder loces,e tan shqiptareve! Une per vete jam krenare dyfish n'ket rast..I lumte, mrekulli vocale qe s'mund ta hedhin poshte as ndotin asnje fymje apo poshterim qe deri dje jane marre nga populli fqinje per ne si komb, e sot me kte dhurate qe Zoti i dha ksaj vajze e shperblyen sic e meritonte! (KUR JE SHKODRAN TANA I BAN) Very Happy Very Happy Very Happy
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy Empty Re: Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy

Fri 31 May 2013 - 13:32
Thjeshte e jashtezakonshme...Kam qe mbrem qe e degjoj perseri e perseri e si ngopem dot...Me rrenqethi dhe per me teper me nje kenge si kjo teper te veshtire per tu kenduar ku duhet te matesh tonin e zerit ku me te larte ku me te bute e diku me te cjerre...Kaluar Tina Tarner  Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy 135196

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy Empty Re: Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy

Fri 31 May 2013 - 14:50
Intervista ekskluzive e Elhaida Danit: “Më duhet të marr veten nga kjo ëndërr… Tashmë drejt Sanremo-s”
 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy 1122-300x262
19-vjecarja Elhaida Dani, menjëherë pas triunfit në edicionin parë të “The Voice of Italy”, ka dhënë një intervistë për mediat italiane duke u shprehur se ndihet në qiellin e shtatë, ndërkohë që fitoren ja dedikon prindërve. Megjithatë nuk lë pa shprehur mirënjohjen e thellë ndaj këngëtarit të madh, Riccardo Cocciante, i cili përvec mbështetjes i dhuroi edhe një këngë të shkruar nga vetë ai, “When love calls your name”.

Në vitin 2009 keni fituar Star Academy në Shqipëri dhe ndërkohë që vitin e shkuar ju patët sukses në Top Fest, një festival popullor në vendin tuaj…Pse ju vendosët të fillonit nga zero në Itali?
Unë besoj se kurrë nuk duhet të vetëkënaqemi dhe që ishte e drejtë vendimi që unë të çaja ne tregun muzikor italian. E dua shumë vendin tuaj, dhe muzikën italiane, dhe nga votat që kam marrë duket që zëri im është vlerësuar shumë nga italianët. Kisha dëshirë të provoja….
Kur vendosët të vinit në Itali?
Kam njohur disa miq italianë, në një festival vitin e shkuar, bisedova me to për mundësinë që unë të vija në Itali. Ato janë nga Formia (Latina) dhe nuk mendova dy herë mbi këtë ide. Dhjetorin e vitit 2012 mësova gjithçka që më duhet rreth gjuhës tuaj. Kam tentuar para 2 vjetësh që të hyja në “Amici” por nuk ja dola. The Voice, e njihja si program sepse më pëlqente shumë versioni amerikan.
Dhe çfarë ndodh më vonë?
Dërgova një video, produksionit të “The Voice of Italy”, me një debutim timin në një festival në Shqipëri dhe më pëlqyen.
Në audicionin e fshehtë, je zgjedhur nga 4 trajnerët, pastaj ti zgjodhe Cocciante. Pse?
Ëndrra ime ishte të punoja dhe të isha pjesë e skuadrës së Riccardo Cocciante, sepse kam dëgjuar këngët e tij që në moshë të vogël falë prindërve të mi.
Cfarë të mësoi Riccardo?
Më ka qëndruar gjithmonë pranë, dhe është përpjekur gjithmonë të më mësonte një gjë të rëndësishme: transmetoi gjithmonë emocione publikut. Sonte e pashë të qetë dhe të kënaqur. Mendoj se kjo është fitorja ime më e madhe.
Mes, Veronica, Timothy dhe Silvia kush mendon ti që mund të fitonte?
Silvia, sepse ka një zë elegant dhe shumë të bukur.
Kujt ia dedikon triumfin?
Prindërve të mi, kanë besuar që në momenti e parë.
Ke fituar një kontratë me shtëpinë diskografike Universal, ke ndonjë dëshirë për albumin tënd?
Sigurisht, do të jetë melodik dhe pop. Do të doja që të përmbante edhe këngë italiane. Një këngë sigurisht që do të jetë e shkruar nga unë. Por, në ditët në vijim do të biem dakord me shtëpinë diskografike dhe do të flasim gjatë për këtë projekt,
Asnjë duet?
Pëlqej shumë Beyonce, por e di që është e pamundur (qesh)
Synon Festivalin e Sanremos?
Duhet të marr veten ende nga kjo ëndërr, por kurrë mos thuaj kurrë.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy Empty Re: Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy

Fri 31 May 2013 - 15:02
Elhaida Dani pas fitores në “The Voice of Italy”: “Jam krenare që jam shqiptare! Ju dua Shqipëri”
 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy Dani1-300x174
Elhaida Dani, këngëtarja shqiptare që natën e mbrëmshme na bëri të gjithë të ndihemi krenar që jemi shqiptar duke fituar çmimin e parë në “The Voice of Italy”, pas spektaklit u është drejtuar me një mesazh të gjithë fansave të saj.
“Me ju fituam “The Voice of Italy”. Jam krenare që jam shqiptare! Ju dua Shqipëri”,shkruan Elhaida Dani në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Më pas ajo ka falenderuar të gjithë ata që i kanë mbështetur deri në finale: “Ju falenderoj nga zemra që më keni përkrahur deri në momentin final. Ju kam premtuar që nuk do ju zhgënjej.”/alb-observer.com/
Moter shqiptare
Moter shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 47
<b>Hobi</b> Hobi : zanatin e dores
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : si cdo femer shqiptare ne shtepi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2013

 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy Empty Re: Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy

Fri 31 May 2013 - 15:05
Urime dhe shuum suksese...krenohemi me ty Elhaida Dani
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy Empty Re: Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy

Fri 31 May 2013 - 15:12




Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy Empty Re: Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy

Fri 31 May 2013 - 16:54
Ajo eshte sfiduese... Ka lindur per te qene e tille. Elhaida eshte nje rrembyese zemrash, qe zhduk çdo paragjykim te publikut, qe i josh te gjithe, sapo nis te interpretoje notat e para. Dhe jo rastesisht eshte aty, ne ate fron vezullues, ku e ngjiti pasioni, talenti i pazakonte, kembengulja, zgjuarsia e ndoshta edhe fati. Elhaida, padyshim ishte surpriza me e madhe e “The Voice of Italy” dhe gjithashtu krenaria jone..Very Happy Very Happy Very Happy
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy Empty Re: Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy

Fri 31 May 2013 - 18:52
Urime fitoren...Elhaides!Suksese. Very Happy
Kjo me ka hy ne zemer si kengetare qe nga fitorja e Top Festit vitin e kaluar..:)
E mrekullushmja...le te jete shembull per kedo.telenti iduhet njeriut qe te arrije te ece perpara ne Muzike.. ;-)
E jo zhveshja e tepert sic bejn shumica e ''kengetareve''...vetem e vetme per t'fituar famen.Razz
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy Empty Re: Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy

Fri 31 May 2013 - 19:53
Ashtu sikurse kane thene anetaret me siper , pa shtuar dhe hequr asgje , ky personazh Shqiptar triumfues dhe e vlersuar ne nje publik te Huaj , ne publikun italian , me bene jo vetem te ndihem Krenare per Shqiptarine qe ajo mbane veshur denjesisht , por gjithashtu dhe Krenare qe publiku Italian , ka ditur te vlersoje (mes tyre dhe shume shqiptare) .
Talenti fiton perhere dhe eshte evidente dhe nga menyra dhe thjeshtesia qe vishet :) kjo eshte Kengetare , jo Mandi i Nishtulles .... !
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy Empty Re: Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy

Fri 31 May 2013 - 23:28
Urime Elhaida se jo vetem veten qe ke nderuar por edhe te gjithe shqiptaret.. Ishte vertete e mrekullueshme dhe fitorja e saj ishte shume e meritueshme...
Sponsored content

 Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy Empty Re: Elhaida Dani Fituesja e The Voic of Italy

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi