Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik Empty Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik

Fri 28 Jun 2013 - 14:58
Kontrata me “Universal”, çmimi për fituesen e “The Voice”

Një përmbledhje me 7 këngë, krijime të reja dhe interpretimet më të mira në “The Voice”
Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik 2vcwz05
Nuk mund të kishte asnjë titull tjetër veç emrit të saj. Shqiptarja që fitoi zemrat e miliona italianëve ia doli, jo vetëm të fitonte një talent-shou si “The Voice of Italy”, por edhe të nisë karrierën e saj në vendin e muzikës.  Ashtu si edhe premtoi, që në të hyrë të korrikut Elhaida Dani do të nxjerrë albumin e saj të parë. Titullohet “Elhaida Dani”, një prodhim i “Universal Music Italia”, i cili do të hidhet në treg në datën 2 korrik. Siç mësojmë nga vetë “Universal”, albumi përmban 7 këngë, mes të cilave edhe dy krijime të reja, njërën që tashmë e njohim, “When love calls your name” (“Kur dashuria thërret emrin tënd”), me tekst dhe muzikë të Riccardo Cocciantes dhe një tjetër në gjuhën italiane, “Baciami e basta” (“Vetëm më puth”), shkruar nga Francesco Silvestre i grupit “Modà”. Duke filluar që sot, kënga do të fillojë të transmetohet në radiot italiane, ndërkohë që për herë të parë u prezantua në edicionin e 25-të të çmimeve “Marisa Bellisario”, në ekranin e RAi2. Ndryshe nga kënga e Cocciantes, “Baciami e basta” është më ritmike dhe me shumë gjasa do të jetë një nga hitet e kësaj vere. Të tjera këngë janë ato me të cilat ajo arriti të bindë gjithë teleshikuesit që ta votojnë e ta shpallin fituese. Një ndër to është “Mamma knows best”, interpretimi i së cilës në audicionet e fshehta bëri që të ktheheshin të katër partnerët e “The Voice of Italy” dhe “Adagio”, një këngë e Lara Fabian, që ngriti në këmbë e përloti gjithë spektatorët e spektaklit që transmetohej drejtpërdrejtë, çdo të enjte në “Rai2”. Albumi që do të dalë pas pak ditësh është pjesë e kontratës që këngëtarja shqiptare ka lidhur me “Universal”. Kjo kontratë ishte edhe çmimi si fituese e “The Voice of Italy”. Gjatë ditëve në vijim do të organizohen disa takime të Elhaidës me adhuruesit e saj, të cilët do të kenë mundësi të rrëmbejnë një autograf apo të dalin në fotografi me yllin e ri të muzikës italiane, por që vjen nga Shqipëria. Ndërkaq, në të njëjtën ditë priten të dalin edhe albumet e dy finalistëve të tjerë të “The Voice of Italy”: Timothy Cavicchini, i cili doli i dyti në finale me “A fuoco” (“Në zjarr”) dhe Veronica de Simone, finalistja e Rafaela Cara-së, me “Nati liberi” (“Të lindur të lirë”).
Stinë koncertesh
Që pas fitores së “The Voice of Italy”, fjala “pushim” është e panjohur për Elhaida Danin (jo se ajo ka shkuar për pushime në Itali). Pas intervistave në radiot e televizionet italiane, vizitës së shpejtë në Shqipëri bashkë me trajnerin e saj, kantautorin Raccardo Cocciante, ku u prit si heroinë, për Elhaidën filloi puna intensive. Menjëherë pas rikthimit në Itali u mbyll në studiot e regjistrimit, për të sjellë në dritë sa më parë albumin e saj. Ndërkohë kanë filluar ftesat për të marrë pjesë nëpër spektakle televizive, koncerte bamirësie e festivale dhe duket se vera do të jetë shumë e nxehtë për Elhaidën. Kështu, pak ditë më parë ajo ishte e ftuar nderi në projektin e bamirësisë “ProgettoAmore” organizuar nga Paolo Meneguzzi, në Chiasso, Zvicër. Ndërsa nesër do të jetë pjesë e spektaklit “Una voce per Padre Pio”, nën drejtimin e Massimo Giletti-t dhe Maddalena Corvaglia-s. Bashkë me të do të jenë edhe këngëtarët Marco Carta, Raf, Giancarlo Giannini, Lina Sastri, Toto Cutugno, Orietta Berti, Patty Pravo, etj. Sipas mediave italiane, edhe pse pjesëmarrës në koncert do të jenë emra të mëdhenj të muzikës italiane, ata që po priten më së shumti nga publiku janë pikërisht Marco Carta, fitues i talent-shout “Amici” të para disa viteve dhe Elhaida Dani. Koncerti do të jepet direkt nga Raiuno në orën 21:15. Dhe menjëherë pas koncertit të sotshëm do të fillojë turi veror “Festival Show”. Rrugëtimi nis më 30 qershor në Padova për të vijuar në Castelfranco, Belluno, Vicenza, Rosolina, Lignano Sabbiadoro, Jesolo Lido, Mestre. Finalja do të mbahet më 10 shtator në Verona. 20-vjeçarja shqiptare do të këndojë në krah të emrave si Alex Britti, Enrico Ruggeri, Violante Placido, Paola e Chiara, Almamegretta, Paolo Meneguzzi, etj. Një vit me fat ky për Elhaidën…

Takimet me Elhaidën:
E hënë, 2 korrik
Milano, Mondadori                         ora 18:00
E enjte, 4 korrik
Romë, Discoteca Laziale                     ora 17:30
E premte, 5 korrik
Marcianise, Mondadori, Qendra Tregtare Campania         ora 19:00

Albumi
Titulli:             Elhaida Dani (Ep)
Shtëpia diskografike:    Universal
CD Audio:             Pop e rok italian
Çmimi:             10.20 euro
Disponibël edhe në MP3:     4.90 euro
Në shitje nga 2 korriku 2013    

Përmbajtja
“Baciami e basta”
“When love calls your name”
“In the sky for a while”
“Mamma knows best”     (Live)
“Adagio”             (Live)
“Nessun dolore”         (Live)
“When love calls your name” (Live)

/Panorama


Edituar për herë të fundit nga FALKO në Fri 28 Jun 2013 - 15:07, edituar 3 herë gjithsej
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik Empty Re: Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik

Fri 28 Jun 2013 - 15:01
Nuk dalin ikonat nga panormama Falko duhet ta nxjerresh linkun vete ndryshe sdel ikona...
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik Empty Re: Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik

Sat 29 Jun 2013 - 1:49
Shume publicitet po i bejne kesaj .
Shqiperia ka nxjerre perhere talente dhe Talenti mendoje se nuk ka nevoje per Publicitet. Kur kjo ka bere nje Kenge dhe pjesemarrje ne Top Fest, eshte e palejueshme te konkurosh per tu bere kengetare dhe per te fituar nje Emision duke konkuruar me JO PROFESIONIST.

Te degjohej Uragani ELSA LILA .....mendoje se Elhaida perfundon ne 0 !!
Elsa permban nje Force dhe nje Talent qe askush nga kengetaret aktuale nuk arrijne ta permbajne !




Kjo eshte SPECIALJA IME dhe ju pershendes !


Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik Empty Re: Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik

Sat 29 Jun 2013 - 5:08
EpiKada shkruajti:Shume publicitet po i bejne kesaj .
Shqiperia ka nxjerre perhere talente dhe Talenti mendoje se nuk ka nevoje per Publicitet. Kur kjo ka bere nje Kenge dhe pjesemarrje ne Top Fest, eshte e palejueshme te konkurosh per tu bere kengetare dhe per te fituar nje Emision duke konkuruar me JO PROFESIONIST.

Te degjohej Uragani ELSA LILA .....mendoje se Elhaida perfundon ne 0 !!
Elsa permban nje Force dhe nje Talent qe askush nga kengetaret aktuale nuk arrijne ta permbajne !

Publicitetin e meriton ajo Epikada, arsyet dihen tashme dhe s'besoj s'e kemi nevoje t'i sqarojme nje per nje, por me kryesorja mendoj une qe ka qene nje sukses vertet i merituar i saj dhe dhuntise qe posedon cmimi i dhene, aq me teper vendi ku eshte zhvilluar dhe fituar fama e saj ku secili nga ne e dime se si jemi trajtuar nga ai popull dhe ne cfare kategorie na kane vleresuar me shekuj, dhe per nje shqiptare te shkoje ne token e tyre e te marre cmim te pare nuk eshte gje e vogel.
Elsa Lila eshte kengetare me shume vlere ashtu si shume te tjere ne Shqiperi ,por qe ka jetuar pjesen me t'madhe te jetes se saj ne Italy dhe arriti vetem te hyje ne Sanremo, dhe me sa kam informacion une nuk fitoi ndonje cmim per ta cuar me lart, pervec cmimeve qe i jane dhene ne Shqiperi ne Festivalin Kombetar, gjithashtu mos te harrojme qe Elsa Lila ka nje karriere me te gjate se Elhaida, pastaj kjo e fundit eshte me fresh ne tregun muzikor e normal qe dhe publiciteti do t'jete me i vrullshem dhe me i perqendruar ne te aq me teper menyra e hyrjes se saj ne driten publicitare...Me gjithe respektin per ty; thjesht kisha deshire te theksoja mendimin tim, meqenese ishte bere dhe krahasimi ndermjet tyre krt krt 
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik Empty Re: Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik

Sat 29 Jun 2013 - 10:38
Pershendetje ,

Nuk eshte e para here qe Shqiptaret marrim çmime ne Itali ! Nuk jane komb rracist italianet , por krejt e kunderta, normal po ti vrasesh dhe ti presesh behen dhe te tille, por talentet tane perhere i kane vlersuar.

Anbeta Toromani, Klejdi Kadiu, Luani, Iliri, Klajdi , ANA OXA shqiptare.

Publiciteti i tepert personalisht nuk me ka pelqyer kurre !!
Ne krahasim i vura keto dy kengetare per te vetmin fakt , se Emisione te tilla si the Voice, Amici etj , kam pare dhe di te kuptoje mjaft mire Aktrimet dhe gjithashtu nuk gjeje ndonje talent te papare ne zerin e saj , pmv publicitetit , e gjeje nje ze tejet normal.
Persa u perket Loteve, po ne fakt Elsa nuk dinte te qante po aq mire sa Elhaida , por beri force dhe pse i vrane Mamane dhe mbeti Jetime ...dhe Fitoi Dy Festivale Nacionale , pa i bere Shume publicitet vetes me veshje dhe Stolisje te teperta , duket diferenca dhe e zerit.
Me falni per cilat kengetare Shqiptare e keni fjalen ?
Per Tunen , per Vesa Lumen , per GJyste Vulen dhe Ciljeten, Ingrid Gjonin , Inis GJonin, Samanthan etj .... Nuk ka nevoje per koment se cfare kengetare kemi ne ne SHQIPERI .
Fatmiresisht dhe Elhaida nuk eshte nje prej tyre !

Sa per ne Sanremo Elsa Lila : zuri Vend te Dyte .

Nuk ka jetuar pjesen me te madhe ne Itali por eshte shume aktive dhe ne Shqiperi , perveç organizimeve dhe manifestimeve qe bene neper Itali per Kulturen Shqipetare , po ashtu ajo merr pjese aktivisht dhe ne Shoqerine dhe aktualitetin shqipetar .
Natyrisht ti ndihesh e sulmuar tek "prejardhja jote" por me beso , per Sofren Shkodrane dhe per Kulturen e tyre kam shume Respekt , Krahasimi im nuk eshte Tendencioz , por eshte nje Evidenc qe mua me le Pershtypje !
Dhe ky eshte mendimi im :)
Zera si puna e Elhaides degjohen mijera neper programe si AMICI e X Factor , ndoshta per kete nuk me le pershtypje.

Gjithe te mirat per Ju ,
EpiKada
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik Empty Re: Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik

Sat 29 Jun 2013 - 12:13
EpiKada shkruajti:Shume publicitet po i bejne kesaj .
Shqiperia ka nxjerre perhere talente dhe Talenti mendoje se nuk ka nevoje per Publicitet. Kur kjo ka bere nje Kenge dhe pjesemarrje ne Top Fest, eshte e palejueshme te konkurosh per tu bere kengetare dhe per te fituar nje Emision duke konkuruar me JO PROFESIONIST.




Mir e keni ju... kjo eshte edhe fituesja e Star Akademy Albania ne vitin 2010...qe eshte pak a shum i njejti format si ky qe fitoi ne Itali. ka mar pjes edhe ne festivalin e rtsh-s, ka fituar edhe top-fest.  kjo eshte kengetare e afirmuar dhe nuk eshte e drejt te konkoroj me ne nje emision ku ka per qellim zbulimin e talenteve te reja(sic beri ne itali), kjo eshte konkurenc e padrejt.


Sa per publicitetin sjam kundra, ska gje te keqe.
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik Empty Re: Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik

Sat 29 Jun 2013 - 12:23
Une nuk jam kunder Fitimeve dhe Vlersimeve te saj se jam Krenare qe nje Shqiptare fiton dhe na ngre koken lart. Une shpreha mendimin tim qe s'me beri shume pershtypje zeri i saj dhe plus NUK ME PELQEN kur verej qe TURREN TE GJITHE urra o burra eshte URAGAN .
Po dale pak ....si po thua dhe ti kjo i konkuroi te gjitha dhe doli Fituese, por kur eshte 1 Kengetare dhe Niveli i saj duhet te ishte pak me Siper mendoje une , jo ne nivelet ELEMENTARE te Konkurences ne konkurset e Muzikes !
Pra , ketu ka diçka qe nuk SHkon .
Kur kjo ka fituar DISA FESTIVALE , QUHET KENGETARE DHE JO TE MERRET ME GJERA ELEMENTARE ,,,pikerisht per te patur FAME dhe Leke.
E gjeje veprim teper Dinak te saj dhe nuk me pelqen kur Shfrytezon Tema si Shqiptarizmi ne dhe te Huaj ne Itali dhe thote UNE NUK MERREM ME POLITIKE e me pas na qarkullojne foto me XHOZEFINEN dhe me Presidentat.
E gjeje Hipokrizi .
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik Empty Re: Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik

Sat 29 Jun 2013 - 12:41
Arsyeja pse kjo mori pjes ne kete konkurim ......mendoj se qellimi ka qen per tu ber sadopak e njohur edhe ne Itali, dhe ja arriti. tani ka shum oferta ka shum mundesi qe te bej karrier edhe ne Itali...dhe per kete bravo i qoft.

Sa per kete punen e politikes...sjam dakort me ate qe thua ti, kjo mbase ka ber ndonje foto me ZHozin...por ama nuk e pranoi oferten e saj per tu ber pjes e politikes(pjes e PD-s)...edhe per kete bravo i qoft.
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik Empty Re: Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik

Sat 29 Jun 2013 - 12:58
Pikerisht e gjeje Teper Dinake :) dhe do me pelqente te perqendrohej me teper tek ARTI se sa tek Strategjia e Marketingut dhe e Shitjes !
Kjo eshte diferenca qe doja te tregoja :) mes saj dhe artistes tjeter .
Kur je Kengetare s'ke perse ta nenvlersosh veten , per te patur Fame .
Elsa Lila konkurroje ne Sanremo si Kengetare dhe jo si Elementare dhe nuk QANTE lot Krokodili ..dhe atehere kur ishte krejt e Vetme .
Dhe nuk e mora Elsa Lilen si Shembull sepse eshte Vlonjate , por thjeshte e gjeje me shume Karakter ne Art se sa nje Dinake qe shef vetem Strategjine e Marketingut ....!
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik Empty Re: Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik

Sat 29 Jun 2013 - 13:12
EpiKada shkruajti:Pikerisht e gjeje Teper Dinake :) dhe do me pelqente te perqendrohej me teper tek ARTI se sa tek Strategjia e Marketingut dhe e Shitjes !
Kjo eshte diferenca qe doja te tregoja :) mes saj dhe artistes tjeter .
Kur je Kengetare s'ke perse ta nenvlersosh veten , per te patur Fame .
Elsa Lila konkurroje ne Sanremo si Kengetare dhe jo si Elementare dhe nuk QANTE lot Krokodili ..dhe atehere kur ishte krejt e Vetme .
Dhe nuk e mora Elsa Lilen si Shembull sepse eshte Vlonjate , por thjeshte e gjeje me shume Karakter ne Art se sa nje Dinake qe shef vetem Strategjine e Marketingut ....!

Elsa lila vlonjate?! une e di per tiranse, dhe eshte tiranse http://www.google.al/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=7&ved=0CD0QFjAG&url=http%3A%2F%2Fsq.wikipedia.org%2Fwiki%2FElsa_Lila&ei=S7_OUY7jLoWWswausYGACQ&usg=AFQjCNHUetd4CMprmaIjQw9MVIz32PNZyg

prandaj e paske lavderuar Elsen ti se e paske dit nga Vlora ;p haha (shaka)...dhe mua me pelqen shum Elsa si kengetare :)

E kam degjuar historin se si e nisi karrieren ne Itali...ka pas shum shum shum fat, e ndimoi nje muzikuant italian.
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik Empty Re: Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik

Sun 30 Jun 2013 - 0:46
Jo une thjeshte e mora si shembull krahasime , pasi kohet e fundit jam fiksuar me kenget e saj dhe me bejne teper pershtypje interpretimet e saj dhe emocionet qe percjelle jo vetem nepermjet teksteve qe kane kenget e saj por dhe Melodia e tyre eshte thjeshte Unike !
Nena e saj ka qene Vlonjate me sa di une dhe ka jetuar per shume kohe ne Vlore . Babai mund te kete qene nga Tirana . Gjithesesi , Elsa Lila dhe shume IDHUJ te MUZIKES SHQIPTARE i kane shoqet e rralla, sepse jane Kengetare qe NUK KONKUROJNE ME ELEMENTARE , por konkurojne ne Shkalle te Larta :) konkurojne me art dhe jo me Strategji .
E mora si shembull sepse eshte Aktuale dhe sepse dhe Ajo e ka kapercyer detin si Elhaida ne teme , por ka patur nje Sjellje ndryshe me Artin dhe Promovimi qe i ka bere Kultures Shqipetare . Per kete e adhuroje se tepermi , gjithashtu per KARAKTERIN qe gezon . Nje femije 17 vjeçar qe ngjitet ne Skene dhe Kendon nje Kenge ne 97 ' ....Pyes Lotin !! Kur e ema i kishte vdekur dhe ajo gjene tere ate force ...per mua eshte E VECANTE !
Sponsored content

Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik Empty Re: Elhaida Dani nxjerr albumin e parë më 2 korrik

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi