Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Erdogan do të fitojë sërish. Turqit të frikësuar nga “rikthimi” i Sulltan Mehmetit Empty Erdogan do të fitojë sërish. Turqit të frikësuar nga “rikthimi” i Sulltan Mehmetit

Fri 14 Jun 2013 - 11:06
Gjithçka duket se nisi për një park pemësh. Ishte vërtet kjo çka nxiti protestat, tensionet dhe gjithë situatën? 
Po në fakt filloi për shkak të planit të ndërtimit në parkun në sheshin Taksim i cili është shumë I rëndësishëm veçanërisht për të rinjtë të cilët rrinë zakonisht aty përreth. Bëhet fjalë për pjesën europiane të Stambollit ku ka shume bare dhe klube. Por mendoj se nuk ishte thjesht një reagim ndaj prishjes së këtij parku. Janë shumë arsye. Njerëzit u ndjenë të zemëruar për shumë arsye dhe ndaj nisën këtë varg protestash ndaj qeverisë. Është një kombinim faktorësh të ndryshëm. 
Pse janë turqit të zemëruar? 
Mendoj se arsyeja është se vitin e kaluar qeveria nisi negociatat me atë që njihet si një organizate terroriste, PKK-ja, lideri i së cilës Abdullah Oçalan sot është në burg. Shteti ka deklaruar se nuk do të hynte në bisedime, por qeveria sot është sot në negociata të hapura me këtë lider për të ardhmen e Turqisë, për kushtetutën e vendit per ti bere turqit dhe kurdët të barabartë. Madje ka diskutime për të hequr inicialet Republika Turke nga godinat zyrtare dhe qeveritare. Ka një debat të madh lidhur me këtë çështje dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. Dhe mendoj se shumë qemaliste kanë frikë se themelet e Republikës turke do të shkatërrohen dhe i referohen pikërisht këtyre bisedimeve. Një prej arsyeve kryesore pra të zemërimit të njerëzve janë këto negociata me PKK-ne për të ardhmen e Turqisë. Mendoj që kjo gjë ka provokuar shumë njerëz jo vetëm ata që kundërshtojnë këto negociata. Ka një kundërshtim të madh ndaj këtij procesi. Ka shumë njerëz që e urrejnë këtë parti dhe e akuzojnë si një parti islamike që kërkon të ndryshojë jetën në Turqi dhe që kërkon ta bëjë Turqinë një vend islamik të ngjashëm me Iranin. Pra ky grup njerëzish ekzistonte që në fillim, por arsye të tjera ju shtuan zemërimit të njerëzve. Ku këtu hyjnë edhe nacionalistët turq të cilët e konsiderojnë një rrezik integrimin e kurdëve. 
Ju përmendët negociatat me Abdullah Ocalan që e konsideroni një prej arsyeve kryesore. Po ligjet që janë miratuar së fundi, lidhur me ndalimin e shitjes së alkoolit apo për akuzat e njerëzve ndaj qeverisë se po përpiqet të imponojë vlerat islamike në një shoqëri laike. Sa të vërtetë ka këtu? 
Kryeministri ynë bën shpesh deklarata si për shembull: Duam të edukojmë një brez fetar, apo alkooli është I keq. Ne të gjithë e dimë që alkooli nuk është I mirë, ashtu si dhe duhani. Pra është si një figurë dominante, një baba që na thotë se çfarë është e gabuar dhe çfarë është e mirë. Kështu ka disa ligje që imponojnë kufizime dhe njerëzit nuk e kuptojnë qëllimin e tyre. Shumë mendojnë se qeveria po ndërhyn në jetën private dhe po I detyron të jenë më shumë myslimanë, ose të paktën ekziston një frikë e tillë. Vitet e kaluara qeveria nuk I ka shpjeguar këto reforma në mënyrë të zgjeruar që edhe njerëzit ti kuptonin. Tani qeveria ka shumicën, nuk ka opozitë nga ushtria, nuk ka opozitë nga sistemi gjyqësor apo edhe media. Dhe kështu qeveria dhe kryeministri u ndje I lirë për të implementuar reforma e ligje pa I diskutuar shumë ato me palë të tjera apo pa I diskutuar në publik. Kjo ka provokuar shumë njerëz, megjithëse jo të gjithë dolën nëpër rrugë. 
Pra shumë njerëz ndihen të frustruar nga qeveria, saktë? 
Shumë njerëz janë të shqetësuar dhe ndjehen të shqetësuar. Ka shumë arsye por besoj këto janë arsyet kryesore. 
Në orët e para të 31 majit, policia ndërhyri me dhunë kundër ambientalistëve që protestonin paqësisht prej disa ditësh. Policët i vunë zjarrin tendave dhe përdorën gaz lotsjellës apo topa uji kundër tyre. Pse një reagim kaq brutal? 
As unë vetë nuk munda të kuptoj qëllimin e këtij veprimi të policisë sepse të gjithë menduan se kjo gjë do të provokonte një reagim më të madh dhe në fakt kështu ndodhi. Mendoj se kryeministri ynë është një politikan i zgjuar, por është qeveria që jep urdhrat, ndaj nuk e kuptoj këtë veprim. 
A ishte kjo një taktikë vetëvrasëse për Erdogan, pra nëse policia nuk do të kishte reaguar kaq dhunshëm mbase nuk do të kishim protesta të tilla kaq masive? 
Njerëzit ishin skeptikë ndaj këtyre ndryshimeve të fundit dhe debatet që ekzistojnë. Por ka një karakteristikë të popullit turk që duhet ta kuptoni. Ata mund tëp resin sikur nuk po ndodh asgjë dhe krejt papritur shpërthejnë. I tillë ishte ky reagim. Ata kishin disa probleme dhe shqetësime dhe arriti një moment kur shpërthyen, pra njerëzit dolën nëpër rrugë duke demonstruar për Ataturkun. Janë njerëz që nuk janë të kënaqur me politikat e kësaj qeverie apo që kanë frikë në ndryshimet që mund ti bëhen themeleve të republikës, kushtetutës, çështja e kurdëve, alkooli, besimi etj. Pra të gjithë ndjenë se duhet të bënin diçka. Shumë prej tyre janë studentë, përfshirë edhe studentët e universitetit tim. Ata janë studentë te thjeshtë por që po përpiqen të tregojnë ekzistencën e tyre. Pra ata janë aty dhe qeveria duhet të marrë më shumë në konsideratë se çfarë duan njerëzit, veçanërisht të rinjtë. 
Shumë njerëz argumentojnë se këto protesta ishin një surprizë veçanërisht për komunitetin ndërkombëtar sepse Rexhep Taip Erdogan është një lider shumë popullor. Është ai vërtet I tillë, a e duan ende turqit Erdoganin, ashtu si disa vite më parë? 
Po në fakt ai është ende shumë popullor por turqit e ndjejnë si një figurë shumë dominuese, një baba që di gjithçka dhe do të vendosë për gjithçka. Jashtë Turqisë mbase kjo gjë nuk ndihet. Në shumë vende ai luan një rol mjaft pozitiv padyshim duke ndërmjetësuar mes vendeve si përshembull mes serbëve dhe shqiptarëve, apo arabëve dhe izraelit e kështu me radhë. Politikat e tij të jashtme nuk janë aspak të këqija. Po kështu edhe politikat e tij ekonomike ka qënë të suksesshme. Ai ia ndryshoi fytyrën Turqisë, është e vërtet. Por njerëzit kanë nevojë për më shumë. Nuk kanë nevojë thjesht për ndërtesa të mëdha apo qendra tregtare. Ata kanë nevojë për më shumë respekt. Kryeministri nuk duhet të dalë çdo ditë në televizion duke bërë këto deklarata si për shembull: Duhet të bëni tre fëmijë. Por këto fjalë edhe brenda një familje dikush mund të thotë-nuk është puna jote se sa fëmijë bëj unë. 
Pra ai është imponues doni të thoni? 
Pra ai përpiqet të imponojë disa gjëra duke thënë më shumë se çi takon një kryeministri. Nuk I takon një kryeministri të merret me çdo aspekt të jetës sociale të popullit. Mbase herë pas herë, por ai I përsërit kaq shpesh këto deklarata të cilat I shqetësojnë njerëzit kur përsëriten për një kohë të gjatë. Mos harroni se ai është kryeministër I Turqisë tashmë për më shumë se 10 vjet. Dhe njerëzit shqetësohen dhe lodhen me këto gjëra. Të rinjtë që sot demonstrojnë sot nëpër rrugë, ishin në klasë të dytë kur ai erdhi për herë të parë në pushtet. Ata janë rritur me këtë njeri në pushtet dhe nën qeverisjen e tij. Dhe ajo çka është interesante se kjo qeveri edukoi këtë brez që sot proteston kundër saj. Mendoj gjithashtu se ka një konflikt brezash. Ka një brez modest, korrekt, pa alkool me një jetë të organizuar familjare dhe sociale. Por kjo është shumë perfekte. Të rinjtë duan të jenë më të lirë qoftë edhe të gabojnë. 
Ndërkaq ka edhe një problem tjetër. Në ditët e para, pati shumë pak raportime për protestat që po ndodhnin. Pra mediat turke po fshihnin atë çka po ndodhte dhe të gjithë pyesin pse. 
Mbase sepse nuk ekziston një media e lirë? 
Ka një media të lirë, por pronarët e mediave pse nuk shkruan për atë që ndodhi? Kjo është një pyetje që e bëjnë të gjithë. Mbase ata menduan se nëse raportonin për këto ngjarje, do të kishte pasoja negative, kryesisht ekonomike dhe tregtare. Sepse pronarët e mediave zakonisht janë pronarë kompanish të mëdha tregtare apo në sektorë të tjerë. Pra ata kishin frikë për përfitimet e tyre apo marrëveshjet, çka nuk është një shembull I mirë për një vend demokratik. 
Ju thatë vend demokratik, por a është Turqia një demokraci funksionale, duke patur parasysh se shumë intelektuale dhe gazetarë ndodhen prapa hekurave. Pra sa autokratike është qeverisja e Rexhep Taip Erdogan? 
Më duhet të pranoj se qeveria e Erdogan ka bërë disa ndryshime që e dëmtonin demokracinë turke, përshembull ndikimi tepër I fortë I ushtrisë apo ndikimi I sistemit gjyqësor. Qeveria ka bërë reforma të rëndësishme për ta bërë demokracinë në Turqi më të fortë, por pavarësisht këtyre zhvillimeve ka një lloj stili turk të demokracisë në vend. Por bashkë me këto reforma qeveria ka dobësuar cdo forcë tjetër që mund të luftojë apo ti bëjë opozitë qeverisë, cka ka krijuar një forcë autoritare. Pra atyre nuk u pëlqen kur të tjerët mendojnë ndryshe. Njerëzit në qeveri kanë vënë njerëzit e tyre përreth nëpër institucione. Dhe vetëm njerëzit që kanë lidhje me partinë në pushtet mund të marrin disa pozicione të caktuara. Por qeveria duhet të mendojë për bashkëjetesën. Pra ata njerëz që nuk janë anëtarë të partisë duhet të kenë të njëjtin shans me njerëzit që janë pjesë e partisë. Përshembull nëpër universitete, të gjithë rektorët janë nga partia e Erdogan. Dhe ky nuk është aspak një shembull të mirë. Ndaj dhe jo të gjithë votuan për Erdogan. Ndërsa edhe nga ai 50 % që votuan për të, vetëm 10 % e tyre kanë përfituar nga mbështetja e qeverisë, ka të bëjë me fraksione të organizuara dhe fetare që kanë pozicione të mira nëpër institucione. ndërsa 40 % që votoi për të por që ndonjëherë pi alkool dhe mbase nuk shkojnë nëpër xhami, nuk ka përfituar. 
A është e vërtetë, që kryeministri juaj po përpiqet të bëjë disa ndryshime në kushtetutë për të forcuar pozicionin e presidentit, sepse ai vetë kërkon të bëhet kryetar shteti pas këtij mandate, dhe madje ka deklaruar se do ta bëjë në një formë allaturka, dhe njerëzit kanë frikë se ai mund të bëhet një lloj sulltani? 
Mbase jo një sulltan, por ai është mik i ngushtë i Vladimir Putin pra ka një lloj demokracie ruse në vend. Dhe ju e dini që Medvedev u ndërrua me Putin dhe më pas ia dha prapë presidencën. Mbase ka njerëz që duan këtë lloj presidence për Turqinë. Pra një kryeministër që të ketë këto mundësi. Ka në fakt një debat për të rritur rrolin e presidentit në Turqi. 
Por a e ka thënë vetë Erdogan që do të bëhet president apo jo? 
Nuk jam shumë e sigurt nëse e ka shpallur veten kandidat për këtë post por shumë njerëz mendojnë se ai do të kandidojë për president dhe që do të ketë një pozicion më të fortë në shtet. Kjo është një tjetër arsye që ka mërzitur njerëzit të cilët I druhen një presidenti më të fuqishëm. 
Shumë media ndërkombëtare që kjo që po ndodh në Turqi është një konfrontim mes pluralizmit dhe autoritarizmit të Erdogan apo ju e shihni si një përballje mes islamizmit dhe laikëve? 
Do të thosha që ka patur gjithmonë një kundërshtim apo opozitë ndaj kësaj qeverie që ka imazhin si një parti islamike. Por në mendimin tim ajo nuk është e tillë, është një parti islamike, por neoliberale me disa ngjyra islamike. Nëse këto ngjyra pastaj janë të vërteta apo jo , është cështje tjetër. Por ata sillen si myslimanë të mirë. Gjithmonë në fakt ka patur një konflikt mes laikëve bashkë me e qemalistët dhe lëvizjeve islamike. Ashtu sic ka patur një konflikt mes njerëzve në qytet dhe atyre në zonat rurale. Kjo është një arsye pse njerëzit sot protestojnë, por jo e vetmja. Pra ka qënë dikur një frikë se vendi mund të shndërrohej si Irani dhe ka patur protesta për këtë, por sot kjo nuk diskutohej më. 
Le të qendrojmë këtu sepse kam parë njerëz, turq që shkruajnë nëpër blogje në internet. Këto protesta kanë të bëjnë me lirinë, ne nuk duam të bëhemi si Irani. Rrezikon me të vërtet vendi juaj të bëhet si Republika Islamike pra? 
Jo nuk mendoj kështu. Turqia nuk të bëhet si Irani sepse atje ka patur gjithmonë një sistem tjetër sheikësh, cka nuk ka qënë në Turqi as në periudhën otomane. Madje edhe perandoria otomane, ishte pjesërisht një perandori sekulariste. Pra nuk mendoj që ka një rrezik të vërtet por shumë njerëz mendojnë se cdo parti që ka ngjyra islamike mund të përbejë rrezik për Turqinë, për sekularizmin. Njerëzve nuk u pëlqen pra që partia në pushtet të jetë e tillë. Edhe opozita e ka akuzuar Erdoganin se është islamik, por nuk mendoj që ka baza të vërteta ky lloj pretendimi. 
Të gjithë po përpiqen të përcaktojnë atë që po ndodh në Turqi. Në mendimin tuaj a është ky një revolucion, një pranverë turke? 
Jo nuk është pranvera turke dhe as një revolucion. Por është një reagim. Njerëzit, ata 50 % që nuk votuan për Erdoganin duan të thonë se janë aty, dhe se duhet të pyeten dhe respektohen më shumë nëse do të bëhen ndryshime në cdo plan që qeveria ka. Pra duan të merren në konsideratë. Ata nuk po thonë që qeveria nuk është demokratike, por ata thonë që janë injoruar, ashtu si dhe interesat e tyre. Sot kudo mbizotërojnë kapitalistët e mëdhenj dhe gjithçka po bëhet komerciale. Aty ku kishte parqe sot ka qendra tregtare, pra cdo gje po kthehet në para. Ndaj njerëzit janë të shqetësuar, vecanërisht ata në qytet. Sepse shohin gjithë këto ndryshime. Gjithcka kthehet në para dhe komercializohet në emër të Allahut. Dhe kjo I zemëron njerëzit, vecanërisht besimtarët që nuk e shohin këtë si një politikë të ndershme, kur njerëzit përdorin votat për fe dhe krejt papritur sheh se kanë ndërtuar godina të mëdha. 
Ka një opozitë të dobët në Turqi, pse sipas mendimit tuaj. Vecanërisht partia më e madhe opozitare është shumë e dobët. A nuk e ka lejuar Erdogan opozitën të rritet të fuqizohet? 
Nuk besoj se mund ta akuzojmë Erdoganin sepse opozita është e dobët. Partia më e madhe opozitare, fatkeqësisht nuk është një parti social demokrate megjithëse pretendon të jetë e tillë. Por gjithë deklaratat e kësaj partie janë republikanizmi, sekularizmi, principet e Ataturkut, ndaj ajo nuk mund të luajë rolin e një opozite social demokrate, rol të cilin po e luan vetë partia e Erdogan. Partia e tij është social demokrate, fetare, kapitaliste, e majtë edhe e djathtë. Pra gjithçka është brenda kësaj partie përvec nacionalizmit. Sepse Erdogan ka deklaruar që është kundër nacionalizmit. Mendoj se vetëm një forcë politike liberale e qendrës së djathtë do të ishte një opozitë e fortë ndaj kësaj qeverie. Mbase me të njëjtat argumente si ato të partisë së Erdogan. Dhe nuk duhet të harrojmë se ai është një figurë tepër popullore, një njeri I suksesshëm që motivon njerëzit. Shumë njerëz votojnë për partinë për shkak të tij. Po të mos ishte Erdogan, partia do të fitonte vetëm 10 %të votave. Sepse ai një imazh tepër pozitiv jo vetëm brenda Turqisë, por edhe jashtë vendit, ndaj njerëzit cuditen nga këto protesta. Por pavarësisht kësaj, ka plot që ende e mbështesin Erdoganin, dhe dalin në rrugë për ta përkrahur. Ai është I aftë ti bindë njerëzit. 
Kemi parë gjatë këtyre ditëve një mbështetje të madhe për protestuesit. Shumë njerëz nuk dolën në protestë por i përkrahën protestuesit, njerëz që i binin tenxhereve në dyert e shtëpisë, shoferët e taksive që i binin burive. Pra një solidaritet dhe mbështetje të madhe ndaj këtyre protestave. Si e shpjegoni këtë? 
Sic e thashë, ka shumë kundërshtim mes njerëzve, qofshin nacionalistë të majtë, apo sekularistë. Por në mendimin tim, si historian e jo si politikan, pika më e rëndësishme që ka shkaktuar zemërim është pikërisht ajo e negociatave me liderin e PKK-së, Ocalan. Kjo gjë ka shkaktuar më shumë provokime. Turqit kanë frikë se po humbasin shtetin e tyre komb. Kanë frikë se cfarë do të ndodhë. Pra do të hiqet emir I turqve në kushtetutë ashtu siç kërkon partia e kurdëve? Sepse ata kërkojnë barazi, çka do të thotë që nuk do të ketë emrin republika e Turqisë. Njerëzit nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me Turqinë pas këtyre negociatave ndaj dhe janë skeptikë. Ndaj dhe ata po I mbështesin këto protesta nga këto frikëra që kanë. Ndaj qeveria duhet ta bëjë të qartë se çfarë do të ndodhë në kuadër të këtyre negociatave. Pra ka arsye që njerëzit të druhen se do të humbasin simbolet e tyre kombëtare apo nuk do të ketë ndryshime. Por nëse nuk do të ketë ndryshime, do të jenë turqit të pakënaqur. Ndaj është një pozicion i vështirë për qeverinë. 
Mendoni se këto ngjarje, veçanërisht reagimi I qeverisë do të testojnë marrëdhëniet mes Erdogan dhe presidentit amerikan Barak Obama, duke patur parasysh që protestat nisën pak ditë pas kthimit të Erdogan nga vizita e tij në Shtëpinë e Bardhë, ku u theksua nevoja e SHBA-ve për ndihmën e Turqisë për situatën në Siri, Iran dhe Irak sepse Turqia është një faktor I rëndësishëm në rajon. 
Shumë njerëz në Turqi besojnë se Erdogan nuk është I pavarur nga politika e SHBA-ve. Sipas tyre ajo cka duan SHBA-të, Erdogan bën. Kjo është një tjetër arsye e këtij reagimi. Përpara se ai të shkonte në SHBA, pati shpërthime dhe konflikt brenda Turqisë nga Siria. Ai mbase shkoi ti kërkonte Obamës mbështetje dhe ndihmë kundër Sirisë, por nuk morri dot mbështetjen e presidentit amerikan. Me sa kam lexuar, Erdogan nuk morri dot mbështetjen e Obamës për të vepruar kundër Sirisë. Pra nuk mund të veprojë për momentin kundër Sirisë dhe ai është shumë I angazhuar në këtë konflikt. Kjo është një tjetër arsye që ka shkaktuar shqetësim sepse njerëzit nuk e kuptojnë se pse kryeministri turk është kaq I angazhuar në konfliktin në Siri. Pra atyre nuk u pëlqen kjo gjë. 
Cili mendoni se do të jetë reagimi i Washingtonit, sepse deri tani kemi parë vetëm disa deklarata të kujdesshme me thirrje që njerëzit të vetëpërmbahen. 
Nuk e di në fakt se si Washingtoni do të reagojë ndaj këtyre ngjarjeve por mendoj se jo vetëm turqit por edhe vendet fqinje janë pak të shqetësuar ndaj këtij dominimi të Erdogan. Në emër të tij, duket sikur Sulltan Sulejmani është ringjallur. E kam parë në disa vende. Në Armeni për shembull, studentët po mbështesin protestat këtu. Pra ka një lloj frike aty ku turqit nuk janë shumë popullor. 
Ata kanë frikë nga një Turqi dhe Erdogan I fuqishëm dhe I suksesshëm. Atyre nuk pëlqen një fuqi e tillë e që po rritet, dhe jo vetëm nga ana ekonomike. Nuk bëhet fjalë për një frikë nga islamizmi por nga një Turqi e re që mund të përpiqet të imponojë gjërat. 
Për aq sa ju keni informacion, a kanë marrë pjesë shqiptarët në këto protesta, sepse në Turqi ka një komunitet të madh shqiptarësh. A janë bërë pjesë e protestave ata? 
Shqiptarët në Turqi nuk janë një grup homogjen. Ka shqiptarë të majtë, të djathtë, mbështetës të qeverisë. Ndaj dhe nuk ka një formë unike reagimi nga ana e tyre. Mbase disa prej tyre protestojnë dhe të tjerët jo. 
Ju thatë se nuk besoni që kjo është pranvera turke. Por nëse rezulton e tillë, mendoni që do të ketë pasoja të rënda në rajon, duke shkaktuar edhe një konflikt në Lindjen e Mesme, duke patur parasysh që Turqia është një faktor I rëndësishëm në rajon. 
Do të thosha që nëse protestuesit do të kenë sukses, do të kemi zgjedhje të parakohshme. Por mendoj se Erdogan do të zgjidhet sërish. 
Pra po thoni që edhe pas gjithë këtyre ngjarjeve Erdogan mund të fitojë zgjedhjet? Pse, pse mendoni kështu? 
Sepse ai ka një mbështetje të madhe dhe qeveria ka qënë e suksesshme në politikat e saj. Nuk ka probleme të mëdha ekonomike që njerëzit I kishin përpara kësaj qeverie. Pra këto arsye nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar sistemin. Ata mbase duhet të presin pak më shumë. 
Pra nëse ai kandidon, mund të fitojë sërish? 
Edhe nëse kandidon si president mendoj se do të fitojë. 
E vetmja fitore do të ishte nëse ai nuk kandidon më. Sepse partitë e tjera nuk janë aq të forta. 
Profesor faleminderit për këtë intervistë. 
Ju lutem. Unë jam thjesht një historian, dhe jo një politikan dhe gjithçka thashë ka të bëjë me përshtypjet e mia si një qytetar turk.


ERJONA RUSI, Balkanweb

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

 Erdogan do të fitojë sërish. Turqit të frikësuar nga “rikthimi” i Sulltan Mehmetit Empty Re: Erdogan do të fitojë sërish. Turqit të frikësuar nga “rikthimi” i Sulltan Mehmetit

Sat 15 Jun 2013 - 17:22
Message reputation : 100% (1 vote)
tema kalon tek  Te Ndryshme 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi