Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

3434 Vdes personi i pestë nga ethet hemorragjike

Sun 23 Jun 2013 - 14:12
Vdes personi i pestë nga ethet hemorragjike Rriqra-1371816460-1371971280
Të shtunën rreth orës 16:30, ka ndërruar jetë një 40-vjeçar nga fshati Kralan i Gjakovës, si pasojë e pickimit të rriqrave. Këtë gjë e kon?rmoi për gazetën infektologu Sali Ahmeti, i cili njëherësh është edhe shef i repartit të etheve hemorragjike në Klinikën e Infektivës.
Ky është rasti i pestë që shënon vdekjen nga pickimi i rriqrave në vendin tonë gjatë këtij sezoni. Sipas doktor Ahmetit, gjendja e pacientit ka qenë shumë e vështirë kur ka ardhur në Klinikën e Infektivës.
“Të premten pasdite ka ardhur në Klinikën e Infektivës dhe gjendja e tij ka qenë jashtëzakonisht e rëndë. Edhe gjatë gjithë kohës jemi munduar që të bëjmë çmos që ta shpëtojmë, por për fat të keq gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë dhe nuk ka mundur të përballojë”, ka treguar Ahmeti.
Ndryshe, të premten ka vdekur edhe një pacient nga rrethi i Malishevës i moshës 31-vjeçare. Zonat të cilat në vendin tonë janë më të rrezikuarat nga prania e rriqrave përpos Malishevës, janë edhe Suhareka, Rahoveci e Klina. V. Halimi

/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi