Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Erdogan, “mësime” demokracie Egjiptit Empty Erdogan, “mësime” demokracie Egjiptit

Thu 11 Jul 2013 - 0:30
Kryeministri turk Rexhep Tagip Erdogan ka dënuar ditën e sotme grushtin e shtetit të zhvilluar në Egjipt që rrëzoi nga pushteti presidentin Morsi. Gjithashtu, në fjalën e tij ai dënoi edhe hipokrizinë e qeverive perëndimore që u treguan të gatshme të mbështesnin këtë veprim që, sipas Erdogan, shkon ndesh me demokracinë.

“Është shumë gjë e keqe për vendet ku organizohen grushte shteti. Këto vijnë ndesh me demokracinë”, theksoi ai gjatë një deklarate televizive.

“Ata që bazohen tek fuqia e armëve, ata që bazohen tek forca e masmedias, nuk mund të ndërtojnë dot demokracinë. Demokracia mund të ndërtohet vetëm përmes kutive të votimit”, shtoi ai.

Erdogan dënoi edhe qëndrimin e fuqive perëndimore, të cilat nuk e quajtën grusht shteti ndërhyrjen e ushtrisë egjiptiane për të rrëzuar Morsin. “Perëndimi dështoi në testin e sinqeritetit. Më vjen keq, por demokracia nuk i pranon këto”. Kryeministri turk ftoi popullin egjiptian që të mendojë me gjakftohtësi dhe mos lejojë të ndodhin të tilla veprime në vendin e tyre. “Çdo grusht shteti, pa përjashtmin, e çoi Turqinë dekada mbrapsht, paralizoi ekonominë turke. Çdo grusht shteti i kushtoi shumë shtrenjtë vendit, kombit, brezave të rinj”.

Ushtria turke ka ndërhyrë duke organizuar katër grushte shteti nga viti 1960 deri më sot. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi