Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Davidi
Davidi
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/07/2013

U Festua 15-vjetori i Fronëzimit të  Mitropolitit Joan në Mitropolinë e Korçës. Empty U Festua 15-vjetori i Fronëzimit të Mitropolitit Joan në Mitropolinë e Korçës.

Mon 22 Jul 2013 - 16:16
Fronëzimi i Hirësisë së Tij Joanit si Mitropolit i Korçës u krye më 25 Korrik të vitit 1998. Sot megjithese katër ditë para u përkujtua kjo ngjarje e shënuar dhe kaq e rëndësishme për besimtarët orthodhoksë të Mitropolisë. Për më tepër këtë vit Hirësia e Tij Joani mbushi plot 15 vjet në fronin e Kryebariut shpirtëror të Korçës. Ai është Mitropoliti i parë pas monizmit por dhe i vetmi me kaq kohëzgjatje në fronin e Mitropolitit të Korçës sepse të gjithë pararendësit e tij kanë qëndruar më pak se kaq për shkaqe të ndryshme. Në Meshën e Shënjtë, morën pjesë të gjithë klerikët e Mitropolisë dhe shumë besimtarë orthodhoksë nga e gjithë Mitropolia. Me këtë rast Mitropoliti nderoi disa nga klerikët më të vjetër me tituj nderi. Pak para fundit At Ilia Kotnani si përfaqësues i gjithë klerikëve falenderoi Hirësinë për të gjitha ato sa ai ka ofruar në këtë Mitropoli. Hirësi Joani gjithashtu falenderoi Zotin por dhe të gjithë klerikët dhe laikët për ndihmën që i kanë dhënë në kryerjen e funksionit të tij. I falenderoi, gjithashtu, të gjithë për urimet dhe në fjalën e tij përmendi rëndësinë që kanë përkujtimoret nga ana shpirtërore në jetën e Kishës për të gjithë si klerikë dhe laikë. Pas Meshës në ambjentet e Kishës shumë besimtarë uruan Hirësi Joanin, shumë prej tyre dëgjuan me kujdes këshillat shpirtërore të tij. Të gjithë uruam që për shumë vjet të jetë pranë nesh. Gjithashtu shumë urime morën dhe klerikët që morën tituj nderi.

U Festua 15-vjetori i Fronëzimit të  Mitropolitit Joan në Mitropolinë e Korçës. P7210001

U Festua 15-vjetori i Fronëzimit të  Mitropolitit Joan në Mitropolinë e Korçës. P7210044

U Festua 15-vjetori i Fronëzimit të  Mitropolitit Joan në Mitropolinë e Korçës. P7210022



Davidi
Davidi
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/07/2013

U Festua 15-vjetori i Fronëzimit të  Mitropolitit Joan në Mitropolinë e Korçës. Empty Re: U Festua 15-vjetori i Fronëzimit të Mitropolitit Joan në Mitropolinë e Korçës.

Mon 22 Jul 2013 - 16:17




Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

U Festua 15-vjetori i Fronëzimit të  Mitropolitit Joan në Mitropolinë e Korçës. Empty Re: U Festua 15-vjetori i Fronëzimit të Mitropolitit Joan në Mitropolinë e Korçës.

Mon 22 Jul 2013 - 16:23
Si nuk e pash si lajm ne asnje faqe te internetit kete shkrim...apo shkrime te tjera qe kane lidhje me fete e ndryshme pervec ato te Islamit qe kudo qe te klikosh vec per te do lexosh!!

Megjithate urime dhe percjellshit vetem dashuri e paqe tek njerezit!

Flm dhe ju qe e ndate me ne!
Sponsored content

U Festua 15-vjetori i Fronëzimit të  Mitropolitit Joan në Mitropolinë e Korçës. Empty Re: U Festua 15-vjetori i Fronëzimit të Mitropolitit Joan në Mitropolinë e Korçës.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi