Sekreti i kësaj vere, guximi. Rikthehet barku jashtë
Thu 25 Jul 2013 - 15:53
Një bisedë me Estela Ujkën për modën dhe tendencat e 2013.
Çfarë duhet të kemi kujdes dhe si duhet të vishemi
Entela Resuli
-Gardëroba është ajo që njeh ndryshimet më të mëdha sa herë ndërrohen stinët. Edhe vera e vitit 2013 do të flasë ndryshe. Sot do t’ju tregojmë për tendencat në veshje. Nëpërmjet personazhit tonë ne do t’ju tregojmë se çfarë është në modë, ndërsa stili është ekskluzivitet i juaji. Estela Ujka punon në një nga bankat më të rëndësishme në vend. Teksa ngjit shkallët për në zyrë, por edhe gjatë qëndrimit në orarin zyrtar të punës bie në sy për një kujdes të veçantë ndaj veshjes. Ajo ka një pasion të madh për modën aq sa çdo gjë që del e provon vetë. Për t’i dhënë jetë këtij pasioni, por edhe për të ndarë me të tjerët ajo ka një blog të vetin ku çdo të re nga fusha e modës e gjen aty. Vetë është një nga femrat më të kuruara në kryeqytet. Në këtë rrëfim, përveç këshillave na tregon edhe kohën kur ka lindur pasioni i saj për modën: “Unë mendoj se vitet ‘90 kanë përcaktuar pasionin për modën, megjithëse ishin edhe vitet e para të demokracisë. Atëherë, sapo filluan të shfaqeshin revistat e para të modës të cilat ne i kopjonim, i vizatonim dhe i stilonim me binjaken time deri në orët e vona të natës”. Ata që kanë një memorie të mirë e mbajnë mend vajzën brune që vite më parë ka punuar në televizion si prezantuese. Sot, ka një tjetër drejtim në jetë. I është përkushtuar profesionit të saj edhe familjes. Kemi folur me Estelën për të bërë një “guidë” në tendencat e kësaj vere.
Estela, si një njohëse e mirë e modës dhe e tendencave. Çfarë mund të veshim këtë verë?
Unë kam një listë me “Must” në mendje, por ka dhe trende, të cilat do të kenë ndikimin e tyre në masë, por që nuk këshillohet të ndiqen nga të gjithë. Për mua printet do të jenë trendi më i mirë i verës. Do të jenë ende motivet, kryefjala e ngjyrave të verës, jo me “Block Color apo Neons”, por mikse. Ndikimi i viteve '90 do të rikthehet dhe për sezonin e verës siç na ndoqën në dimër: xhinset e shkurtra me bel lartë apo dhe dungarees apo kominoshet janë padyshim një trend që jo të gjithë mund ta ndjekin, por janë të freskëta dhe të guximshme. Për mua pantallonat e shkurtra të gjera prerje serioze me bel lart pak të fryra do të jenë versioni shik i xhinsit që nuk duhet të mungojë në gardërobë. Gjithashtu, fundet apo fustanet mermaid (sirenë) apo të fryra vetëm poshtë të shkurtra apo treçerekshe janë padyshim prerja ime e parapëlqyer. Me keqardhje duhet të pohoj që barku jashtë, tendencë e viteve '90 do të rikthehet fuqishëm. Lum ato që mund ta veshin s’do më vinte fare keq të shikoja vajza të reja me këtë stil në rrugë, por për mua është në listën e... “harroje”. As të mos mendoni që këtë verë të mos keni një “Maxi dress” lë të jetë pambuku apo mëndafshi njëngjyrësh apo me printe nuk ka rëndësi këtë verë.
“Maxi dress”- me sheshka do të jetë një alternativë shumë e mirë. Tek ne nuk bën kurrë ftohtë që në darkë ta veshësh me xhaketën e lëkurës. Gjithsesi për mua mbetet një “look” që duhet provuar dhe unë e kam gati për në blogun tim.
E bardha- tashmë është ngjyra pa stinë në dimër dhe në verë. E bardha përbën tendencë dhe është ngjyra e klasit pastërtisë dhe qetësisë. Jo vetëm në veshje, por dhe në këpucë e sandale e bardha mbetet unike.
“Metalic pieces”- apo copëza metali në veshje këpucë çanta apo kapele për më të guximshmit. Nëse klasikja nuk është stili yt, guxo me veshje metalike edhe në verë. Vijat e trasha dhe fusha e shahut do të vijojnë të jenë trend dhe për verën dhe nuk i vë faj me të nxirën. Padyshim do të na lënë pa frymë. Sandalet Sandalet e verës padyshim mbeten ato me thembër të mbuluar që mbërthehen te kyçi qofshin këto me pjesën para të hollë, apo aq më mirë kur e kanë të plotë e të trashë. “Gladiators” apo “Espadrilles” do të jenë sheshkat alternative që do të rrinë shumë mirë me veshjet e lehta. Si dhe sandalet me platformë dhe taka të trasha apo ortopedike. Transparenca në takë apo dhe në pjesë të sandales do të jetë e atashuar me verën e 2013. Çantat Çantat edhe këtë verë mendoj se do të jenë: sa më të mëdha, për pushime apo për mamatë. Mund të zgjidhen edhe çanta - zarfe për pasditet e zonjushave.
Aksesorët
Aksesoret: vëth dhe varëse sa më të ngarkuara “Statement Nechklases” apo “Drop Earing” me sa më shumë ngjyra apo sa më shume gurë do të jenë edhe këto të domosdoshme.
Guximi
Çelësi i kësaj vere do të jetë “guximi”. Sa më ndryshe të vish në përzierje trendesh e stilesh dhe sa më konfident të ndihesh me to, aq më shumë do të jesh e pëlqyer dhe e admiruar. Mjafton që kjo të të sjellë shumë kënaqësi gjatë procesit të krijimit dhe gjatë interpretimit. Padyshim, zonjat që nuk e gjejnë veten në asnjërin prej këtyre trendeve mund të vazhdojnë të zgjedhin:
Kombinimin Bardh e zi
Fundet apo fustanet “Midi” apo nën gju, të ngushta apo të gjera. Kthimi i “Retro style” i viteve ‘20 -40 apo ‘60 padyshim është më i sofistikuar e seksi ndaj dhe në verë do të jeni shumë “safe” nëse veshja zgjon sadopak sharmin e atyre viteve. Bionde Flokë të verdhë të gjatë apo të shkurtër (jo gri as platin, thjeshtë të verdha ). Vija në mes ose ekstremisht anash pa volum, topuzi i kapur poshtë si dhe prerjet e shkurtra për guximtaret do të jenë krehjet e verës padyshim dhe gërsheti për ato që dinë ta mbajnë bukur.
Pasioni për modën
Po unë mendoj se vitet ‘90 kanë përcaktuar pasionin për modën, megjithëse ishin dhe vitet e para të demokracisë. Sapo filluan të shfaqeshin revistat e para të modës të cilat ne i kopjonim i vizatonim dhe i stilonim me binjaken time deri në orët e vona të natës. Nga kjo moshë e deri me sot interesi vetëm është shtuar duke e zhvendosur krijimtarinë nga fleta tek jeta e përditshme. Mua, ideja e krijimit të një veshje me emocionon aq shumë dhe më jep një kënaqësi shumë të madhe sa shpeshherë ndihem dhe në faj pse nuk më ndodh e njëjta gjë me gatimin. Personalisht nuk mendoj se kam një stil të përcaktuar, jam ende në eksplorim të vetes dhe të gjërave që mund të mbaj dhe të atyre që më bëjnë të ndihem mirë. Tentoj të provoj shumë edhe pse roli i një mamaje të re dhe punonjëse banke më kushtëzon në shumë zgjedhje. Stili im mendoj se është të mos rri brenda kornizave të këtyre 2 roleve. Mendoj se pamja në përgjithësi është prezantimi i parë, para artikulimit, gjestikulacioneve apo dhe mendimit.shekulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi