Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Djali i Zef Dedës feston fundin e beqarisë  Empty Djali i Zef Dedës feston fundin e beqarisë

Fri 26 Jul 2013 - 20:45
Djali i Zef Dedës feston fundin e beqarisë  1
Fundjavën që lamë pas, i ka dhënë lamtumirën beqarisë edhe djali i vogël i aktorit të njohur të humorit Zef Deda, Marjani, i cili më së shumti nga miqtë e tij thirret Mario.

Ai është bërë i njohur për një periudhë të shkurtër kohe si një ndër personazhet e Portokallisë, duke vazhduar më pas studimet në Akademinë e Arteve për kompozicion.

Këtë të dielë që lamë pas, Mario kurorëzoi dashurinë e tij disavjeçarë me Enxhin, vajzën nga Tirana, që e kishte njohur shumë vite më parë. Kurorëzimi u zhvillua në Kishën Katolike dhe më pas, në një nga lokalet më të njohura në Shkodër, u zhvillua edhe ceremonia e dasmës, citon noa.

Mbrëmja martesore është kthyer në një spektakël të vërtetë, ku kënduan me radhë edhe këngëtarët të njohur të skenës shqiptare, që ishin të ftuar, si Era Rusi, Altin Goci, Mira Konçi.

Padyshim nuk munguan notat e humorit nga vëllai i madh i Marios, Juljan Deda dhe babai tij Zef Deda. Një dasmë që me siguri do të mbahet mend gjatë nga të ftuarit e shumtë.

Çifti këto ditë po kalon muajin e mjaltit në një nga plazhet më të bukura të Greqisë në Korfuz dhe ne i urojmë një jetë sa më të lumtur bashkë.

Ndërkohë shikoni fotot me siper që kanë publikuar Marjani dhe vëllai i tij Juli.balkan-screen
Djali i Zef Dedës feston fundin e beqarisë  2

Djali i Zef Dedës feston fundin e beqarisë  3

Djali i Zef Dedës feston fundin e beqarisë  4

Djali i Zef Dedës feston fundin e beqarisë  5
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi