- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Psikologu irlandez: Religjionet do të zhduken!?
Sat 27 Jul 2013 - 12:50
"Fetë do të zhduken deri në vitin 2041”, tha psikologu irlandez Nigel Barber në hulumtimin e tij të titulluar: “Why Atheism Will Replace Religion” (“Pse ateizmi do të zëvendësojë fenë”), të cilin do ta publikojë në muajin gusht.
Hulumtimin e tij Barber i kishte bërë në 137 shtete. Ndërsa, sipas tij, nga këto hulumtime doli se në çdo shtet të zhvilluar ateizmi është në rritje. Rezultatet e hulumtimit të tij i shkroi në një artikull për Psychology Today.
Ai vë në dukje se në vendet në zhvillim, të tilla si ato të Afrikës, ateizëm fare nuk ka. Në anën tjetër, në shtetet e zhvilluara evropiane ateizmi është në rritje. Barber përmend si shembuj Suedinë (64 për qind ateistë), Danimarkën (48 për qind ateistë), Francën (44 për qind ateistë) dhe Gjermaninë (42 për qind ateistë).
Antropologët, thotë Barber, vitet e fundit merren me çështjen se pse ateizmi është në rritje në vendet ekonomikisht të zhvilluara. Antropologu James Fraser pohon se feja është një mjet me të cilin njerëzit ndihmohen të përballen me pasigurinë ekzistenciale. Barber beson se kjo tezë është e saktë.
"Ka shumë gjasa që ateistë do të jenë njerëzit me fakultet që jetojnë në qytete”, thotë ai.
Barber gjithashtu pohon se ka shumë ateistë në vendet ku pabarazia ekonomike është më pak e theksuar, si edhe në vendet me institucione të forta të shtetit të mirëqenies.
Religjioni gjithashtu nxit shumimin, thotë ai, prandaj kjo është e pashmangshme në kulturat e drejtuara kah bujqësia, kur bashkësitë familjare kanë nevojë për krahë të papaguar pune.
Zhvillimi shoqëror, sipas psikologut irlandez, me kohë do të zëvendësojë tërësisht religjionin në dobi të ateizmit. Barber parashikon që religjioni do të zhduket tërësisht në 30 vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Re: Psikologu irlandez: Religjionet do të zhduken!?
Sat 27 Jul 2013 - 12:51
Asnjehere !!!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi