- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Për dashurinë shkuan në qeli, martohen pas lirimit
Tue 30 Jul 2013 - 13:02
Përfundon në martesë aventura e dy të dashuruarve, të cilët provuan edhe burgimin për të mos u ndarë nga njëri- tjetri. Kjo është historia e Klodeta Metkolës dhe Lulzim Metës, të cilët për hir të ndjenjës, bënë çdo lloj tentativë për të larguar bashkëshortin me shkuesi të vajzës, duke i vënë tritol në makinë dhe në lavatriçe. Të dy arritën të mbijetonin në qeli duke e kurorëzuar në martesë gjithë këtë aventurë të denjë për telenovela. Vajza u dënua me katër vjet burg, ndërsa Lulzim Meta me gjashtë vjet heqje lirie. Ndërsa Klodeta Metkola duke llogaritur kohën e paraburgimit e ka përfunduar dënimin, 28-vjeçarit Meta i është konvertuar koha e mbetur me shërbim prove. Dje ishte dita e parë që Lulzim Meta paraqitej në zyrat e Shërbimit të Provës, kur për rreth 2 vjet duhet të mbajë kontakte të përjavshme. Për Lulzimin e rëndësishme është që pas gjithë kësaj historie fitoi Klodetën, për të cilën është i gatshëm që të bëj çdo gjë nga e para.
Rrëfimi
Lulzim Meta tregon se me Klodetën është njohur kohë më përpara se familja e saj të vendoste për martesën me shkuesi, e cili është pjesë e mentalitetit. “Klodetën e njoha rastësisht në shkëmbime familjare. Ishte rast vizite familjare, kur u takuam bashkë dhe që nga ajo ditë nuk u ndamë më. Unë me Klodetën njihemi që në vitin 2005, ndërsa në 2008 atë e martuan prindërit me shkuesi. Ne ishim të dashuruar, por familja nuk ishte dakord për martesën sonë. Edhe kur Klodeta u martua, ne kishim kontakte të vazhdueshme. Klodetën e fejuan dhe martuan pa dëshirën e saj se mentaliteti tek ne është ende njësoj, asnjë nuk ka ndryshuar dhe martesa me shkuesi është zakon i vjetër”, shprehet Lulzim Meta. Më tej ai rrëfen se çdo gjë që ata ndërmorën ishte me qëllim për të trembur burrin e Klodetës, që ai të largohej. “Nuk ndodhi asgjë, pasi nuk ishte kjo ideja. Ne donim vetëm ta trembnim, por herën e parë nuk ia arritëm qëllimit. Ai nuk u tremb nga ajo çka ndodhi dhe vazhdoi i njëjti avaz. Kështu që menduam planin B. Ngjarja e dytë tek shtëpia ishte për ta trembur më tepër. Çdo veprim është bërë për të mos i rrezikuar jetën as atij dhe as ishbashkëshortes së tij. Por, tek plani B ne u trembëm sepse u zbuluam dhe ramë brenda në qeli”, vijon tregimi i Lulzimit. Por, pyetjes nëse do të sakrifikonte sërish për Klodetën ai përgjigjet: Për Klodetën do ta bëja këtë sakrificë. Ne kishim edhe zgjidhje të tjera, por problemi ishte se ne kishim çdo person kundra dhe nuk kishim sesi të vepronim ndryshe. Unë fitova Klodetën dhe ne tashmë jemi bashkë të martuar”, përfundon rrëfimi i Lulzim Metës, të cilit dënimi i është konvertuar në shërbim prove.
Dëshmia e Klodetës
Klodeta Metkola gjatë procesit gjyqësor ka pohuar se qëllimi i saj ishte të trembte burrin dhe ai të largohej jashtë vendit. Ajo ka menduar së bashku me Lulzimin që të kryenin diçka me qëllim për të trembur Endërimin me qëllimin e vetëm që të detyrohej të ikte nga Shqipëria dhe të ndahej prej saj. Në fillim Lulzimi ka shkruar tek dera e apartamentit të tyre “do të djegim nga shoferët”. Meqenëse pas këtij episodi Endërimi nuk reagoi siç e prisnin ata, atëherë Lulzimit i ka lindur mendimi për ta frikësuar Endërimin duke vendosur tritol tek furgoni i tij. Pas vendosjes së tritolit në furgon, Lulzimi ka vazhduar me tritolin në banesë.
fabula
Një vajzë mes dy burrave
Dy të dashuruar bien në hall kur vajza martohet me shkuesi me dikë tjetër. Djali kërcënon rivalin fillimisht me telefon. Më pas nisin kërcënimet me vendosje tritoli në makinë dhe në shtëpi, derisa e vërteta u zbulua. Klodeta i jepte të dashurit çelësat e makinës së Endërimit, pra burrit të saj dhe i dashuri 28-vjeçar vendosi tritolin. E njëjta gjë ndodhi edhe me apartamentin, kur Endërimi për pak shpëtoi nga shpërthimi i fuqishëm i tritolit. Gjykata e Apelit në Tiranë dënoi 4 vjet në burg vajzën 22 vjeçe dhe dënoi me 6 vjet të dashurin e saj, pasi kishin kërcënuar bashkëshortin me shpërthime tritoli që më në fund të realizonin ëndrrën e tyre të hershme, pra të martoheshin me njëri-tjetrin. (shekulli)
Re: Për dashurinë shkuan në qeli, martohen pas lirimit
Tue 30 Jul 2013 - 13:44
E Lexova tek top chanel ne tv kete lajm,dhe ishte teper interesant dhe shume i bukur qe perfunduan bashk dy te dashuruar,sado rruga qe zgjodhen me bomb,apo trembje esht e gabuar.Te jet shembull per njerezit qe dashurojn,te bejn gjithcka qe te jen bashk,pa marr parasysh asgje
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi