Shkuan në ekskursion, 7 adoleshente kthehen shtatzëna
Sun 21 Dec 2014 - 23:29
Bosnja është një ndër shtet e rajonit që ka përqindjen më të lartë të adoleshenteve shtatzëna
Kishin shkuar në një ekskursion disa ditor me shokët dhe shoqet e klasës, por 7 prej vajzave të mitura, janë kthyer në shtëpi shtatzëna.
Dhjetëra nxënës serbë të një shkolle fillore në Bosnjë Hercegovinë, në Republikën Srpska, shkuan në një ekskursion pesë ditorë, që për disa prej tyre rezultoi fatal.
Prindërit e tyre kishin mbetur të shokuar kur kishin mësuar lajmin, pavarësisht këshillave që u kishin drejtuar fëmijëve që të mos abuzonin me alkoolin dhe me gjëra të tjera.
Disa prindër të tjerë kanë bërë përgjegjës mësuesit e tyre.
Koordinatori për Shëndetin Riprodhues Kombëtar në Bosnjë, Nenad Babiç, ka fajësuar prindërit dhe institucionet arsimore, duke thënë se kjo ka ardhur si pasojë e neglizhencës së tyre dhe mosedukimit të fëmijëve rreth edukatës seksuale.
Bosnja është një ndër shtet e rajonit që ka përqindjen më të lartë të adoleshenteve shtatzëna. E lartë mbetet edhe përqindja e dështimeve dhe lindjeve të parakohshme.
Në prill të këtij viti, u publikua rasti i një 13-vjeçare, e cila kishte mbajtur shtatzëninë sekret deri në muajin e shtatë, moment ku prindërit e kishin të qartë që vajza e tyre nuk kishte shtuar në peshë, siç mendonin më parë.
/Shekulli Online/E.G./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi