Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Greqi, në kërkim emigrantët e arratisur nga kampi Amygdaleza Empty Greqi, në kërkim emigrantët e arratisur nga kampi Amygdaleza

Mon 12 Aug 2013 - 14:16
ATHINË - Policia greke ka ndërmarrë një operacion në Athinë për gjetjen e emigrantëve të arratisur gjatë trazirave të djeshme në një kamp refugjatësh, që shkaktuan 10 të plagosur në radhët e forcave greke të rendit, njoftuan sot burime zyrtare.
Greqi, në kërkim emigrantët e arratisur nga kampi Amygdaleza 2ztewcl
"Tetë pakistanezë dhe dy afganë mungonin pas apelit të kryer sot, ndërsa 14 emigrantë të tjerë të arratisur nga Pakistani, Afganistani dhe Bangladeshi u kapën sërish", njoftoi policia.

Përleshjet ndodhën gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në kampin e refugjatëve Amygdaleza afër Athinës, ku mbahen rreth 1.200 emigrantë, kryesisht aziatikë, nën mbikëqyrjen e policisë.

"Pa provokimin më të vogël nga ana e gardianëve, refugjatët u vunë flakën dysheqeve dhe vendstrehimeve të tyre duke hedhur gura dhe objekte të tjera drejt forcave speciale të ardhura menjëherë në vendngjarje", citon një komunikatë e policisë.

Trazirat filluan pasi emigrantët u informuan se kohëzgjatja maksimale e qëndrimit në kamp do të ishte 18 muaj.
/Balkanweb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi