Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arrestohet, kërkoi të dhuronte fëmijët Empty Arrestohet, kërkoi të dhuronte fëmijët

Thu 29 Aug 2013 - 22:58
Arrestohet, kërkoi të dhuronte fëmijët Article-2404287-1B7F7FDA000005DC-12_306x504Një baba kinez është arrestuar pasi nxori në rrugë fëmijët e tij dhe “i ofronte për një shtëpi më të mirë”. Xu Lin – i cili ka tre djem të moshës 6 vjeç, 5 vjeç dhe 11 muajsh u ofronte fëmijët e tij të panjohurve në rrugë.

Një dëshmitare tha se ai i falte fëmijët pasi nuk arrinte të kujdesej për ta. Por kalimtarët telefonuan policinë, e cila arrestoi më pas Xu për trafik fëmijësh. Ndërsa fëmijët janë dërguar në një qendër përkujdesjeje.

Një zëdhënës policie tha se, kjo familje nuk mund të përballonte jetesën dhe se kjo do të merret parasysh gjatë gjykimit.

Në Kinë është në fuqi ligji që lejon një fëmijë dhe familjet që bëjnë më shumë fëmijë gjobiten.

Agjencia kombëtare e lajmeve “Xinhua” raporton se ligji që është në fuqi që prej vitit 1978 pritet të zhbëhet dhe t’u lejojë çifteve të kenë një fëmijë të dytë.

Qeveria thotë se ligji ka ndaluar rreth 400 milionë lindje në vendin me popullsinë më të madhe prej 1.3 miliardë. Para vitit 2020 popullsia e Kinës pritet të arrijë në 1.4 miliardë.shekulli.
Arrestohet, kërkoi të dhuronte fëmijët Article-2404287-1B7F7FDE000005DC-899_306x504

Arrestohet, kërkoi të dhuronte fëmijët Article-2404287-1B7F7FD2000005DC-455_634x407
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi