Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Statuja humane, performanca në rrugë tashmë edhe në Shqipëri Empty Statuja humane, performanca në rrugë tashmë edhe në Shqipëri

Mon 2 Sep 2013 - 21:03
Për herë të parë në Tiranë vjen “Street Performance” sipas KristitIntervistë me djalin që performon në rrugë njëlloj si artistët në Barcelonë Vienë, Paris e RomëLuela Myftari- Statujat janë të gjitha art. Edhe kur janë njerëzore, të gjalla ato mbetet sërish art. E nëse në vendet e Europës Perëndimore keni parë performanca të tilla, mos u çudisni nëse ju rrëfejmë sot historinë e djalit që për herë të parë e solli këtë traditë moderne në Shqipëri. Ai është Kristi Karkanaqe, por të gjithë e njohin si Lucky. Ky është emri i tij i artit. Djali që ende nuk i ka mbushur të tridhjetat performon thuajse çdo ditë në rrugët më të rëndësishme të kryeqytetit si një statujë tërësisht origjinale. Themi origjinale sepse Lucky është krijesë e tij, vetëm e tij. Kostumi ngjyrë ari, kapela, dorezat, kitara dhe gjithçka tjetër është ideja e Kristit. Gjithçka që është Lucky në fakt, është Kristi. Ai është thuajse i palëvizshëm në performacën e tij, por ndonjëherë zgjedh edhe të këndojë. Janë këngë me mesazhe universale. E gjetëm Lucky-n në një nga rrugët më të frekuentuara në Tiranë. Ishte ulur në ajër. Po, po. Dhe të gjithë kalimtarët shfaqnin habi teksa e shihnin. Shumë prej tyre ndalonin të bënin foto me të, të tjerë hidhnin ca monedha në kapelën që ishte vendosur para tij. Tërësisht unik në llojin e tij, Lucky qëndronte aty, duke tërhequr vëmendjen e çdo njeriu, të rritur apo të vogël. “Shekullit” iu desh që Lucky të përfundonte perfomancën e tij për të folur. Kështu u njohën me Kristin, djalin që pasi zhveshi kostumin artistik, u tregua i gatshëm të na rrëfente gjithçka mbi performancën e tij. Në këtë intervistë, Kristi na rrëfen se si e krijoi Lucky-in dhe kostumin e tij shumë unik.
Si mund të na e prezantojë me fjalë Kristi, personazhin e Lucky-it?
Statuja humane, performanca në rrugë tashmë edhe në Shqipëri 1175694_10201699515267029_431282710_n
Lucky është një farë John Lennon, në versionin e Kristit. Jam ndikuar prej tij. Për mua Lennon është një personazh i madh, një model... Lucky-in e kam krijuar tërësisht vetë, që nga kostumi, flokët, syzet, kitara, duart. Përgjithësisht, rri statik, i palëvizshëm, por ndonjëherë edhe zgjedh të këndoj. Më pëlqen të shpërndaj mesazhe universale, njëlloj si John Lennon, ndaj ndonjëherë zgjedh të këndoj ndonjë këngë të tij. Lucky është personazh i njohur tashmë në Tiranë, ndaj nuk është se di shumë si ta prezantoj me fjalë. Preferoj më shumë imazhin. Dhe imazhi, kam përshtypjen, se ka krijuar impakt.

Imazhi? Kuptuam që kostumin e ke krijuar vetë, po realizimi?

Ka qenë ca i vështirë edhe realizimi, që sigurisht nuk mund t’ia besoja askujt tjetër veçse vetes time. Unë e kisha krijuar imazhin e tij dhe unë duhet ta realizoja. Kostumi është i përbërë me allçi dhe dy, tri përzierje bojërash. Më është dashur të krijoj kontrastet, dritëhijet, dhe të projektoj pak a shumë pjesët në të cilat bien rrezet e diellit. Këto janë punuar më me kujdes në mënyrë që kostumi, i artë të shkëlqejë ashtu siç duhet. Koka, pjesa e flokëve dhe duart janë tërësisht të punuara me allçi.

Sa kohë të ka kushtuar realizimi i kostumit?

Dy ditë, por dy ditë punë intensive. Mezi prisja që ta përfundoja. Dhe kur të kap një vrull pasioni, punon shpejt.
Statuja humane, performanca në rrugë tashmë edhe në Shqipëri 1209375_711797532179115_78663101_n

Statuja humane, performanca në rrugë tashmë edhe në Shqipëri 556824_473521902697967_1301531715_n
Po kostoja materiale?

Kostumi ka kushtuar ca dhe më kushton çdo ditë, në fakt. Pas çdo performance, ai ka nevojë për më shumë shkëlqim, më shumë bojë ari, për ndonjë rregullim. Herën e fundit, para dy ditësh bleva rreth 800 lekë të reja bojë pë t'i dhënë kostumit të Lucky-it më shumë shkëlqim. Kështu që shumica e parave që fitoj në rrugë, më shkon për imazhin.

Të kemi parë që je ulur në ajër. Si e arrin këtë?

Është truk magjik. Kam mësuar që të bëj truke të këtij lloji pasi kam bashkëpunuar me një profesionist, Chris-in.

Cili është emocioni më i madh që merr një artist rruge si ju?

Duartrokitjet, buzëqeshjet dhe për më tepër pagesa. Sot, në të gjithë botën mediatike njerëzit paguhen për të duartrokitur në një emision apo në një tjetër. Ndërsa me mua ndodh e kundërta. Unë nuk i paguaj duartrokitjet e tyre. Në fund të çdo ditë ndihem jashtëzakonisht i lumtur që marr duartrokitje pa paguar, madje paguhem. Në festimet mesjetare dhe në ato të Rilindjes statujat e gjalla ishin si një lloj dekorimi. Thuajse të gjitha festat e organizuara atëherë nga sundimtarët apo mbretërit e asaj kohe, arti i të performuarit si një statujë ishte gjithnjë i pranishëm. Në pamundësi për të transportuar stutujat, mbretërit punësonin aktorë për të qëndruar si statuja, krejtësisht të palëvizshme. Aktorit që lëvizte mund t'i pritej koka. Statuja humane ishte një lloj shkëlqimi dhe zbukurimi në festat plot luks të oborreve mbretërore. Statuja e parë e gjallë u shfaq në një skenë të një filmi francez i cili në vitin 1945 u quajt kryevepër kinematografike. Bëhet fjalë për filmin “Les Enfants du Paradis” (Fëmijët e parajsës). Në vitet e para të shekullit të 20-të, një balerinë gjermane, e quajtur Olga Desmond vuri në shfaqjen e saj "Mbrëmjet e bukurisë" (Schönheitsabende), një statujë të gjallë, lakuriqe. Me anë të këtij truku ajo, tërësisht lakuriq solli në skenë imitimin e veprave klasike të artit. António Santos, është një personazh tjetër shumë i njohur në botën e statujave humane. Ai ka qenë një statujë që prej vitit 1987 dhe është tashmë në Librin Gines të Rekordeve. Sepse ai ka jetuar si një statujë për një kohë të gjatë. Santos ka qenë i palëvizshëm për 15 orë, 5 minuta dhe 55 sekonda, dhe në këmbë. Ndërkohë që, sot organizohet edhe një kampionat për statujat humane. Kampionati ndërkombëtar i statujave humane organizohet çdo vit në qytetin Arnhem në Hollandë. Në vitin 2011, festivali që u mbajt gjatë këtij kampionati mblodhi rreth vetes 300 000 vizitorë nga e gjithë bota dhe 300 statuja humane që performonin.
Statuja humane, performanca në rrugë tashmë edhe në Shqipëri 933899_10201086500342039_939052197_n

Statuja humane, performanca në rrugë tashmë edhe në Shqipëri 543832_10201555421344771_503559601_n
Njeriu që gjendet pas kostumeve artistike

Një njeri kloun dhe një statujë e heshtur pas të cilave gjendet një i ri që pa frikë mund ta quajmë artistin me kostum të verdhë

Kristi Karkanaqe nuk ka bërë shkollë të lartë për të qenë artist. Në CV-në e tij, ama ka një shkollë të lartë, shkollën e rrugës. Të mesmen e ka mbaruar në kryeqytet, tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi”. Kristi na rrëfen se artistët nuk kanë nevojë për t’u shkolluar ndonjëherë. Bazat e para të një arti të tillë i ka marrë në Cirkun e Tiranës, aty ku mësoi se si të sillej si kloun. Ai është shumë i lumtur me punën që bën. Na tregon se nuk ka asgjë më të bukur se sa t’i dhurosh njerëzve buzëqeshje, e për më tepër fëmijëve. Ai beson shumë, lexon çdo ditë Biblën dhe puna që bën, e bën të ndihet akoma edhe më mirë në këto ditë kur nuk dëgjohen lajme veçse për luftë, lëndë kimike që plasin dhe vrasin fëmijë. Ai bën të kundërtën e kësaj. Shëtit derë më derë si një dëshmitar i Jehovait dhe i bën fëmijët për të qeshur si kloun. Kristi na tregon se ka vite që performon si kloun. Tani organizon edhe festa për fëmijët. Ka shumë dëshirë që ditëlindjet e tyre të bëhen sa më të gëzueshme dhe një kloun i veshur si Superman-i është akoma edhe më shumë tërheqës. Tani ai është pjesë e thuajse të gjithë eventeve të cilat kanë hapësira për një personazh si ai që krijon Kristi. Kryesisht, punon në fundjavë, por sigurisht që nuk i refuzon eventet në ditët e tjera të javës. Kur e pyesim se sa i pasur mund të bëhet një njeri me këtë punë ai na përgjigjet se vlera materiale që fiton nga kjo punë nuk është fare e krahasueshme me vlerën morale dhe qetësinë psikologjike që fiton. Sigurisht që ai nuk do të na rrëfente se sa fiton një kloun. Gjatë bisedës e pyesim edhe për mbështetjen që ai ka marrë nga familja. Na tregon se në fillim prindërit e tij nuk e shihnin “klounin” si një punë serioze. Madje, herë pas here ata dyshojnë se kjo mund të jetë puna perfekte për birin e tyre. e megjithatë, ata gjithnjë e kanë mbështetur. Fundja, çdo prind dëshiron ta shohë fëmijën të lumtur. Dhe Kristi do të jetë i lumtur për sa kohë dhuron buzëqeshje.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi