Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Më lini të vdes me vajzën në krah  Empty Më lini të vdes me vajzën në krah

Sat 14 Sep 2013 - 23:54
Kjo ishte dëshira e fundit e një babai, i cili deri në moment të fundit donte ta kishte vjazën pranë. Kjo është historia e trishtuar 34-vjeçarit Gary Coleman, i cili në foto tregohet teksa po përshëndetet përgjithmonë me të bijën e porsalindur.Rreshteri Gary Coleman pasi luftoi në tre konflikte të ndryshme, në Kosovë, Afganistan dhe Irak, Coleman u kthye në shtëpi, ku u njoh me bashkëshorten e tij Joanne.Megjithatë, lumturia zgjati pak, pasi në shkurt 2011, 34-vjeçari u diagnostikua me një kancer, i cili ishte përhapur deri në tru.

Pas gati dy vitesh kimioterapi, në fillim të 2013-s, kur Joanne ishte shtatzënë me vajzën e tyre të parë, Coleman iu tha se mjekët nuk mund të bënin më asgjë për t’i shpëtuar jetën.

Me kurajon e stërvitur nga vite përballje të përditshme me vdekjen, Gary nisi të shfrytëzonte muajt e fundit duke përgatitur dhurata dhe shkruar letra, që do t’i jepen të bijës në momente të caktuara të jetës.

Midis të tjerave, ai i shkroi të porsalindurës nga një kartolinë për të gjithë përvjetorët e ditëlindjes së saj, të cilët do t’i dorëzohen të bijës gjatë të gjithë jetës, shkruar me mesazhet e babait që nuk do të njohë kurrë.

Këto foto, janë edhe realizimi i amanetit të fundit të Coleman, të mbante të bijën në duar në prag të vdekjes.

Imazhet e publikuara në gazetë Daily Mail janë të një jave përpara vdekjes së tij, ndërsa Gary vazhdoi të shtrëngonte të bijën deri në momentin në të cilën ra në atë komë, nga e cila nuk u kthye më kurrë.



I riu humbi betejën me jetën më parë gjatë shtatorit… e megjithatë, e porsalindura, vështirë se do të humbë prezencën e babait të saj të shtrenjtë në jetën që e pret.

/Shekulli Online/ E.L/
Më lini të vdes me vajzën në krah  Babai9

Më lini të vdes me vajzën në krah  Babai8

Më lini të vdes me vajzën në krah  Babai7

Më lini të vdes me vajzën në krah  Babai2

Më lini të vdes me vajzën në krah  Babai5

Më lini të vdes me vajzën në krah  Babai3

Më lini të vdes me vajzën në krah  Babai1

Më lini të vdes me vajzën në krah  Babai

Më lini të vdes me vajzën në krah  Babai4
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi