Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vuani nga stresi? Lini cigaren Empty Vuani nga stresi? Lini cigaren

Mon 17 Feb 2014 - 1:54
Duhanpirësit që besojnë se nëpërmjet cigareve çlirojnë stresin e tyre, në fakt bëjnë të kundërtën.
Të paktën, ky është përfundimi i publikuar në “British Medical Journal”, pas një pune kërkimore 26-vjeçare të universiteteve tëBirminghamit, Oksfordit dhe “King’s College” të Londrës.Në bazë të statistikave të grumbulluara nga mijëra ekzaminime, ekspertët gjetën se lënia e duhanit mund të jetë po aq efektive në luftën ndaj depresioni dhe ankthit sa edhe antidepresivët. Tek ish-duhanpirësit, skuadrat e ekspertëve arritën të identifikonin një rënie të nivelit të stresit.

”Cilësia e jetës psikologjike përmirësohet nga shpëtimi prej varësisë, ndërsa humori dhe cilësia e jetës shfaq një përmirësim të menjëhershëm tek ish-duhanpirësit”, shkruhej në përfundimet e kësaj analize.

Pjesëmarrësit në këtë studim kishin një moshë mesatare prej 44 vjeç dhe konsumonin 20 cigare në ditë. Ata u analizuan hollësisht për gjashtë muaj të jetës së tyre, ndërsa gjatë realizimit të studimit, disa qindra prej pjesëmarrësve në të pranuan që të linin cigaren për hir të këtij studimi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi