Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nëna e gënjen vajzën për 13 vjet që të mos keqpërdorte pasurinë e babait Empty Nëna e gënjen vajzën për 13 vjet që të mos keqpërdorte pasurinë e babait

Sun 15 Sep 2013 - 12:21
Një grua e pasur kineze gënjeu vajzën e saj për 13 vjet me radhë, duke i thënë se nëna e saj 'e vërtetë' kishte vdekur, me qëllim që ta inkurajonte për të studiuar sa më shumë në shkollë dhe që ta mësonte të ishte e pavarur. Gruaja, me emrin Shen, nga Shenyang city, ishte e shqetësuar se pasuria e bashkëshortit mund ta bënte vajzën e tyre Cheng Cheng të përkëdhelur dhe të llastuar.

Kur vajza ishte në klasën e katërt, Shen i tha asaj se ajo nuk ishte nëna e saj biologjike dhe se ajo po kujdesej vetëm për mirërritjen e vogëlushes deri në kohën që ajo do të shkonte në universitet.

Cheng Cheng nuk e besoi në fillim, por pastaj u mësua me idenë se ishte vajzë e adoptuar. Vajza me kalimin e viteve u bë e ndjeshme dhe shumë e bindur. Cheng Cheng zgjodhi që të qëndronte në një shkollë me konvikt me qëllim që të ishte sa më e pavarur dhe më pas ndoqi studimet universitare me rezultate të shkëlqyera.

Vetëm kur filloi punë në një firmë software-sh në Shangai, Shen i tregoi të bijës se ishte ajo nëna e saj e vërtetë dhe se e kishte gënjyer për 13 vjet me radhë.

"Vajza ime është e bukur dhe ka një karrierë të jashtëzakonshme duke fituar rreth 1 mijë dollarë në muaj. Mund të ketë njerëz që nuk pajtohen me metodën time, por nëse do i kisha thënë të vërtetën për pasurinë që ajo ka, atëherë ajo ndoshta nuk do të ishte aty ku është sot", thotë Shen.

Megjithatë psikologët thonë se kjo metodë që ka zgjedhur Shen mund të ishte shumë e dëmshme për shëndetin mendor të Cheng Cheng kur ishte e vogël dhe mund të ketë pasoja të rënda për jetën e saj në vitet e ardhshme.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi