Grabitësi dhunon adoleshenten autike
Tue 15 Oct 2013 - 21:43
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në verilindje të Londrës, ku një hajdut ka sulmuar një adoleshente autike, të cilën e ka dhunuar. Ngjarja ka ndodhur në një nënkalim dhe është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Fillimisht djali pasi e ka parë adoleshenten i është afruar me një biçikletë dhe i ka kërkuar sendet që ajo kishte me vete. Vajza rreth 18 vjeç e quajtur Alex Tree, ishte duke shkuar te gjyshja e saj.
Ajo fillimisht ka refuzuar që t’ia japë çantën hajdutit. Por, ai më pas e ka sulmuar duke e goditur me grushte dhe duke e rrëzuar përtokë. Atje vendit të ngjarjes kaluar një burrë, i cili e ka parë të gjithë ngjarjen, por nuk ka reaguar fare, sepse vëmendja e tij ishte e përqendruar te telefoni që kishte në dorë. Gjithashtu momentin e shokut e kanë parë edhe dëshmitarë të tjerë dhe nuk janë afruar për t’i dhënë ndihmë vajzës. Policia ka bërë të ditur se vajza ka pasur fraktura në kokë dhe nga njëri vesh ka pasur edhe gjakderdhje.
/Shekulli Online/ E.L/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi