Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkollat nuk mundësojnë terapinë nga psikologët për fëmijët autikë Empty Shkollat nuk mundësojnë terapinë nga psikologët për fëmijët autikë

Sat 5 Apr 2014 - 1:35
Fëmijët me Çrregullim të Spektrit Autik kanë nevojë të integrohen dhe të bashkëveprojnë me bashkëmoshatarët. Për “Shekullin” Ilisa Polena, psikologe për autizmin tregon se fëmijët në shkolla janë më social se prindërit e tyre
Shkollat nuk mundësojnë terapinë nga psikologët për fëmijët autikë Ilisa%20Polena%20psikologe
Nigela Liçi

-Autizmi duket se i ka rrënjët në zhvillimin e hershëm të trurit. Megjithatë, shenjat më të dukshme të autizmit dhe simptomat dallohen gjatë moshës 2 dhe 3 vjeç. Nuk ka asnjë shpjegim për rritjen e vazhdueshme, edhe pse ndërgjegjësimi i prindërve ka ndryshuar dhe terapitë janë përmirësuar ndjeshëm. Në një intervistë për “Shekullin” psikologe Ilisa Polena shprehet se këta fëmijë janë të integruar nëpër shkolla, por mungesa e infrastrukturës nuk mundëson që psikologët të punojnë intensivisht me fëmijët autikë.

Sa është numri i fëmijëve të prekur nga autizmi në Shqipëri?

Akoma nuk ka shifra zyrtare apo statistika për sa i përket numrit të fëmijëve që janë të prekur nga Çrregullimi i Spektrit të Autizmit në Shqipëri. Mund të them vetëm një mesatare se në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, numri sa vjen dhe rritet. Unë kam rreth shtatë vjet që punoj si psikologe në shkollë. Para shtatë viteve nuk e njihja autizmin si fenomen, ose e njihja vetëm nëpërmjet literaturave. Në një nga shkollat ku unë punoj, kam 8 fëmijë me Çrregullime të Spektrit Autik, kurse te një tjetër dy. Edhe nga bisedat që kam bërë me kolegët e tjerë, di të them që është një numër i madh. Ka raste që shkon dhe dhjetë numri i fëmijëve në një shkollë dhe mesatarja mund të jetë rreth 6 fëmijë në çdo shkollë.

Fëmijët me Çrregullim të Spektrit Autik janë të integruar nëpër shkolla dhe si ndihen ata pranë bashkëmoshatarëve të tyre?

Po, janë të integruar, kudo në kopshte edhe në shkolla. Fëmijët me Çrregullime të Spektrit janë shumë imitues dhe është shumë e nevojshme që të integrohen me bashkëmoshatarët e tyre, në mënyrë që të imitojnë sjelljet e tyre. Në këtë mënyrë ata socializohen. Duke qenë social, ata kapërcejnë kufijtë e të qenit vetëm. Fëmijët CSA duan të rrinë në botën e tyre dhe qasja nëpër kopshte dhe në shkolla i bënë ata të jenë social. Është shumë e rëndësishme dhe një nga këshillat e para është që të futen nëpër shkolla e kopshte dhe të kenë mundësi të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Sa i përket përshtatjes së tyre nëpër klasa, rol kryesor luajnë mësuesit duke sensibilizuar nxënësit e tjerë për të pranuar dhe ndihmuar fëmijët me Çrregullim të Spektrit Autik.

Duke u bazuar në eksperiencat tuaja si psikologe në shkolla dhe kopshte, ku konsiston terapia?

Çdo shkollë ka psikologun shkollor, edhe pse janë shumë të trajnuar, nuk kanë kualifikimin e duhur për pjesën e autizmit. Unë si specialiste kam konstatuar se psikologët e këshillimit duhet të trajnohen shumë, që të japin një ndihmesë, ndoshta edhe shumë të vogël, sepse ata duhen të jenë pranë fëmijëve autikë në çdo moment, çdo ditë. Mua më është dashur gjashtë muaj që të trajnohem çdo ditë dhe të ndjehem e sigurt në punën që bëj. Nga eksperienca ime si psikologe, në momentin e parë që hasa një fëmijë CSA, isha e pafuqishme përballë tij edhe pse isha e trajnuar. Është shumë specifike dhe rast nga rasti nuk ngjason. Duhet të dish ta bësh atë punë, nuk është e thënë se je psikologe dhe mund të merresh me këta fëmijë. Nëpër shkolla është ende herët të thuash që bëhet diçka me këta fëmijë. Psikologja e shikon nga larg dhe mund të bëj disa lojëra me të, por mbetet vetëm kaq. Terapia e mirëfilltë nuk bëhet nëpër shkolla për disa arsye. 1. Terapia duhet të jetë e përditshme, ndërsa psikologët janë në shkollë një ose dy ditë në javë 2. Infrastruktura nuk është e përshtatshme dhe mungojnë materialet e punës 3. Psikologët nëpër shkolla nuk janë të trajnuar për fëmijë CSA. Për trajtimin e tyre ka programe të ndryshme si, terapia ABA dhe terapia e zhvillimit. Terapia ABA ka nevojë për terapistë të mirë dhe nuk mund ta trajtojë kushdo.

Si shfaqen vështirësitë tek nivelet e autizmit dhe a kanë rezultuar pozitive terapitë e ndërmarra? Ju keni pasur raste suksesi nga terapia intensive?

Spektri autizmit është i gjerë duke filluar që nga çrregullimi i Kanerit ku fëmija ka problematikë të theksuara në të gjitha fushat e zhvillimit e deri te çrregullimi i Asberger ku personat me këtë lloj çrregullimi bëjnë një jetë normale dhe janë pikërisht ata njerëz me talente të veçantë siç kemi dëgjuar shpesh. Kjo lloj terapie ka dhënë rezultate të suksesshme dhe me anë të teknikave që indikon terapia ABA.

Fëmijët që unë trajtoj kanë përmirësime shumë të kënaqshme dhe të dukshme. A ndihen të diskriminuar këta fëmijë?Bashkëveprojnë me moshatarët e tyre apo jemi ne një shoqëri diskriminuese?

Nga psikologët është bërë shumë punë që fëmijët të integrohen dhe mësueset të japin mbështetje maksimale. Sipas ligjit nëse në klasë ka fëmijë me CSA, përpos mësueses duhet të jetë dhe një mësues i specializuar. Në asnjë shkollë nuk është bërë kjo gjë, për arsye të ndryshme. Ka shkolla që kanë suport, por kjo është ofruar privatisht nga vete prindërit. Janë vetë fëmijët normalë që japin mbështetje, sepse i shikoj sa afër janë me fëmijët CSA. Larg çdo lloj paragjykimi, i shikojnë që janë të ndryshëm dhe i përkrahin. Problemi qëndron te prindërit ose mësuesit. Disa nga shprehjet që unë kam dëgjuar nga mësuesit janë: “unë kam 30 fëmijë dhe nuk i menaxhoj dot”. Duhet pasur kujdes sepse një fëmijë me CSA mund të ketë momente që ngre zërin dhe bëhet agresiv dhe ndaj vetes. Shpesh për mësueset kjo është një barrë e rëndë. Por, ka dhe prindër që kanë kundërshtuar, duke thënë: “Nuk dua që fëmija im të rri me një fëmijë autik, sepse unë e çoj për të mësuar jo për të parë…” Opinioni ndikon te fëmijët dhe ata ndjehen të pafuqishëm dhe të diskriminuar. Por, tek bashkëmoshatarët kjo nuk ndodh, ata ndikohen nga prindërit dhe nga mësuesit, por janë më të afërt me fëmijët që vuajnë nga autizmi.

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Dita Botërore e Autizmit mbahet në 2 prill të çdo viti dhe është përcaktuar nga rezoluta 62/139 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Një studim i ri ofron prova fizike që Çrregullimi i Spektrit t? Autizmit (ÇSA) i ka rrënjët në zhvillimin paralindjes. Hulumtuesit studiuan indet e trurit post-mortem t? dhuruara të 11 fëmijëve që kishin qenë të diagnostikuar me autizëm dhe i 11 fëmijëve të paprekur. Në 10 nga 11 rastet e ÇSAsë, ata gjetën fragmente të përsëritura të zhvillimit jonormal në shtresat e kores së trurit që formohen gjatë zhvillimit paralindjes. Në dallim me të, ata gjetën fragmente në vetëm 1 nga 11 fëmijët e paprekur nga autizmi. “Zbulimi se këto defekte ndodhin në pjesë dhe jo në të gjithë tërësinë e kores jep shpresë, si dhe kuptim", thotë autori Eric Courchesne, i Universitetit të Kalifornisë, San Diego. Terapitë e ndërhyrjes së hershme për autizëm mund të ndihmojnë trurin e fëmijëve t? "riinstalohet" për të shmangur pjesët e dëmtuara, propozon Dr. Courchesne. Më 27 Mars, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) publikoi të dhëna të reja për prevalencën (shpeshtësinë) e autizmit në Shtetet e Bashkuara. Ky studim vëzhgues identifikoi 1 në 68 fëmijë (1 në 42 djem dhe 1 në 189 vajza) janë me Çrregullime të Spektrit të Autizmit (ÇSA). “Pas secilit prej këtyre numrave është një person që jeton me autizëm,” tha Presidentja e Autism Speaks Liz Feld. Autizmi është një krizë urgjente e shëndetit publik dhe duhet t’i jepet përparësi në nivel kombëtar. Na duhet një strategji gjithëpërfshirëse që përfshin komunitetin hulumtues, politikëbërësit, edukatorët, dhe kujdestarët që të jenë së bashku për të drejtuar nevojat e komunitetit tonë gjatë gjithë jetës”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi