Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pas grindjes me gruan, vret vajzën 3 vjeçe edhe veten Empty Pas grindjes me gruan, vret vajzën 3 vjeçe edhe veten

Fri 8 Nov 2013 - 23:04
Pas grindjes me gruan, vret vajzën 3 vjeçe edhe veten Police-blokNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, ku një burrë ka vrarë me armë vajzën e tij 3 vjeçe dhe më pas veten. Lajmi bëhet i ditur nga AFP, e cila citon autoritetet holandeze. Ngjarja ka ndodhur në Reuver të Holandës, një qyteti i vogël në kufirin gjerman, rreth 200 kilometra në jug të Amsterdamit. Mësohet se shkak i ngjarjes ka qenë një grindje mes burrit 44-vjeçar dhe gruas së tij. Burri kishte shkuar në shtëpinë e gruas, e cila mbante edhe vajzën dhe kishin nisur të ziheshin me njëri-tjetrin. Më pas burri ka goditur gruan dhe ka marrë vajzën me vete, kur është larguar. Menjëherë ai bashkë me vajzën ka shkuar në apartamentin e tij ku jetonte. Nëna e vajzës së vogël ka lajmëruar policinë në lidhje me ngjarjen. Policia është munduar të negociojë më burrin për gati një orë, por s’ka mundur dot. Më pas janë dëgjuar nga brenda banesës dy të shtëna armësh. Policia është detyruar të hyjë brenda me forcë, ku dhe ka gjetur trupat e pajetë të 3-vjeçares dhe babait të saj. Autoritetet holandeze bëjnë me dije se vogëlushja dhe burri 44-vjeçar kanë humbur jetën në vend nga plagët e marra nga arma.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi