Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet një varr masiv në Serbi, dyshohet se janë varrosur 250 shqiptarë Empty Zbulohet një varr masiv në Serbi, dyshohet se janë varrosur 250 shqiptarë

Sat 14 Dec 2013 - 17:42
Zbulohet një varr masiv në Serbi, dyshohet se janë varrosur 250 shqiptarë R1csgiNjë varr masiv ku dyshohet se janë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë është zbuluar në fshatin Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë. Gjatë ditës së djeshme ekipet e ekspertëve nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe i atyre të EULEKS-it, pas gërmimeve të bëra në vendin, ku dyshohet që mund të ketë trupa të viktimave të vrarë, në Rashkë të Serbisë, kanë gjetur rroba dhe eshtra të viktimave të vrarë nga lufta në Kosovë.

Lajmi për zbulimin e varrezës masive u konfirmua dje nga qeveria serbe ndërkohë që ekspertët vendas dhe evropian të mjekësisë ligjore, thanë se gjatë gërmimeve janë gjetur rroba dhe eshtra të viktimave të luftës në Kosovë.

Prokurori i Krimeve të Luftës në Serbi, Vladimir Vukçeviç tha se varri është zbuluar pranë fshatit Rudnica, ndërkohë që zëdhënësi i tij Bruno Vekariç shtoi se trupat ishin varrosur aty, ku në 1999 menjëherë pas mbarimit të luftës në Kosovë u ndërtua një parkim makinash.

“Sipas dëshmitarëve, aty mund të jenë trupat e 250 shqiptarëve” – thotë Vukçeviç.

Varri masiv i Rudnicës është varri i gjashtë që përmban viktimat e masakrës së Millosheviçit gjatë luftës 1998-1999, nga e cila Kosova numëron mbi 10 mijë të vrarë e 5 mijë të zhdukur.

Në 1998-1999 forcat serbe kryenin vrasje masive në fshatrat e Kosovës dhe i varrosnin viktimat pranë vendit ku kryenin vrasjet por më pas, kur u bë e qartë se NATO do të ndërhynte, qeveria e Millosheviçit urdhëroi që trupat të zhvarroseshin dhe të dërgoheshin diku tjetër në Serbi apo në Bosnjë.

Rreth 1000 trupa u gjetën pranë bazës së këtyre forcave në Batanjica, jashtë Beogradit, dhe Rudnica prezanton varrin e dytë më të madh masiv që është gjetur, pas Batajnicës, deri tani.

Në atë zonë edhe më herët ishin bërë gërmime, por pa rezultate.

/Shekulli Online/ E.L./
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zbulohet një varr masiv në Serbi, dyshohet se janë varrosur 250 shqiptarë Empty Re: Zbulohet një varr masiv në Serbi, dyshohet se janë varrosur 250 shqiptarë

Sat 28 Dec 2013 - 18:01
Te ishin varrosur 250 islamiste do behej nami ketu, por jane 250 shqiptare, qe nuk ndihet kush!

Mbajeni mend...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi