Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ngjarjet kulturore në 365 ditë, Elhaida Dani dhe Besa Kokëdhima, këngëtaret më të mira të vitit Empty Ngjarjet kulturore në 365 ditë, Elhaida Dani dhe Besa Kokëdhima, këngëtaret më të mira të vitit

Mon 30 Dec 2013 - 21:48
  • Besa fiton Festivalin "Kënga Magjike", ndërsa Dani, “The Voice of Italy”

Ngjarjet kulturore në 365 ditë, Elhaida Dani dhe Besa Kokëdhima, këngëtaret më të mira të vitit Dani]
Për një vit radhazi në vendin tonë ka pasur disa aktivitete të rëndësishme kulturore. Ato më të rëndësishmet po i përmbledhim të gjitha në gazetën “Shekulli”. Disa prej tyre janë:

Elhaida Dani fiton “The Voice of Italy” ( 31.05.2013)

Elhaida Dani u shpall fituese e “The Voice of Italy’. Shkodrania fitoi me mbi 70% të votave në votimin final ku konkurronte përballë Timothy Caviçhin. Dani mori 71.70% të votave të publikut ndërsa Cavicchini vetëm 28.30%. E përlotur 19-vjeçarja para interpretimit të këngës në mbyllje të programit përshëndeti edhe në shqip duke thënë: "Faleminderit!". “Kali i betejës” së 19-vjeçares ishte kënga “Adagio” e Lara Fabian. Elhaida në vitin 2009 fitoi "Star Akademi" ndërsa në 2012 fitoi "Top Fest". Kantautori i njohur italian Rikardo Koçiante pas fitores mbërri në Tiranë, së bashku me Elhaidën. "Është hera e parë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Dhe mbi të gjitha që kam bashkëpunuar për të bërë diçka për artin ndërmjet dy vendeve tona.

Besa triumfoi te "Kënga Magjike"

Këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën e titulluar “Tatuazh në zemër”, me muzikë të kompozuar nga Darko Dimitrov dhe tekst të shkruar nga Alban Skënderaj, u shpall fituese e Festivalit “Kënga Magjike” 2013. Këngëtarja ka marrë komente pozitive që në momentin e parë që ka prezantuar këngën dhe është cilësuar edhe si favorite për ta fituar këtë çmim. Besa bëri një performancë të shkëlqyer në këtë festival.

Hersi Matmuja përfaqëson Shqipërinë në Evrovizion 2014

Hersi Matmuja është shpallur fituesja e Festivalit të 52-të Radio Televizionit Publik Shqiptar me këngën “Zemërimi i një nate”.
Ngjarjet kulturore në 365 ditë, Elhaida Dani dhe Besa Kokëdhima, këngëtaret më të mira të vitit Besa%20kokedhima%20ne%20jo%20vetem%20mode%20kenga%20magjike%202[img]http://www.shekulli.com.al/web/timthumb.php?src=http://shekulli.com.al/website/images/images17/lleshanaku%20luljeta.jpg&w=350&zc=1&a=t[/imgNgjarjet kulturore në 365 ditë, Elhaida Dani dhe Besa Kokëdhima, këngëtaret më të mira të vitit Besa%20kokedhima%201
Ndryshohen drejtorët e institucioneve kulturore

Largohet pas shtatë vjetësh drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami. Aktualisht, vazhdon konkursi për drejtues në këtë institucion. Drejtuesi i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Zhani Ciko, u zëvendësua nga Ilir Kerni. Rubens Shima, drejtues i Galerisë Kombëtare të Arteve, u zëvendësua nga Artan Shabani dhe drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Klaudia Hila, u zëvendësua nga Monika Lubonja.

Në GKA u ekspozuan 477 nga veprat e artit, të sekuestruara (12.10.2013)

Në Galerinë Kombëtare të Arteve u hap për publikun një ekspozitë me objektet e vjedhura, që u sekuestruan nga Ministria e Brendshme. Kjo ekspozitë qëndroi e hapur, nën masat e sigurisë së rreptë të katër policëve, në katin e tretë të galerisë. Ishin vetëm 447 objekte që rezultonin të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, ato që u përzgjodhën nga specialistët për të qenë pjesë e kësaj ekspozite, nga rreth 1077, që deklaroi si të sekuestruara Ministria e Brendshme. Për dy ditë ekspozita qëndroi nën vëzhgimin e rreptë të punonjësve të policisë së shtetit. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, specialistë të trashëgimisë kulturore, por dhe studentët e Arkeologjisë ishin të parët që patën mundësinë të prekin nga afër këto vepra arti. Nën shoqërimin e specialistes së QKIPK-së, Silva Breshanit, studiuesit të artit, pranë GKA-së, Ylli Drishtit, studentët bënë një bashkëbisedim për rreth 30 minuta mbi rëndësinë e vlerave dhe domosdoshmërinë e regjistrimit që kanë këto vepra të ndryshme arti. Dokumentimi dhe mbrojtja e objekteve të trashëgimisë kulturore në vendin tonë, paraqet jo pak probleme.

Trashëgimia kulturore, restaurimet janë bërë pa kriter (23.10.2013)

Pirro Thomo, një specialist karriere në restaurimin e objekteve të kultit të krishterë, por edhe të banesave historike tregon për problemet që hasen sot në fushën e trashëgimisë kulturore. Gjatë konferencës ndërkombëtare “Rijetëzimi i Trashëgimisë Kulturore, potenciale dhe sfida”, profesori Pirro Thomo, specialist karriere në fushën e trashëgimisë foli për vështirësitë dhe problematikat që ekzistojnë sot në Shqipëri, sa i përket restaurimit pa kriter dhe mirëmbajtjes së objekteve të shpallura monumente kulture, por dhe atyre me rëndësi historike, që janë shkatërruar. Sipas profesorit, Shqipëria rreshtohet në vendet e para, jo vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë, sa i përket numrit të monumenteve. “Shqipëria numëron 1351 në listën e monumenteve të kategorisë së parë, monumente këto që përfshijnë lloje të ndryshme ndërtimore, sepse kanë ndërtime arkeologjike, inxhinierike, ndërtime të kultit të krishterë dhe mysliman, qendra dhe ansamble historike, banesa qytetare dhe fshatare etj”. Ky numër nuk është i prerë, pasi në të nuk futen shumë monumente që mirëmbahen dhe restaurohen në qendrat historike siç janë Butrinti, Antigonea, Bylysi etj.

“Qokat” e letërsisë, ndahen edhe 2.8 milionë lekë (10.12.2013)

Këtë vit u ndanë për herë të fundit çmimet e Letërsisë dhe të Gazetarisë Kulturore. Tetë fitues për “Pendën e Argjendtë” dhe dy për Gazetarinë Kulturore “Teodor Keko”. “Një punë që ishte nisur dhe duhej çuar në fund, sepse paraardhësit nuk e kishin mbyllur në kohën e duhur”. Kështu e cilësoi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ndarjen e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë 2012. Ndoshta për këtë arsye dhe organizimi i ceremonisë ishte fare i vakët. Leximi i emrave të fituesve nga kryetari Visar Zhiti dhe anëtaret e jurisë, Dhurata Shehri dhe Flutura Açka, u bë monoton dhe për ata pak njerëz që kishin vendosur të ishin pjesë e kësaj ceremonie, në sallën e Teatrit Kombëtar të Komedisë. Një prej anëtarëve të jurisë, Romeo Çollaku, as nuk u duk dhe as iu përmend emri nga kolegët e tjerë. Gjithsesi, Çmimet Kombëtare të Letërsisë kanë për qëllim të vlerësojnë titujt më të mirë të hapësirës mbarëkombëtare letrare. Duke bërë një përmbledhje të të gjithë këtij procesi, që pas vitit 1990 e deri më sot, ministrja Kumbaro bëri gjithashtu të ditur se, nga viti tjetër Ministria e Kulturës nuk do të japë aq shumë çmime, të ndara në gjini a në emra.

Panairi i Librit, sivjet, me 1780 botime më pak (14.11.2013)

Mbi 90 botues nga treva të ndryshme shqiptare dhe të huaja ekspozuan botimet e tyre në Panairin e 16-të të Librit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në datat 13-17 nëntor. Nga rreth 2866 botime, sivjet u prezantuan vetëm 1086 të tillë, pra rreth 1780 botime më pak. Ky është raporti telegrafik i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, raport që ndryshon nga viti në vit. Gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit, kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri parashtroi disa problematika, të cilat po e çojnë “librin në krizë”. Nëse vjet, problem kryesor për Ymerin ishin të ftuarit specialë dhe autorët e mëdhenj, që i justifikoi me faktin se Shqipëria nuk kishte treg për tirazhet e veprave të tyre. Panairi i Librit “Tirana 2013” në ceremoninë përmbyllëse shpalli fituesit e këtij edicioni. Çmimi “Autori i vitit”, këtë vit iu dha poetes Luljeta Lleshanaku për librin me poezi "Pothuajse dje", me motivacionin: “kuota e spikatur e bashkëkohësisë sjell dhe një ekuilibër të ri të forcave të saj shprehëse”.

Migjeni përkujtohet në mjerim (14.10.2013)

“Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla... Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen, kur të dhemb e s'di ç'të dhemb, e syni gjum nuk ka, urren nuk din ç'urren, don e s'din se ç'don. Pak dritë! O burrë! O hero' ngado që të jesh… Burrë që shkatërron edhe që ndërton sërish! Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh, se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë”. Pak dritë kërkonte Migjeni, por dhe në këtë përvjetor ai u përkujtua në mjerim. Takimi u zhvillua në Akademinë e Shkencave, por organizimi i aktivitetit linte shumë për të dëshiruar. Mos vallë Migjeni në këtë 102-vjetor të lindjes meritonte më shumë vëmendje, apo medoemos duhet të përkujtohej ashtu..., sa për të thënë u mblodhëm për Migjenin. Salla ishte plot, por… por kjo nuk mjaftoi. Gjatë vitit 2013 janë ndarë nga jeta artistët: Trebicka, Pelinku, Vasija dhe Sela.

Jovan Bregu... nuk do të vdesë kurrë

Roland Trebicka u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare. Ai ishte një nga aktorët më të shquar të Teatrit Kombëtar në 30 vitet e fundit. Roland Trebicka, aktori aq i dashur për publikun me rolin e Jovan Nuçi Bregut në Komedinë “Pallati 176” mbylli sytë, duke lënë një karrierë të pasur artistike dhe shumë buzëqeshje te publiku. Aktori kishte dy vite që vuante nga sëmundja e kancerit në mushkëri. Fillimisht, iu nënshtrua operacionit në Francë. Ngjitja e fundit në skenë ishte në premierën e dramës “Ëndrra e Ismail Qemalit” (2012).

Drita Pelinku duartrokitet për herë të fundit në teatër

Trupi i Drita Pelinkut doli nga dyert kryesore të Teatrit Kombëtar, bartur në arkëmort mbi supet e të afërmve dhe miqve të saj. Ajo mori duartrokitjet e fundit në teatër në moshën 87-vjeçare. Margarita Xhepa e konsideroi ndarjen nga jeta të Drita Pelinkut një humbje të madhe për tetarin, por edhe për kolegët. “Është ndarë nga jeta një mike, një kolege e mrekullueshme me të cilën më lidhin shumë gjëra. Ajo ishte një nga krijueset e Teatrit Popullor, e cila së bashku më kolegët e saj e ndërtuan me punën dhe me pasionin e tyre autoritetin e tetarit, që populli sot e kësaj dite e frekuenton me shumë dashuri”.

Gjosho Vasija u varros në Trieste

Artisti Gjosho Vasija u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare në Trieste të Italisë. Ceremonia mortore u bë aty ku ai jetonte që prej vitit 1990, së bashku me bashkëshorten, Blerinën dhe me dy fëmijët e tij. Pasioni i tij për kitarën, humorin, parodinë, skeçet, krijimet e ndryshme, loja në skenë, improvizimet dhe imitimet kanë krijuar personalitetin e tij artistik dhe dëshirën që këto vlera t’ia prezantonte shoqërisë shqiptare që asokohe, pavarësisht se në Shqipëri nuk kishte një shtëpi të vetën.

Fatos Sela, një humbje për teatrin

Aktori Fatos Sela u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare, para disa ditësh. Në nderim të tij u bë një ceremoni private me familjarë dhe miq, të cilët i kanë qëndruar pranë në momentet e fundit të jetës së tij. Fatos Sela u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Hera e fundit që interpretoi në skenën e Teatrit Kombëtar ishte në dramën “Ëndrra e Ismail Qemalit” me regji të Spiro Dunit, në rolin kryesor të Ismail Qemalit. Kolegët dhe artistët që e kanë njohur nga afër e konsiderojnë ndarjen nga jeta të Selës një humbje të madhe jo vetëm për artistët që kanë bashkëpunuar me të, por dhe për artistët e rinj. Sela qëndronte i pari në listën e roleve (10 dhjetë) që numërojnë artistët në TK.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi