Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Samaras: Turp ekzistenca e neonazistëve Empty Samaras: Turp ekzistenca e neonazistëve

Fri 3 Jan 2014 - 18:26
“Numri i të papunëve në Greqi është sa ai i emigrantëve të paligjshëm”
Samaras: Turp ekzistenca e neonazistëve Samaras
Kryeministri grek, Antonis Samaras, ka shprehur shqetësim për rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë si dhe për krijimin e vendeve të reja të punës. Në një intervistë për gazetën austriake “Kurier”, Samaras ka vënë në dukje se numri i të papunëve në Greqi është sa ai i emigrantëve të paligjshëm, dhe kjo, sipas kryeministrit grek, mund të formojë një përzierje të rrezikshme, e cila kërcënon kohezionin social. Më tej, kreu i qeverisë greke, theksoi se papunësia e madhe në vend mund të çojë në përkeqësimin e problemeve politike dhe deri në destabilizim të vendit, ndaj një gjë e tillë duhet të parandalohet në mënyrë që situata të mos përkeqësohet më tej.

Për sa i përket prioriteteve që Greqia do të ketë, pas marrjes së presidencës së BE-së, Samaras tha se duhet të promovohet bashkimi bankar si dhe i siguroi qytetarët e tij se ligji i ri për investimet do t’u hapë rrugën investitorëve.

Sipas Samaras-it ishte reduktimi i deficitit buxhetor si dhe riorganizimi i ekonomisë, ata të cilët kontribuan në uljen e deficitit buxhetor. Një tjetër pikë e rëndësishme për të cilën u pyet kryeministri grek ishte edhe Agimi i Artë. Sipas Samaras-it “është turp ekzistenca e neonazistëve në vend” dhe se “në luftën kundër tyre, Greqia përdor mjetet që ofron demokracia”.

“Udhëheqësit e kësaj partie janë në burg dhe sistemi i drejtësisë punon”, shprehet Samaras,duke theksuar se njerëzit që votojnë Agimin e Artë nuk janë nazistë si liderët e tyre. “Vota kësaj partie i është dhënë vetëm për shkak të recesionit dhe papunësisë”, -përfundon kryeministri grek.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi