Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shtëpia që transformohet në kinema  Empty Shtëpia që transformohet në kinema

Fri 3 Jan 2014 - 18:29
Message reputation : 100% (1 vote)
Shtëpia që transformohet në kinema  Shtepia%201Një shtëpi e çuditshme është ndërtuar në New York, e cila ka dy funksione: funksionin e një shtëpie të vogël dhe atë të një kinemaje.

Ajo është realizuar nga artisti Matthew Mazzotta në bashkëpunim me ‘Coleman Center for the Arts’ dhe bëhet fjalë për një arkitekturë të transformueshme. Normalisht kur është e mbyllur, struktura duket si një shtëpi e vogël prej druri, tipike e shtëpive amerikane në periferi. Por kjo strukturë më pas hapet dhe transformohet në një kinema ku mund të ulen deri në 100 persona. Karriget e kësaj kinemaje të kujtojnë ndenjëset e një Kishe, por qëllimi i krijimit të saj, është ai i rikuperimit të zonave urbane, aktualisht të braktisura.

Shtëpia-kinema është vendosur në një terren, ku më parë gjendej një banesë e braktisur dhe në këtë vend tashmë do të realizohen evenimente, jo vetëm kinematografikë, por edhe evenimente teatrale dhe koncerte të ndryshëm. Gjithashtu, kjo shtëpi do të ketë si qëllim edhe risocializimin e zonës duke shfrytëzuar këtë strukturë, e cila mund të zhvendoset nga një vend në tjetrin.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi