“Dhuna në shkolla, duhet të hartohen programe të posaçme për nxënësit”
Thu 30 Jan 2014 - 18:44
Nertian Gjergo
Konflikti në dyert e shkollave ka alarmuar opinion publik. Mbajtja e një arme të ftohtë është bërë e zakonshme dhe krijimi i konflikteve apo krimeve ndodh pikërisht në dyert e institucioneve të edukimit.
Referuar të dhënave zyrtare në 6-mujorin e fundit, konfliktet e adoleshentëve në shkolla janë rritur 6-8 për qind dhe numri i të miturve të dënuar nga sistemi i drejtësisë shkoi në 800 persona.
Mësuesja Gentiana Lulgjuraj tregon për “Shekullin” se, rrjetet sociale, gjendja socialekonomike e familjeve dhe fokusimi vetëm në pjesën e mësimdhënies nga ana e mësuesve i ka lënë nxënësit të lirë në edukimin e tyre, çka ka shtuar edhe përplasjet fizike.
Fakti i shtimit të dhunës nga nxënësit në shkolla është i lidhur së fundmi me përdorimin e rrjeteve sociale, prej nga burojnë një pjesë e mirë e konflikteve. A ka motive të tjera të forta që i shtyjnë nxënësit në përdorimin e dhunës?
Nëse do ta marrim në total pranohet se një prej tyre është shtimi dhe përdorimi i rrjeteve sociale. Komunikimin në rrjete sociale, ata e kanë shumë më të gjerë dhe shumë të dukshëm.
Nxënësit kanë mundësi të komunikojnë me shumë persona, të njohur dhe të panjohur dhe në mungesë të këtij lloj komunikimi ata nuk janë në dijeni të ekzistencës së tyre.
Gjendja socialekonomike e familjeve dhe periudha e tranzicionit përbën një tjetër motiv që gjeneron dhunën në shkolla. Për mendimin tim, prindërit i kanë kushtuar më shumë kohë punës dhe më pak kohë qëndrimit me fëmijët për edukimin e tyre.
Nga ana tjetër, ne si mësues kemi kurrikula mësimore, standarde që kërkohen nga shkolla dhe tani po fokusohen më shumë drejt mësimdhënies duke e anashkaluar pjesën e socializmit dhe kujdesit social që duhet të kemi ndaj fëmijëve. Na kërkohen standarde për arritjet në mësimdhënie dhe shumë pak kërkohet nga ana sociale.
E gjithë kjo rrjedhë ndikon edhe te këta fëmijë që lihen disi të lirë në aktivitetin e tyre ose në përkujdesje. Në momentet kur prindi ose mësuesi mendon dhe kujdeset duke thënë një fjalë të mirë, e ka zbutur situatën aty për aty, por ndërkohë nuk e di se çfarë qëndron prapa kësaj zbutjeje momentale. Kjo sjell edhe shtimin e dhunës.
A mendoni se marrëdhënia mësuesnxënës është një raport që funksionon? Çfarë duhet të ndryshojë në këtë marrëdhënie për të minimizuar dhunën?
Nga disa tryeza të rrumbullakëta që kemi pasur në vazhdimësi, nga ana e mësuesve është këmbëngulur dhe mëshuar që të futet në kurrikulat shkollore pjesa e zgjidhjes së konflikteve.
Ne vijmë nga ato përvoja që e kemi parë formën e shkruar si detyrim për ta zbatuar, ndërsa një komunikim i mirë me parashtrim dhe fjalë të mira, të nesërmen harrohet dhe nuk kujtohet.
Kur e ke të shkruar dhe kur ja paraqet nxënësit, e vendos aty në formën e një “detyrimi”. çka është më e dukshme dhe më e zbatueshme më pas.
Kjo është pjesë e lëndëve të veprimtarisë ekstra kurrikulare me dëshirën e shkollave apo mësuesve që janë trajnuar dhe kanë futur zgjidhjen e konflikteve.
Por, duhet thënë se është jashtëshkollore dhe janë lëndë të veçanta që zhvillohen një herë në javë. Për pjesën e librave shkollorë, si Edukimi Qytetar apo lëndët shoqërore, do të ishte shumë më frytdhënëse se trajnuçdo debat apo tryezë e rrumbullakët që organizohet.
Masivizimi i dhunës në shkolla, vitet e fundit është përshkallëzuar ndjeshëm. Çfarë rrugësh mund të ndiqen për minimizimin e konflikteve verbale dhe fizike?
Meqenëse unë jam pjesë e fondacionit të zgjidhjes së konflikteve, e trajnuar prej gati 10 vjetësh, unë e shoh me shumë pozitivizëm rolin e ndërmjetësuesit në zgjidhjen e konflikteve.
Nga ana tjetër, unë me profesion jam mësuese, çka do të thotë se çdo ditë jam në marrëdhënie të drejtpërdrejta me nxënësit.
Nga viti në vit, sidomos këto dy vitet e fundit është përshkallëzuar shumë dhuna. Nga e gjithë përditshmëria që ne shohim, pa arritur te studimet, por duke u mbështetur dhe në to, ky fenomen ka ardhur në rritje.
Ndryshimi që prek nxënësit me sistemin 9-vjeçar, kalimi nga klasa e tetë në klasën e nëntë (viti i parë), gjatë periudhës së adoleshencës është periudha e shpërthimit të madh.
Këtë fazë moshe tani ata e kalojnë në 9-vjeçare dhe kjo ndikon edhe më shumë në rritjen e dhunës. Natyrisht unë e shoh me shumë pozitivizëm, ndërmjetësimin në zgjidhjen e konflikteve.
Trajnuesi
Çfarë profili ose çfarë profesioni duhet të ketë ndërmjetësuesi i nxënësve që janë konfliktuar me njëri-tjetrin?
Në rastin e trajnuesve që kanë marrë pjesë në trajnime, ne kemi pasur njerëz me profile të ndryshme, si mësues, psikologë, juristë, gazetarë, agronomë etj.
Pra, janë njerëz që vijnë nga fusha të ndryshme, por puna është që ka disa tipare të caktuara, që duhet të shfrytëzohen te persona të caktuar gjatë trajnimit, për t’i bërë ata ndërmjetësues.
Pra, jo detyrimisht duhet një profilizim për pozicionin e ndërmjetësuesit, siç përmendet nga disa, që mund ta bëjë avokati apo juristi. Atë mund ta bëjë kushdo me një dëshirë dhe një vullnet të mirë.shekulli
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi