Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
valtrim
valtrim
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 41
<b>Postime</b> Postime : 28
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/01/2014

17 VJETORI I RËNIES SË HERONJVE Empty 17 VJETORI I RËNIES SË HERONJVE

Fri 31 Jan 2014 - 9:59
Në kalendarin historik ‘31 janari i vitit 1997’, hyn në histori me emër të tre pishtarëve të parë të UÇK-së, me komandant Zahir Pajazitin dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

Më 31 janar të vitit 1997 në një pritë të policisë serbe, ranë në altarin e Atdheut, Zahir Pajaziti me bashkëluftëtarët e tij, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Në këtë 17 vjetor të rënies së tyre, liderë të institucioneve dhe partive politike do të bëjnë homazhe para shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë dhe Lladrofc. Kurse, në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nën përkujdesjen e kryeministrit, Hashim Thaçi, mbahet Akademi përkujtimore me rastin e shënimit të 17 vjetorit të rënies së heronjve të Kosovës, komandantit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të lirisë, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Tre luftëtarët e lirisë së Kosovës ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, i cili ishte në dijeni të veprimeve të tyre ilegale dhe atë ditë duke i ndjekur nga prapa iu kishin vënë edhe një pritë në fshatin Pestovë, ku gjatë një përleshjeje bien të tre. Aktivitetet ilegale kundër policisë serbe dhe veglave të tyre të verbra, Zahir Pajaziti i filloj gjatë viteve 90-ta. Në rrethanat e krijuara pas suspendimit të Autonomisë së Kosovës, Zahir Pajaziti me bashkëveprimtarët e tij filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti të suksesshëm gueril, në Kosovë. Zahir Pajaziti me bashkëluftëtarët e tij veproi ilegalisht gati një dekadë, falë organizimit tejet të vëmendshëm dhe lëvizjeve gati gjithnjë ilegale, duke qenë vazhdimisht i armatosur dhe kurdoherë i gatshëm për të rezistuar në ndonjë situatë të papritur. Figura emblematike e luftëtarit gueril shqip tar, Zahir Pajaziti frymëzoi rininë militante shqiptare në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1952, në fshatin Turuqicë të Besianës. Ishte fëmija i pestë i Qerim Pajazitit dhe Fatime Rudarit- Pajaziti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi