Shkencëtarët zbulojnë kurën kundër dembelizmit
Tue 18 Feb 2014 - 23:39
Studimi i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Aberdeen dhe Akademia Kineze e Shkencave, mundëson disa kura, të cilat reduktojnë faktorin e dembelizmit. Genet e dembelit, luajnë një rol vendimtar në tru, duke i bërë disa njerëz më pak të pirur për të ushtruar lëvizje fizike.
Shkencëtarët kanë zbuluar një mutacion gjenetik që do të thotë, disa njerëz janë më dembelë se të tjerët, dhe ata mund të jenë në gjendje të prodhojnë një kurë për ta luftuar atë. Kjo do të thotë se ata kanë më shumë gjasa për të shtuar në peshë dhe të zhvillojnë problemet shëndetësore.
Studiuesit krahasuan minj normal me ata që kishin mutacionin kyç. Ata zbuluan se geni prodhonte një proteinë, e cila luante një rol të rëndësishëm në sistemin e hormonit të Dopaminës së trurit, e cila rriste prirjen e dikujt për të kryer aktivitet fizik. Minjtë me genet mutant kishin sasi më të vogël në receptorin e Dopaminës, në sipërfaqen e qelizave të trurit të tyre Shkencëtarët zbuluan se në vend të kësaj, receptorët e Dopaminës ishin të mbërthyer brenda qelizës, që do të thotë se procesi sinjalizimit nuk funksiononte siç duhet. Por kur minjtë e prekur, u trajtuan me një medikament që aktivizonte receptorët e Dopaminës, minjtë u bënë më aktivë dhe nisën të humbnin peshë.
Profesori i studimit, Wei Li, nga Instituti i Gjenetikës dhe Biologjisë Zhvillimore në Pekin, tha se rezultatet do të mund të çojnë në një trajtim të mundshëm edhe për njerëzit. “Ne kemi zbuluar se minjtë me këtë mutacion gjenetik ishin dembelët tipik”. Ata u bënë shumë të shëndetshëm dhe gjithashtu patën zhvillime të simptomave të tjera të ngjashme me atë të njerëzve e quajtur ‘Sindromi Metabolik’. Kombinimi i këtyre faktorëve të rrezikut lidhen me sëmundje të diabetit, tensionin e lartë dhe mbipeshën.
Shkencëtarët, studimi i të cilëve u botua në revistën “PLOS Genetics”, vëzhguan 400 pacientë kinezë në mbipeshë me sindromën metabolik, dhe gjetën se dy prej tyre kishin të njëjtin mutacion gjenetik. Shkencëtarët shpresojnë, që në të ardhmen njerëzit me sindromën metabolik, mund të shqyrtohen për të parë nëse ata kanë një mutacion të tillë.
Nëse është kështu, ilaçi i zbuluar, ndoshta mund të ofrohet si një trajtim. Bashkë-autori profesor, John Speakman, i Universitetit të Aberdeen, shtoi se, “edhe pse vetëm një në 200 njerëz mund të vuajnë nga këto mutacione të rralla, ekziston një numër shumë i madh i njerëzve në mbarë botën që të kenë sindromën metabolik. Megjithatë, shenjat e hershme të studimit janë premtuese, dhe tani shkencëtarët mund të jenë në gjendje për të zhvilluar përbërës frenues dhe rezistentë ndaj mutacioneve të dembelizmit. /ATA/

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Shkencëtarët zbulojnë kurën kundër dembelizmit
Tue 18 Feb 2014 - 23:44
Sa mire ska me me dredh zinxhirin.
- NannerlKomplet
- Gjinia :
Mosha : 31
Postime : 105
Anetaresuar : 02/10/2013
Re: Shkencëtarët zbulojnë kurën kundër dembelizmit
Wed 19 Feb 2014 - 0:45
Ende ka shprese per cunat shqiptare... se i mbyti dembelizmi.
- Agopuntura kundër dembelizmit të syrit
- ADN-ja e dinozaurëve mund të na sigurojë kurën e sëmundjeve të sotshme
- Universiteti Oxford : Kemi gjetur kurën që shëron homoseksualët
- Italiani i tumorit në Tiranë, Gazeta e kap duke bërë pazar për kurën me sodë buke
- Fushata kundër myslimanëve, fushatë kundër vetvetes..!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi