Virusi gjigant ‘rizgjohet’ nga akujt pas 30 mijë vjetësh
Tue 4 Mar 2014 - 23:38
Shkrirja e akujve, virus gjigantë, Kutia e Pandorës; duken si terma që do t’i shkonin një romani të fantashkencës, po në fakt bëhet fjalë për një studim të një ekipi shkencëtarësh francezë, të botuar ditën e sotme në revistën ‘Pnas’ që flet “çlirimin” e viruseve prehistorikë të panjohur më parë nga njeriu të cilët mund të përbëjnë një kërcënim real për njerëzimin.
Udhëheqësit e kërkimit, Chantal Abergel dhe Jean-Michel Claverie thonë se shkrirja e akujve për shkak të ngrohje globale ka zgjuar nga gjumi letargjik 30 000-vjeçar një megavirus i cili deri më tani kishte qenë ‘i strehuar’ në akujt e Siberisë.
Virusi është pagëzuar me ermin “Pythovirus” (nga greqishtja e vjetër: amforë) në analogji me amforën që Zotat i dhuruan Pandorës ku mbaheshin të mbyllura të gjitha sëmundjet, të cilën kjo e fundit duke e thyer, derdhi mbi njerëzimin fatkeqësitë e të gjitha llojeve.
“Pythovirus” infekton amebat, megjithatë nuk përjashtohet që nën ‘permafrost’ (mburoja e tij) e cila e ka mbajtur të gjallë për mijëra vite, mund të fshihen mikroorganizma patogjenë që mund të çlirohen me shkrirjen e vazhdueshme të akujve.
Sipas studiuesve franceze, shkrirja e akujve për shkak të ngrohjes globale mund të hapin ‘Kutinë e Pandorës’ dhe si në mitin e lashtë të antikitetit, mund ta vënë njerëzimin përballë sëmundjeve të panjohura deri më sot.
4 mars 2014 (gazeta-Shqip.com)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi